top of page

USHQIM “BIO” PËR MENDJEN


VEPRA E ISUF LUZAJ ËSHTË USHQIM “BIO” PËR MENDJEN DHE SHPIRTIN E SHQIPTARËVE...

ZYBA HYSEN HYSA

Ashtu siç mbahet peng çmimi “Nobel” që nga viti 1974 nga i ashtu quajturi “nobesilt” i Letërsisë së Realizmit Socialist, ashtu mbahet peng edhe Letersia Origjinale Shqiptare, po nga ata “nobelistë” që u ngritën me ndihmën e pakufishme të Partisë e për fat të keq, vazhdojnë të mbështeten, financohen dhe propagandohen edhe sot e kësaj dite nga “Bijat e Partisë Mëmë” për t’i marrë frymën Letërsisë Origjinale Shqipe, ku përfshihen të gjithë ata autorë që kanë shkruar para 1944, ata pak autorë që nuk e shitën shpirtin, por shkruanin në heshtje gjatë diktaturës komuniste dhe ata që shkruan dhe vazhdojnë të shkruajnë, pas 1990.

Letërsia është shndërrimi me fjalë i klimthave të dhimbjes së shpirtit të popullit, është shndërrimi me fjalë i dëshirave të mohuara nga shekujt, pra letërsia është shpirti i popullit hedhur në letër! Kështu, ajo përfaqësohet nga krijuesit që ngjasojnë me krijuesin (Zotin), jo nga shkruesit - rrogëtarë që i shërbejnë oborreve duke u paguar me shuma marramendëse për të shkëlqyer duke mohuar, duke burgosur përfaqësuesit e popullit, ashtu siç po të presësh lisat në pyll, shkurret do të duken të larta e së fundmi, duke i shpërfillur poshtërsisht, me premtime pa fund, apo duke i botuar në “Pjesë të zgjedhura” të cilat e prezantojnë krijuesin e vërtetë si “Folklorik”, apo në veprat madhore të tyre, u bëhet cungimi i ideve, saqë shpesh i fusin në një “thes” me ata që i shërbyen diktaturës më të egër në botë që u istalua në Shqipërinë tonë martire.


Krijuesit shqiptarë e pse emri u përmendet aty - këtu, përfaqësohen me copëza simbolike të shkrimeve, që krijimtaria e tyre të mos e prezantojë veten, por të paktën, nuk po sekuestrohen dhe zhduken dorëshkrimet si në diktaturën komuniste, sikur ishim në mesjetën e herëshme, me urdhër të Vatikanit nga Papa Gerguri IX nga i cili për gjatë viteve 1239 - 1242, në Paris u dogjën 24 qerre me libra të hebrenjve (hebrenjtë degëzim i racës sonë, të cilët më parë flisnin shqip), por kjo gjë është bërë ngado që jetonte raca pellazgo - Ilire - shqiptare. Për fatin e keq edhe sot e kësaj dite, librat e krijuesve shqiptarë u nënshtrohen darëve të censurimit si në mesjetën nga “Urdhëri Kishtar” i vitit 1408 - 1409, dalë nga Koncilli i Oksfordit në Londër, ku thuhej: “Asnjë tekst i shkruar të mos lexohet në shkolla, ose kudo tjetër, nëpër provinca, po qe se nuk është censuruar nga njerëzit tanë kopetentë”

Në bazë të studimeve, në kuadër të romanit historik “Gjergj Kastrioti, Skënderbeu” kam dalë në përfundim, se Librat e Shenjtë dhe Zbulimet e Ndryshme Shkencore në dobi të njerëzimit, janë produkt i racës Pellazgo - Ilire - Shqiptare e pse shpesh çfaqen me kombësi gjermane, greke, italiane, franceze, angleze, amerikane… sepse vetëm në këtë mënyrë, mund t’i shpëtonin heretizmit shekullor të Vatikanit, i cili i ka kthetrat në gjithë botën, se deri në shekullin e kaluar, s’guxonin të përmendnin kombësinë e tyre të vërtetë, por ky shekull po sjell një erë të re dhe disa prej tyre e kanë deklaruar botërisht të qënit shqiptar...


U zgjata pak, për të kuptuar më lehtë problemin që do të trajtoj në këtë shkrim, duke vënë si parantezë, se nuk e bëj për të ngritur veten, as për të përfituar atë që më morën padrejtësisht, qëllimi i vetëm dhe vetëm i vetëm është të ngre zërin deri në kupë të qiellit, ta dëgjojë dhe Zoti, sesa për ta dëgjuar tokësorët, kam 10 vjet të thërras, por ende vepra e Prof. Dr. Isuf Luzaj, nuk po gjenë portën e duhur për të dalë në dritë e virgjër, ashtu siç e ka shkruar ai me dorën e tij.

Por do të thotë dikush: Ç’punë ka kjo me këtë vepër, kur ka tjerë që mund të merren, apo po merren me të?

Për sqarim: Në vitin 2011 më bie në dorë libri i Isuf Luzaj “Filozofia e Bukurisë” dhe kur fillova të lexoj, disa herë e mbylla për të saktësuar emrin e autorit, të cilin nuk e kisha dëgjuar kurrë, por më vonë mora vesh, se ishte shqiptar dhe i dënuar nga Enver Hoxha me vdekje për të mos u kthyer kurrë në atdhe! Në korrik të po të këtij viti, klubi i shkrimtarëve “Petro Marko”, me porosi të ish ministrit të kulturës, z. Bujar Leskaj, organizoi një takim për të vlerësuar filozofin e madh Isuf Luzaj… E pse e paftuar, gjeta mundësinë dhe mora pjesë, ku përmes referateve fitova pak njohuri për jetën dhe veprën e tij, aktivitet, në të cilin, mori pjesë dhe foli ish ministrja në detyrë në atë kohë, znj.Suzana Turku dhe në përfundim të aktivitetit i kërkova takim, i dhurova një libër me poezi dhe i mora emailin për të komunikuar më tej për veprën e Isufit, gjë që e pranoi me kënaqësi.

Për të mos u zgjatur, se fakte dhe dokumenta kam plot, i kam të ruajtura të gjitha korespondencat me znj. Suzana, derisa ajo e dërgoi problemin tek Drejtori i Drejtorisë së Librit, pranë Ministrisë së Kulturës, z. Ermir Nika, i cili më ftoi në takim dhe ramë dakord të bëhej një projekt për ta paraqitur në Ministri, por duke mos ditur proceduarat, kërkohej një prokurë ligjore nga ata që dispononin dorëshkrimet e Isufit, ndaj për këtë kontaktova me të bijën, Elisabetën dhe me të birin e Isufit, Dalanin, por nga kjo korespondencë doli, se me veprën po merrej Mimoza Hysa, ndaj e pashë të arësyeshme të tërhiqem, duke i porositur që projekti të bëhet sa më parë.

Duke menduar, se projekti ishte bërë dhe diçka do të bëhej patjetër, përderisa çdo gjë u ra dakord, por siç mora vesh më vonë, asgjë s’kishin bërë, si duket më shumë ishte e rëndësishme të spostohesha unë “Diletantia” sesa të botohej vepra, ndaj fillova me mënyrën time të gërmoj pafundësisht për jetën dhe veprën e këtij gjigandi të letërsisë dhe filozofisë shqiptare dhe pakuptuar kisha shkruar një libër voluminoz “Isuf Luzaj, një Shtizë Diell mbi Atdhenë” të cilin e botova në vitin 2015 në shtëpinë botuese “ADA”, me redaktor, profesorin e letërsisë në Amerikë, Gjekë Marinaj, i cili u prit jashtëzakonisht mirë nga lexuesi, pra ky libër u bë një dritare nga mund të shihje diçka nga jeta dhe vepra e Prof. Dr. Isuf Luzaj.

Për ta bërë sa më publike egzistencën e një vepre madhore të profesor Luzajt, gjeta mundësinë të dërgoj nga një libër presidentit, personalitete tjera të rëndësishëm dhe me dorën time, i dhurova kryeministrit, z.Edi Rama, ku i kërkova të bëhej diçka për botimin e veprës së tij, por ai u mjaftua duke më hedhur dorën në qafë e duke bërë veç një foto me mua e asgjë tjetër.

Nga bisedat me vajzën e Isufit i shprehja përherë shqetësim për botimin e veprës dhe ndodhi mrekullia: ajo më mundësoi të marr dorëshkrimet e Isufit, të cilat i kishte z. Xhevat Beqaraj, i cili kishte bashkëpunuar me shtëpinë botuese “OMBRA GVG”, por për arësye shëndetësore, s’punonte dot më dhe me etjen e një njeriu në shkretirën e kohës, fillova të lexoj, aty - këtu edhe me lupë e për kënaqësinë time, i hodha në kompjuter mbi 35 vepra.

Të lexosh librat e Isufit, do të thotë, të rritesh me pëllëmbë, ato ishin ushqim “bio” për mendjen dhe shpirtin, ndaj, as vetë se di, sesi munda t’i hedh në kompjuter në kohë rekord, se z.Xhevat Beqaraj, kur i mora dorëshkrimet më tha: “Ke punë për 20 vjet!”

Kur i mbarova, i rilexova dhe i bëta gati për botim, ndaj përsëri kontaktova me Elisabetën dhe kur erdhi në Tiranë, botuam tragjedinë “Princesha Rugina” me shpenzimet e saj dhe më pas vëllimin poetik “Vallja e Luleve” me parate nga shitja elibrit te parë, por mundësia ekonomike për fëmijët e Isufit, të cilët ishin pensionistë në Amerikë, nuk mund të përballonin botimin e gjithë veprës, ndaj mendova të komunikoj me shtëpi botuese në Tiranë dhe Prishtinë, por duhej të kisha prokurë ligjore, ndaj bisedova përsëri me Elisabetën dhe Dalanin, ku edhe mora vesh që asnjë nuk e kishte prokurën për të botuar veprën e Isufit, vendosën të ma jepnin mua për të trokitur ligjërisht në shtëpi botuese, apo institucione.

Duke menduar, se Isuf Luzaj ka qenë dënuar si antikomunist, vendosa të shkoj të bisedoj me Drejtorin e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe të Pasojave të komunizmit, z. Agron Tufa. Ajo që më jepte shpresë tek ky intitucion, ishte pikërisht drejtori, sepse Agroni ishte vetë krijues dhe di të vlerësojë veprën e Isufit, se më ka ndodhur që shprehen: “Folklorist ka qenë!” se të tillë njerës, as folklorin s’e kuptonin, jo më filozofinë e Isufit.

Biseda me Agron Tufën zgjati pak, por ramë dakord që vepra të shkruhej ashtu siç e ka shkruar Isufi, pra ku përfshihen të dy dialektet e gjuhës shqipe, të mos hiqej asnjë fjalë, asnjë pikë, asnjë presje, pa censurim! Dhe vërtet kishte të drejtë Agroni, kur tha: “Më në fund Isuf Luzaj hynë në Shqipëri nga dera ballore e jo nga dera e fshehtë…”

Për të bashkëpunuar seriozisht për këtë vepër, e ligjëroi edhe përmes një vërtetimi, më datën 24.10.2017 shkruan: “Me anë të kësaj shkrese dëshmojmë, se z. Zyba Hysa është ngarkuar me rolin e bashkëpunëtorit shkencor e këshillues në Institutin e Studimeve dhe të pasijave të Krimeve të Komunizmit (ISKK). Ky Institut e vlerëson shumë kontributin e zonjës Zyba Hysa, për përgatitjen, analizën, studimin dhe paisjen me shënime dhe komente të veprës kapitale në dorëshkrim të filozofit, të poetit dhe shkrimtarit Isuf Luzaj” dokument, të cilin e ruaj në shtëpi...

Gjatë bisedës i kujtova që në emër të Institurit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, të dërgoni Presidentit të Republikës për ta shpallur “Nder i kombit”, se më kanë thënë që kërkesën e dërgojnë institucionet dhe jo individë. Ai më këshilloi të bëj një kërkesë, ku të shkruhet shkurtimisht, mbi jetën dhe veprën e tij dhe këtë kërkesë, ta dërgoja edhe Simon Mirakajt dhe një këtij Instituti dhe kështu u bë! Falë këtyre 2 zotërinjve, sot Isuf Luzaj, krahas dekoratave të shtetit amerikan, mbanë dhe të shtetit të tij “Nder i Kombit”!

Gjatë kohës që nuk kisha marrë përgjigjen për bashkëpunim me z. Agron Tufa, si në shumë institucione tjera që kisha trokitur, kisha bërë edhe një bisedë me z. Uran Butka, drejtor i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndaj”, këtu në Tiranë, por biseda mbeti pakryer, sepse fillova punën me z. Agron Tufa, pa e ditur se këta dy institute kishin të njëjtin bord drejtues.


Kur kisha bërë kontratën ligjore me (ISKK), më dërgon z. Uran një anëtarë të bordit të më takojë e të më ftojë në institut për të biseduar në lidhje me veprën, por unë i thashë që po punoj me z. Agron, atëherë bisedimet u ndërprenë dhe unë vazhdova punën e në 2017 nxorën 6 vëllimet e korpusit filozofik “Kujdeset e Bletës”, të cilat i përmblodhën në 2 vëllime, me një korrektesë të jashtëzakonëshme, aqsa mendova se në Shqipërinë tonë, më në fund ka fituar fjala e lirë. Këto 2 vëllime u shpërndanë nëpër të gjithë Shqipërinë nëpër biblioteka, apo dhe universitete (Siç më tha z. Agron), por di këtë, që nga 40 libra që më takonin, më dha 100 copë, të cilat ia dorëzova bijës së Isufit, Elisabeta Kuçi (Luzaj), prej të cilave, siç mora vesh, disa kopje shkuan edhe në Universitetin e Prishtinës.

Mendoj, se kjo ishte hapi i parë i suksesit dhe nxituan të botojmë edhe 6 vëllimet tjera, po në dy libra, por atëherë ndodhi çudia, që siç është shprehur djali i Isufit, Dalani: “Krijimtaria e Isufit është si qerrja, sa fillon të ecë, xhiron në baltë”, filluan sulmet ndaj meje dhe z. Agon, sikur ne po abuzonim me veprën e pse çdo gjë ishte bërë sipas rregullave ligjorë, mbase këto sulme i bënin ata që e kishin botuar pa asnjë kontratë dhe asnjë prokurë ligjore dhe kishin frikë se u dilnin “lakrat në shesh”, se para se të lidhem me këtë Institut, telefonova Shtëpisë Botuese OMBRA GVG dhe u propozova sinqerisht bashkëpunim, por në mënyrë kategorike më refuzoi, edhe kur i thashë se kam prokurë ligjore, nuk pranoi kurrësesi, kjo më futi në mendime… por qëllimi im s’ishte të merresha me të shkuarën, por të bënim diçka këtej e tutje.


Qofsha e gabuar, por veprimi i menjëhershëm i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndaj” filloi tentativën për të më ftuar në bisedime dhe fjala e parë që më tha z. Uran Butka: “Pse fillove me Agronin?” por unë i thashë që kur bisedova me ju, e kisha nënshkruar kontratën, kështu do të vazhdoj të botoj veprat tjera, biles kam dërguar edhe 6 vëllime tjera, por s’po kuptoj pse s’më ka thirrur të bëjmë kontratën.

- E di, i kam në kompjuter, - më tha.

- Si ka mundësi”- i thashë.

Atëherë mora vesh, se të dy institutet kishin të njëjtin bord, ku anëtar i bordit ishte edhe nipi i Isufit, Benard Caushaj. Pas kësaj bisede, e pse i shkruajta disa herë z. Agron, kuptohej që po e zvarriste dhe sigurisht u shqetësova, por asnjë përgjigje të saktë nuk mora, por një telefonatë nga z.Fatmir Lamçe, anëtar i bordit, i cili më fton të shkoj ndonjë ditë në institut dhe të nesërmen shkova, ku gjej aty edhe z. Benard Caushaj dhe për të mos e zgjatur, më thane: “Vazhdo me Agronin veprat me radhë, siç e keni nisur, por krahas kësaj, ti do jesh dhe projektuesja e veprave të zgjedhura të veprës së Isuf Luzaj pranë këtij Instituti dhe për të më bindur se gjithçka ishte e vërtetë, më japin edhe një vërtetim me firmë e vulë, më datën 26.09.2019, ku thuhej: “Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndaj” autorizon z. Zyba Hysa, e datëlindjes 26.06.1955, me numur pasaporte BJ2675185, për humumtimin dhe pregatitjen e projektit të plotë të veprës së Isuf Luzajt, pjesa më e madhe e së cilës ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” Kjo, e firmosur nga z. Uran dhe vulosur me vulën e Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndaj”

Dua të bëj me dije, që para nënshkrimin të këtij vërtetimi, patëm një debat të fortë për mënyrën e botimit të veprës së Isufit, ku në kontratë të vendosej e drejta e autorit, veprës të mos i censurohej asnjë fjalë, asnjë presje dhe të mos kthehet në gjuhën standarte, se stili i autorit nuk e lejon këtë gjë, se do të venitej dhe në vepra të veçanta, siç ishte psh “Viganët e Luftës së Vlorës”, me vargun 8 rrokësh, të cilën e kishte nisur dikush ta ndryshonte dhe s’kishte mundur. Po, ç’ndodhi më tej: Propaganda dhe shpifjet ndaj meje tek të afërmit e Isufit kishin bërë punën e tyre dhe mua më shpallën “TRADHËTARE E ISUFIT” dhe Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, përmes një dokumenti të firmosur nga fëmijët e Isufit, i hiqej e drejta e botimit, po kështu edhe mua në dhanë ultimatum, “Të djeg prokurën ligjore”, sikur të ishte një paçavure, jo e lëshuar nga shteti Amerikan.


Duke u gjendur në situatë të tillë automatikisht hoqa dorë nga botimi i veprës, por prokurën, as e grisa, as e dogja, e kam një dhuratë nga shpirti i Isufit, se vetëm ai e di pastërtinë dhe përkushtimin e tim të pandërprerë, ku portreti i pikturuar nga një ish nxënësja ime rri e më vështron nga tavolina e punës, çdo ditë, çdo orë, çdo sekond e në çdo kohë unë betohem, se: “Do jem “Guardiania” e veprës së tij”.

Edhe pasi u hoq kjo e drejtë, unë në një farë mënyre, jam “Guardiania” e veprës së këtij gjigandi, se në një letër shkruar me dorën e tij Isufi drejtuar Znj. Enerieta Sina, ku ndër të tjera shkruante: “Kam vetëm një shqetësim, për me qenë si dorëshkrimet e mi, kanë që afër pesë vite në duart e disa shqiptarëvet të ndershëm në Shqipëri, mos ndokush i boton në emrin e tija. Nuk kam ASKËND guardian, as besoj që të jetë e mundur të indentifikohet autori i vërtetë nga ai FALLSI…” E ky shqetësim, u bë edhe shqetësimi im, ndaj çdo gjë që publikohet për Isufin, unë e ndjek dhe e publikoj te faqja e Isuf Luzaj në facebook, e cila është faqja e dytë që kam hapur, se e para “Isufluzaj filozofo” u bllokua “hakërat”.

S’ka shumë që Enver Memisha kishte botuar një libër për Hazis Sharrën dhe poemën e Isufit, shkruar për Hazizin,të cilën Elisabeta ma kishte dërguar mua, për t’ia dhënë Shpëtim Sharrës, i kishin ndërruar titullin dhe autori i kishin vënë Kudret Kokoshin, kjo gjë kishte ndodhur pasi “ekspertja e gjithanëshme” e Vlorës L.P. e kishte konfirmuar si të vërtetë. Këtë gjë e bëra publike dhe menjëherë reagoi vajza e Isufit me një shkrim publik, por mendoj se kjo është pak, ata duhet të përballën me drejtësinë dhe ajo që më bën të mendoj, se spostimi im ka qenë i qëllimshëm, se po ky autor, gjen dorëshkrime të Isufit dhe boton libër dhe e shet për llogari të tij, pa pasur të drejtën e botimit siç e kisha unë dhe e familja Luzaj hesht???


Unë e di mirë strategjinë komuniste, se u rrita nën atë trysni; të afrojnë, të lavdërojnë, të venë grada, më pas të shkatërrojnë përmes shpifjeve “nga dashamirët” dhe të shpërfillin poshtërsisht, por duke pasur respekt dhe besim për figurat patriotike të luftës, siç ishte edhe babai i z. Uran Butka, Safet Butka, për të cilin Isufi ka shkruar gjatë, por që unë nuk arrita ta lexoj këtë vepër, me thënë të drejtën nuk e besoja se do të praktikonte me mua strategji komuniste, por e vërteta është kokëfortë, falë tij, sot vepra e Isuf Luzaj gjendet e kyçur në këtë institute e pse, pasi më spostuan mua, bënë njërën të marrin dorëshkrimet që unë kisha përgatitur, në shkëmbim të një shpërblimi “thjesh kopjuese” e pse me këto vepra ishte punuar edhe pas kopjimit, me arësyen “Ti tani s’ke për çfarë t’i duash, nëse dëshiron që vepra të botohet shpejt, dorëzoi dorëshkrimet dhe vërtet, me dëshirën e mirë dhe besimin e zbehtë që kisha tek z. Uran, i dorëzova në shkëmbim të shpërblimit, siç e theksova më lart, por ka gati 2 vjet pas kësaj që sapo thashë, s’ka dalë asnjë vepër e Isufit nga ky institut. Përherë kam pyetur z. Fatmir Lamçe, ai vetëm thotë “Ende jo, po merremi me Mit’hatin”, atëherë, në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës 1920, bëj thirrje publike këtij instituti përmes faqes facebook “Isuf Luzaj”, në datën 27 qershor 2020, por edhe duke e derguar z. Fatmir Lamce, si ndërmjetësi mes meje dhe Institutit, por asgjë. Nga gjithë kjo që thashë më lart e nga aqsa kam biseduar me këtë institut, dal në përfundim se: Vepra e Isufit po trajtohet “Si letrat me vlerë” që shpërndau qeveria shqiptare, por që kurrë s’patën vlerë, pra i jepet rëndësi me leksione dhe premtime e kur vjen puna që ajo të dalë e plotë para lexuasit shqiptar, se vetë Isufi e ka lënë amanet: “Për rininë shqiptare të shekullit XXI”, ose botohet e s’di ku përfundon, ose pritet të censurohet për ta sjellë para lexuesit sipas shijeve të politikës, se gjatë kohës që shkoja për të dorëzuar dorëshkrimet, kur i pyeta vajzat që punonin për kopjimin e veprës, më thanë: “Kemi porosi, që gjatë shkrimit, t’i bëjmë me të kuqe pjesët që kanë të bëjnë me politikën dhe kur i pyeta, se i keni mbaruar së shkruari, më thanë, “Se vetëm një vepër që fliste për Sali Butkën, babain e drejtorit, të cilën nuk na e la neve, e ka ai e do ta përgatisë vetë… tjerat i mbaruam”.


Siç shikohet, në Shqipërinë tonë ende zbatohet: “Urdhëri Kishtar” i vitit 1408 - 1409, dalë nga Koncilli i Oksfordit në Londër, se vërtet, në vitin 1999, në SHBA, është botuar libri biografik "Sinfoni Enigmash përtej Mureve të Harresës”, me autor Arjan Zoto, që kur e ballafaqova këtë libër me dorëshkrimin e Arianit, redaktorja znj. Enerieta Sina, kishe përdorur mjaft mirë gërshërën e “Urdhërit Kishtar”, duke hequr faqet 15 – 16 të dorëshkrimit, ku shkruhej ditëlindja dhe largimi nga Atdheu, duke lënë fragmente përgjysmë nga fjalët e Isufit, si në faqen 12, 14, apo në faqen 18 fshihen emrat e nxënësve të Tregtases së Vlorës që arrestohen bashkë me Isufin, e më e rëndësishmja, cungohet faragmenti për Marrëveshjen e Mukjes, në faqen 51 si: “Kuvendi i Mukjes, kjo përpjekje e të gjithë palëve për bashkim dhe një tradhëti e imponuar nga ata që gatuan Partinë Komuniste, si e vetmja forcë rrënimi.” Mbase edhe veprat e botuara gjer më sot i janë nënshtruar këtij censurimi, ndaj edhe Instituti, s’mund të dalë nga praktika të tilla, por nëse një vepre i hiqet një fjalë, një grup emëror, apo foljor, një fjali, apo fragment, një pikë, apo një presje, ajo venitet dhe s’ka shkëlqimin e origjinalitetit të saj...

U BEJ THIRRJE: MOS VINI DORE NE VEPREN E ISUFIT, SE DO TË KENI MË PAS, DENIMIN E ZOTIT!

33 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page