UNE DHE COVID -19(*)
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 20, 2021
- 6 min read

I. MIRË SE JU GJETA MIQ TË VIRTYTSHËM!
Më keni munguar mbi një muaj miq, për mua shumë të sikletshëm. Nuk e di, por keto portalet, na hapin dritare të vyera dijesh, ndër të cilat rol te madh mes nesh ka sjellë "Fjala e lirë" e profesor Fatmir Terziut dhe disa portale të tjeraja, kryesisht jashte vendit. Vetvetiu, në kërkim të më se mirës, me ideologji dhe ide të pastra, të cilat i shprehim siç i ndjejmë, jemi afruar me njëri-tjetrin, është bërë i mundur edhe komunikimi mes disa intelektualesh, të cilët kanë gjetur "strehë" të sigurtë për të dhënë mendimet e tyre të lira, të pavarura, por në respekt të normave etike, morale, shoqërore, me nivel të mirë kulturor dhe dije.
Interesant!. Nuk ndalet rrëkeja e ujit të pastër, që dalë nga dalë shumohet, merr trajta të ndryshme dhe furishëm derdhet në det!.
Nga data 17 janar 2021 u gjindaëa i shtruar në spitalin e Komunës së Seriates në Bergamo, mbasi u infektova me COVD -19. Një sëmundje e vlshtire, e rezikshme dhe vdekje prurëse. Asgjë nuk shijoja, shëndeti humbi fuqinë, dhimbje të forta koke, kollë, frymemarrje që të shkulte gjoksin. Gjithëçka mu neverit, humba konceptin e kohës. Humbi gjykimi, orientimi, një kaos i vertete, i pa ndërgjegjshëm. Në atë gjendje më dërguan në Pronto soccorso (dhoma e emergjencave), e cila vërtetoi COVID-19. Na shtruan në spital, bashkë me gruan.
II.- VLERË KUSHTIMI
Tash dihet COVIDI vrasës. I padukshëm, i fshehur, i sulet mushkërive dhe pjesëve jetësore, deri sa të merr jetën, nëse neglizhohet sado pak. Dy netët e para të shtrimit në spital pata raste halucinacionesh. Gjatë përdorimitë medikamenteve për shërim, njëri prej tyre jepte djegje dhe lotim të syve shumë të fortë, të padurueshëm. Veçoria qëndron në pamundësinë që njeriu më i afërt, i detyruar të qëndrojë larg. Mungon dora e ngrohtë (dikur e nënës, babait, motrës, vllait).
Te nderuar miq!
Aspak emocionalisht, por më besoni, që në çastin e parë dhe ditë e netë me radhë, e kam ndjerë dorën e ngrohtë, shëruese të stafit mjekësor dhe pa perjashtim të personelit të shërbimit. Të gjithë së bashku, por secili në punen e tij, ishin të përkushtuar, të pa lodhur, shumë tè kujdeshëm, me profesionalizëm, me etikë shembullore, me veprime të koordinuara dhe hap pas hap, transmetuan tek ne pacientët, besimin, na dhanë kurajon dhe shpresën, qe ishte dhe kushti i vetëm që klrkonin nga ne, pacientët.
Personalisht ndjeva "dorën e ngrohtë të nënës dikur", por kjo dorë nuk ishte një dorë, ishin duart e të gjithë stafit t pavionit COVID-19, që përsëri aspak emocionalisht, i adhuroj si duart e "Nënave të shenjta', të "Nënë Terezës", të cilat nate e ditë kontribuojnë për shëndetin e njeriut.
Ku qendron rëndësia?
Rëndësia qëndron tek e verteta e thjeshtë: Të sigurohet për tu përmbushur plotësisht cikli natyror biologjik i cdo njeriu që lind. Askush të mos guxojë ta ndërpresë. Gjatë gjithë kohës në spital, u vërtetua se gjithçka ishte e parashikuar, e renditur dhe rigorozisht e zbatuar. Nuk mundet të mos e them, por këtu ishte përsosmëria e humanizmit njerëzor. Nuk jam unë për tu thurur lavde ketëtij personeli mjekësor, sepse lavdet janë pjesë e etikës, e ndërgjegjes profesionale dhe morale e tyre. Lavdet janë meritëh e veprimeve të tyre me koshiencën më të lartë.
Une vetëm i falenderoj sinqerisht, me përulje, me përzëmërsi për karakterin, profesionalizmin dhe personalitetin e tyre të lartë. Konstatova se tek i gjithë personeli, puna është në nderërgjegjen e secilit. Me datë 03 shkurt, mua dhe gruan na transferuan në Hospitalin e Komuneëës Lovere - Bergamo për rehabilitim "Riab. Geriatrica". Edhe këtu u vërtetua një organizim sistemi shëndetësor unik, i ndertuar në nivelin më të lartë të mundshëm. Gjithçka në qënien time ishte jashtë realitetit, një ambjent ndryshe, krejt pa vlera sipas konceptimin tonë njerëzor.
III. PËR VENDIN TIM!
Nëse do beja një krahasim, me ndodhitë në vendin tim, lidhur me COVID-19, nga deëëgjesat në media, vllezër dhe miq të virtytshëm, nuk e marr dot përsiper, sepse kur arrihet të mos respektohet jeta e njeriut, në atë shoqëri kërkohet vendosja e vijës së kuqe dhe ndeshkimi ndaj krimit të jetë i ashpër, brutal dhe i menjëhershëm.
Ndjeja dhimbje në kraheror, neëë zemër dhe shpirt. Asnjëherë populli ynë nuk është përfolur, as i paragjykuar prej parametrave negative ndaj jetes.
Si ndodhi? Po. Realisht ndodhi! E polli klasa politike, e orienruar dhe e drejtuar edhe nga ndërhyrjet e mbeturinave intelektuale të popujve fqinj dhe jo vetëm.
Zgjidhja? Ndëshkimi i të pa aftëve, ziliqarëve, të babëziturve, të të korruptuarve.
Busulla orientuese: "Rikthim i detyruar në Kanunet e fiseve mbarë popullore të Mesjetës", të cilat nën drejtimin e urtësisë (Këshillit të të Urtëve) dhe mençurisë të reflektohen përshtatjet kohore, dhe të përgaditet projekt KUSHTETUTA, e cila merr firmën e zgjedhësve shqipatrë me anë të Referendumit. Kuhdes! Kur them urtësia dhe dituria, politika aktuale duhet të mbetet jashtë përfshirjes. E kush nuk e di qeëë, nëse nuk ndëshkohet e KEQJA dhe KRIMI, ato mposhtin njerëzimin??
IV. SE FUNDI
Të detyruar nga situatat jo normale, e ndjej dhenien e mendimit si një këshille orientuese. Ja që kudo të ndodhemi dhe kurdo, e ndjejmë të domososhme të ndihmojmeëë në korigjimin e sjelljes jo efektive të klasës politike tridhjetvjeçare.
1.Nëse një intelektual "me emër të mirë", mendon të kalojë në politikë, bën mirë, por me kusht:
a) Ne(ëse futet intelektuali me "emër të mirë" në politikë, me idenë që politikën ta kthejë në profesion, është një shërbim i lartë atdhetar.
b) Nëse futet intelektuali "me emër të mirë" në politikë, me idenë që profesionin ta kthejë në politikë, është goditje e reëëndë n trurin dhe zemreëën e kombit.
2. Nësee klasa politike do vazhdojë te drejtojë me militante partish, siç po veprohet për tre dekada, tregon drejtim tepër të gabuar, i cili jo vetëm është i qellimshëm, por i programuar për të penguar zhvillimin, prosperitetin e vendit dje shoqërisë si dhe për vazhdimësinë e përfitimeve të paligjshme të klaneve të caktuara, ashtu si "thithlopat" e pa ngopura.
a)Nëse kjo ka ndodhur apo ndodh npn diktatet e jashtme, ka ardhur koha qënkush do që kryen tradhëti, të ndëshkohet shpejt, saktënë dhe rëndë, kjo për tu bëreë kthesa e duhur, të mbyllen plagët e shumëllojshme të shkaktuara nga klasa politike e korruptuar dhe që çdo diteëë pjell imoralitet, pa përgjegjshmërii dhe babëzi prej tre dekadash ogurzeza.
b) Kkujdes i veçantë duhet treguar edhe në aktivizimin politik apo drejtues të atyre bisnesmeneve, të cilët kapitalet e akumulimeve fillestar, οse i kanë siguruar në rrugeë nformale, ose në mënyra të ndryshme korruptive. Në raste të tilla nuk duhet të vazhdohet të pëfitohet, por duhen ndëshkuar ashplr! Dihet "themelet" e të gjitha këtyre kategorive vepruese, vetëm dmtojnë në zhvillim e prosperitet në çdo drejtim. Është koha tl sigurohet "emëri i mirë" në të gjitha aktivitetet, veprimtaritë ekonomiko-sociale dhe kuturore. Të gjithë i dimë dëmet e thella të tranzicionit
c) Vettingu, në një kohë të mundshme, do rriste vlerat e kapitalit dhe të investimeve, nëse do të shtrihej në të gjitha llojet e bisneseve, ku të veëërtetohen burimet financiare apo materiale të krijimit të akumulimit fillestar. Një mekanizëm i tillë, nës e do të veprojë, do të forconte zhvillimin ekonomik, social dhe do të shtonte besimin mbarëpopullor ndaj investuesave të të gjitha fushave.
3. Nëse strukturat shtetërore ndjehen të pafuqishme për këtë ndryshim, i takon mediave të ndryshme, por me taban kombetar, profesionalizem dhe me rigorozitet. Dhe këto nuk mungojnë, ato realisht e kanë orientimin e drejtë dhe po veprojnë, siç janë disa nga portalet, kryesisht jasht vendit. "Fjala e lirë", "Zemra shqiptare", "Dielli", "Rrënjët", "Vatra", apo "Nacional", "Bulevard Durres", "Bota Sot", Revista "Drini", etj.
V. SHËNDET DHE RESPEKTE
Të nderuar vllezër, COVID-19, një vitus që më nxorri në një ambjent krejt ndryshe, jashtë realitetit, ku gjithçka më dukej pa vlera jete, i humbur si në të vërtetën dhe jo të vërtetën, i përhumbur, per dy ditë e dy netët e para të shtrimit në spital, mbeta jashtë konceptit kohë dhe jeteë.
Nuk paramendoj, por me kujdes do të vrojtoj nëse COVID-19 "ikën me ose pa pasoja". Aktualisht ndjehem mirë.
Familjarëve të mi, të afërmëve, miqëve dhe shokëve të nderuar!: Kujdes shëndetin. Një shprehje urimi e trashëguar (me përdorim nga ndonjëherë "rutinë:", ëdhtë tejet e goditur, e gjetur pëe vlerën e madhe që ka në përmbajtje për shëndetin mendor dhe fizik tek çdo njeri.
Respekte. Shëndet uroj për teëë gjithë ju, miqt e mi, të cilët përpiqemi të rikuperohen ato sjellje sociale, të huaja për karakterin dhe personalitetin e "Dardano - Arberoro - Epirotëve".
Me datën 19/02/2021 (34 dite) dola nga spitali i Komuneëës Lovere (BG), bashë me gruan dhe ndjehemi mire!
Ju faleminderit. Fahri Dahri.
(*): Do dëshiroja që kjo trajtesë të lexohej edhe në anglisht, por në kushtet e mia, nuk mu dha mundësia për të mësuar gjuhë të huaj.
Itali: (Bergamo) - Komunat: Seriate - Lovere: 20/02/2021.
Comentários