UDHËTIM NËPËR “KULLAT” POETIKE TË POETIT ALI PODRIMJA


UDHËTIM NËPËR “KULLAT” POETIKE TË POETIT

ALI PODRIMJA

KUMTESË STUFIMORE

gjata.arqile2@gmail.com

[1]

Abstrakti:

Ti mos hesht o Miku ynë!...

Poeti Ali Podrimja ishte një Intelektual jo i zakonshëm për kohën kur ai jetoj dhe shkroi! Podrimja me krijimtarinë dhe dijet e tija, veçmas atë të kulturës dhe letërsisë krijoj dituri të rëndësishme politike për kohën.

Valenca e tij krijuese ishte një zhvillim për kulturologjinë shoqërore, në ato vite kur autori shkroi me shumë kurajo vëllimin poetik [2]

“Zëri poetik e Ali Podrimjes ka qenë një bubullimë e vërtetë në poezinë shqipe bashkëkohore, si me lëndën sublime dhe tragjiko-heroike që mbart ashtu dhe me ushtimën e madhe që sjell nga zgafellat më të thella të vetëdijes kombëtare.Dhe si një bubullimë që lajmëron motin e mirë në mes të acarit, zëri i tij jo vetëm e ka parathënë, por dhe e ka përgatitur ditën e etnisë, ditën e madhe të kombit shqiptarë.”[3],

Sapo lexonë vëllimin poetik “ LITARI I ANKTHIT”[4] ndjenë, dëgjonë zërin, të folurën e tij tingëlluese! Autori tregon shpirtin e tij në ditë të zakonshme dhe të vështira ku poeti përballet stoikisht me realitetin e atdheut të tij të atyre viteve.

A.Podrimja duke kaluar nëpër situata maramendëse politike dhe po aq jetësore, të emocionon me mendimet e tija në tër strukturën e vëllimit poetik.

Në poezinë e poetit A.Podrimja bje në sy, dallohet fenomeni shtresor i kuptimeve poetike.

Ai trupëzon figura të shumta, të cilat shfaqen me bukurinë e tyre magjike si jetë mendore e kulturore me qëllime të arritura në tërsinë e strukturës të vëllimit poetik që po trajtoj!

Fjalë kyçe:-Poezia, figurat letrare, ndjeshmëria, meditativja, impresione,materjali gjuhësor,shtresore.

Hyrje

Me Poetin A.Podrimja jam njohur në gusht të vitit 2007 në Vlorë. Ishte kënaqësi dhe vlerë takimi me poetin Podrimja!

Prej tij kam si kujtim vëllimin poetik “LITARI I ANKTHIT” me poezi të zgjedhura, botuar nga Shtëpia Botuese TOENA në vitin 2002.

Poetin e kishja përsëri pranë në vitin 2011 në takimin madhështor, që u organizua nga një grup shokësh poet e shkrimtarë emigrantë{Iliaz Bobaj, Arqile Gjata dhe Spiro Xhavara}.

Ali Podrimja, në tërsinë e veprës së tij poetike, si nën peshën e shtypjes dhe të ndrydhjes të atyre viteve...dhe në vitet e pavarësisë ishte në çelja, i njohur dhe me daltën e fjalës së rilindur, si një modernist në lëvrimin e poezisë i ka dhënë vlera Atdheut të tij, i ka ngritur bust Kosovës dhe poezisë!

Për të kujtuar të ndjerin, viganin e poezisë dëshiroj të përaqitem me një studim me Temë:

1-DUKE UDHËTUAR NËPËR “KULLAT” POETIKE TË POETIT ALI PODRIMJA!

“ KUR DO FLASËSH O ALI PODRIMJA “!?

-I dashur Poet, shumë i dashur Ali Podrimja! Po pres, kur do flasësh, na mori malli!?...

Duke qenë se autori Podrimja ishte lëvrues, krijues modern i poezisë, ma ka ënda të kuvendoj në heshtje me Poetin...

Poezia e Podrimjes ka shumë veçori, që do t’i quaja realitete të reja; si vëzhgime filozofike dhe meditative.

Këto refleksione janë shumë të rëndësishme për një vëllim poetik nga një poet elitar.

“ Në shuplakë fiket ylli

na shikon në sy dhe përbihesh

shpinën pa na kthyer asnjëherë o Ali Podrimja

...E ti hesht o Ali Podrimja

beson ende në njeri!”f,40 Ali Podrimja, vëllimi poetik “[5]

Poezia e tij, sot dhe përherë do tingëllojë si imazh nëpër vargmalet sipas melodive të shpirtit të tij krijues!

1-Në librin poetik “LITARI I ANKTHIT”[6] marrëdhëniet e tija me botën, me realitetin janë{kode} , pozicione meditative, aq dhe filozofike.

Mendoj se:

- Problemet dhe klasifikimet e llojeve të gjinive poetike janë zgjidhur me kohë nga Teoria e Letërsisë për secilin nga ne është, jo vetëm një gjë e mirë, por, mendoj, se është edhe domosdoshmëri profesionale që ta njohim...dhe nëpërmjet këtij vëllimi poetik të poetit Ali Podrimja.

Një Mace e zezë e ndjek atë në udhëtimin e tij...

Macja e zezë si një fat i “parathënë”, si një kod jetësor, si simbolizëm i pafat, para thotë:

- “ Nën sqetull të fatit dheunë marrin fëmijët

Mbi kokë zgjatet hija, sorrat korbat qiellit

kaçurelat e verdha kreh

me një grusht dhe në gji

nisesh larg, larg “[7]

“unë kur qaj

jeta ime është pse

zot o djall/ç’po ndodh me mua“f,45

“Tek ty çdo gjë është e pathënë

kaq e thëna nëpër hënë

gurë që fishkëllon-ndriçon cektirave-thellësive.”,f,57

Këto lloj kode i gjejmë mrekullisht në mënyra të ndryshme estetike... te poezia “Vdekjes ia luaj syrin”,f,239

“Më mirë që nuk jam ai në fotografi

Mall do e kisha moshën e Lasgushit

Dhe revolucionet botërore të njerëzve të mi

Do hidhesha prap nga Ura e Shenjtë

Të njëjtin gur që e kam dhe tani

Me të njëjtin emër i Ali Taljanit

Dhe e kisha aty mbrthyer në re

Kokëçarje do i sillja Gjakovës

...Qafës së diellit të më ndiqnin hijet

Pse e paskam zdeshur hënën gardhiqeve

E pse kaq problemë shkakton zjarri im

Me në valë deti do e lidhja libornën. [8]

Kodet, që solla në kujtesë nga ky vëllim poetik janë forma të padukshme, as të prekshme..ato janë rrugëtare të personazheve të poetit...

Poeti i ka të theksuar notat elegjiake në këtë vëllim poetik!

Dhe më tej lexojmë:

“ Asesi të mësoj Fshehtësinë “

Vë veshin në botën tënde të çuditshme

çaste epike

në Erën më tl rekozmetike

vë veshin kuisjen e bravave, ernave të vdekura dëgjoj

shirat e verdha,vërshimat

….pastaj nxjerr shpatën nga kllëfi I kohërave

Formën tënde të re

fitoj, shaloj at e shaloj shpatë

në lindje,në perndim

vida e vida

o At

vë veshin

por asesi të mësoj Fshehtësinë

Fshehtësinë asesi.[9]

“ Me një rrënjë guri“

Jetoj nga dita në ditë

Nuk më duhet asgjë më shumë

Dielli të nxejë mbi dheun tim

të mëdhirë

E lirisht të marr frymë

…Kur Zoti sheh ëndër të keqe

Mbi kokën time të pafjetur

Shëmbet qielli e megjithatë

nga dita në ditë jetoj

Në shtrëngatë me një rrënjë guri”.

Faktori kohë kur autori shkroi këtë vëllim poetik, përafrohet me ndërgjegjen e tij krijuese. Këtë faktor si dimesion filozofik e gjejmë tek zërat e personazheve nëpër poezitë e këtij vëllimi poetik siç janë:

-Vet Ali Podrimja, “Guri”, “Mbreti I vdekur”, “Dioklecia”, “Arbreshët dhe Deti”,” Gruaja”,”Shoferët e vdekjes”, “Unë biri yt”, “Litari i Ankthit”[10] etj.

Çka trajtuam më lartë vjenë dhe është e ngjizur me emocionet e ”kullave“ poetike ku ai jetonte.

2-Autori e ka shumë të pasur përmbajtjen dhe tematikën...shpesh është një ujëvarë e pakalueshme...

Prurje të tilla janë të shumta në këtë vëllim poetik., ato janë tema abstrakte, të fuqishme me figura letrare, të ndara në grupime,si; “Me PERËNDI TË FLAS”, apo “REKUEMË për Pyllin e Prerë”,” GJUHA E GOZHDUAR NË SHKËMB,” “ÇELSI NË PERLAT E TUA”, “ATDHEU I MBËRTHYER NË ARKË’,” Hija e Tokës”.etj.

“DËFTORE

Kushe e di prej ka kish ardhur,

prej cilës kohë kish pikur i pa Njohuri

me një kokë në shpatë

e me në sy qorr

vorr...si mund të jetohet këtu kish pat pyetur

po si jo Madhëri K..in thënë Ata

po guri/unur kin shtuar ata

me brincë në duar

dhe guri sa çel e mëshel sytë ishin çarë nga një rrënjë e padukshme

shtatë dryna,shtatë net e shtatë ditë sin çelur as mbyllur e padukshme

shtatë dryna net e shtatë ditë sin çelur as mbyllur në kullë

po uji ka rrjedh uji

uji madhëri Kin qeshur,ata po uji rrit këtë guri mbi kokën mur

i ps Njohuri konak e më konak ish endur

me një kokë në shpatë/e me një sy qorr.”[11],

3-Poeti A.Podrimja përmbajtjen, tematikën dhe efektin e ndjeshhmërisë e ka pazgjidhmërisht me MEDITIMIN.

Në poezinë e poetit A.Podrimja gjejmë, pështjellohemi me poezinë e pastër filozofike.

Fjalët e mënçura të autorit unë ia kuptoj si porosi kuptimplote.

Poeti ynë nuk e përdorë "gjuhën e gatshme", por ai krijjonë gjuhën e vet dhe ky fakt është realitet...

Pdrimja di ta rikrijojë gjuhën poetike në përputhje me unin e vet krijues dhe si mendimtar.

“ PESHA JOTE MË TËRHEQ KA TOKA”

“Çdo gjë është e përkryer te ty

dhe askujt s,i falem

sa forcës sate

Kërkon Hapsirë vazhdimisht kërkon hapsirë

unë të lëshoj vend hapa ndërroj

pas çdo pushtimi tend

...Pesha tënde më tërheq kah toka-drejtpeshimi

larg haleve-e-valëve-e-fjalëve

që kryet më kërkojnë...

te ty çdo gjë është e pathënë

kaq e thëna nëpër hënë

gur që fishkëllon-ndriçon cektirave-thellësive”,[12]

Ai, dorën shtrirë e ka lënë mbi lexuesin, po e mëkon me mendime thellësisht të punuara artistikisht me vargje që rrjedhin në shtratin e kohës kur Poeti i ka thënë!

“ Ti I vdekur zaten ishe

përgjithmonë tash të shoh të vdekur

betni I pafund e I ftohtë hataja

makinat e ndryshëkta qentë e cofur

gjumë i gjithçkaje eklipsi a thua

në derën tënde s’arrita të trokas

të më japësh një pikë ujë s’arrite

as dritaren pakëz të ma hapësh“,f,110[13]

“Dumevenio”

4- Autori fletë, shkruan, përciell fantazi mendimesh të një gjuhëtari

“ magjik”, “me pika gjaku” për Adem Demaçi.

“KATRORI MAGJIK”

Tani gjendesh

brenda katrorit magjik

dhe kërkon Kosovën në hartën e vezullimeve

Jugu e Lindja Veriu e Perëndimi

katër kapakë të mbyllur

të një ëndrre

Tej grilave përciell fluturimin e dallandysheve

se besimi

drejtpeshimi i lirisë

Ciatje gjarpërinjsh

rreth gishtit të ngritur

nga Zoti/dhe pika e gjakut vizaton Diellin

Katrori magjik/është fatal

po qe se bie branda tij

Në cilën anë do të zgjohet Kosova.[14]

5-Një tjetër karakteristikë e poezisë të këtij vëllimi poetik janë IMPAKTET DHE IMPRESIONET.

Ai të çonë drejtë rrugëve të pashkelura me shtresime të ndryshme estetike. Poeti thekson dëshirën e një subjekti lirik që t’i përafrohet realitetit jo vetëm shpirtëror,por dhe fenomeneve imagjinare si përjetime dhe mendime të vet autorit, duke u dhënë “KRIJESAVE” të tija vetëdijen dhe pasqyrimin e dramës shpirtërore të vet Poetit.

Në këtë vëllim poetik poeti është personazh aktiv, jo vetëm si autor, por sidomos në arqitekturën e impakteve dhe impresjoneve, që të mrekullojnë dhe te lexuesi ai përciell shumë emocione, herë, herë dridhëruese! Si më poshtë…

“Do të shaloj atin, vdekjen”

Të ëndërova pas shumë e shumë vitesh

do të shaloj atin, do të shaloj vdekjen

deri te guacka jote e harruar në një det

koha është të pushtoj time ndet

koha është të pushtoj time rrënjë.,[15]

6-Dëndurija e materjalit gjuhësor dhe i figurave në përgjithësi lë të kuptosh se ajo është gjuhë e figurshme.

Figurat janë një prej shtresave e pjesëve më të rëndësishme, karakterizuese të stilistikës në krijimtarinë letrare të një vëllimi poetik tek çdo autor që lëvronë poezinë.

“ Në qoftë se parimet të përdorimit të materjalit gjuhësor dhe të ndërtimit të figurave, në përgjithësi, janë të varura dhe prej gjinive të lëvrimit, madje dhe prej llojeve letrare, është e kuptushme pse figurat përbëjnë një shtresë posaçërisht karakteristike të vargut, si formë e gjuhës më të stisur, më “ figurative” të formacionit stilistik“,[16]

Në poezin e Podrimjes tiparet e përbashkëta për ndërtimin e figurave në poezinë e tij të papërsëritshme nuk i gjenë tek autor të tjerë.

Ato tregojnë ndryshimet subjektive, që shprehin ndjesit dhe botën e tij krijuese.

Poezia e Podrimjes mbetet krejtësisht universale në kohë dhe efektet stilistike janë vlera kuptimore të ndryshme në raport me autor të tjerë. Ai të detyron të jesh korekt në të shprehurit e mendimeve dhe për çdo përbërës kuptimor të saj.

Përmbajtja patriotike dhe ajo e dhimbjes janë sociale dhe përshkruese, por në poezinë e Podrimjes gjejmë dhe –tingëllimën-si formë estetike të realizuara me emocione të forta...Si në poezit “

“Boçarët“, Fajtor është shqiptari”,”Ode Anteu”,”Minjtë”,” Ura e Artës “

Boçarët-Anton Belushit

“S’e k’in I burre per vater

’I vashe s’e k’in per krua

Te gjithe in per mejdan.

Atike e Sul e More

brenda e jashte bedenave

Gjuh; pleqerisht arberishtja

Kiço Noti Marko vat

nëpër degë të ullishtave

Fustanella e britma late

Boçarët dhe Lleshi i Zi

Mbi shpata nxin Atika

Epirit mbijnë qeparisë

Nuk i zë asnjë kangjele

Asnjë vaj si nxjerr fushe

Të paktën e kin i nënë

Kokat ua mori i madhi lavd

Po hije u bëjnë fjalët shqipe

Të thellat të Epirit rrënjë

Boçarët fis kapedanësh”,[17]

Fajtor është shqiptari

“Fajtor është shqiptari

që merr frymë

e ecën në dy këmbë

Unë që pi medikamente për qetsim

e tër

kohën gjuaj miza në Nevojtore

Fajtor është shqiptari që shkryen gruan e vet

e familjen time shqetëson

....Fajtor është shqiptari më shuëmë nuk ha

e nuk fus gjumë në sy

...shqiptari është fajtor

për gjithë rënjet e mia.”,f,115-116

7-Poeti përballet në mënyrë stoike me realitetin jetësor dhe politikë. utori është dhe tregues i shpirtit të tij krijues...

‘ MOLLA E KUQE”

“Kur ra Toplica

në Kosovë u zgjova

Ndeza pishën

fytyrën t’ia shoh Nënës

Nga planeti i humbur ajoma hodhi i Mollë të kuqe

e më tha:Mos më harro

i qind vjet po i lë

E te koka ime

Molla kuqëlohet edhe më

Ç’popull jemi.[18]

DISA PËRFUNDIME...

a-Me krenari them se; Ky studim për veprën e Poetit Ali Podrimja do mirëpritet nga kolegët e tij dhe lexuesi.

Poezia e Podrimjes në thelb është poezi e pastër filozofike, por dhe në aspektin ligjërimor e vlerësues është shumë i prekshëm në përmbajtjen e tematikës dhe si i till vlerësimi i lexuesit duhet të jet shumë i lartë.

b-Në të gjithë vëllimin poetik figuracioni është I pasur me shtresime meditative, ku sistemi stilistik, ai gjuhësor dhe i periudhës historike dëshmon për një vepër me vlera të shumta!

c-Ky vëllim poetik është dëshmi e pozicionit të imagjinatës, fantazisë dhe vetëdijes krijuese të autorit në ato vite të vështira për popullin e tij.

d-Poeti është në një shumatore marrëdhëniesh emocionale, me ngjyrime shumë të gjetura stilistikisht, që e bënë autorin të realizoj, të pikturoj, të sjell forma të reja në mënyrë, që të shpalos unin e tij si dhe të “vetmbaj përgjegësi”për realitetin shoqëror dhe kulturor.

ARQILE V GJATA

Athinë Janar 2020

[1] Botuar në Revistën Letrare “ARS ALBANICA”- TETOVË, mars 2019 [2] LITARI I ANKTHIT” {në vitet 70-90 të shekullit të 20-të botuar nga Shtëpia Botuese “ TO ENA”, Tiranë 2004.} [3] f,5, vëllimi poetik “Litari i ankthit”, Shtëpia Botuese “TOENA”, Tiranë ,2002 [4] [5] LITARI I ANKTHIT “,Shtëpia botuese TOENA, Tiranë,2002 [6] [7] f,41 [8] f,,239 [9] f,59 [10] [11] f,51 [12] f,57 [13] [14] f,113 [15] po aty,f,250 [16] Rexhep Qosja, “HISTORIA E LETËRSISË SHQIPE“Vëllimi i parë,f,313 [17] f,174 [18] f,114

24 views

Shkrimet e fundit