top of page

TË PREKËSH NJERËZOREN!


Miho Gjini "Mjeshtër i Madh"


Gjithmonë e më tepër e ndjejmë prekjen e njerëzores, pulsimin e jetës normale, atë dashuri e thjeshtësi që shtrihet në brëndësinë e së përditëshmes tonë...Sidomos tani, kur një virus i padukshëm bëhet aq kërcënues e merr jeta njerëzish...S'të shkon mëndja për asgjë nga jeta e mëparshme, gjithsesi e bukur, edhe me shëmtimet e saj përrreth nesh, me konfliktet , kontradiktat, zënkat e mërrite, mungesën e spektakleve skenike e të filmave artistikë, nganjëherë edhe të hapësh një libër në bibliotekën tënde...Po ja tek më zuri dora një libër që më kishte mbetur pa lexuar. Nga Faruku! Jo nga Mbreti Faruk i Egjyptit, po nga Faruku i Kanadasë, inxhinieri i minierës së Selenicës, gazetari e shkrimtari , që vajti deri afër polit të veriut (në Toronto të Kanadasë) për të gjetur vet-veten në një "Atdhe të dytë", -sikundër e quan ai ketë vënd, me një gjethe Rrapi në flamur, në njerin prej librave të tij me të bukur të një publiçistike brilante......


Titulli i librit: "NDERSHMËRIA VETËM", të intrigon, doemos. Se nuk gjëndet asnjëherë vetëm, e veçuar a e "filtruar" si e tillë. Po ai e kërkon atë në të 15 tregimet që ka libri i tij, me ca rrëfenja të thjeshta, për vete e për të tjerët, këtu ku i ka "lerë koka" e atje ku ka vajtur, për t'u "rropatur"! Ne shumicën e rasteve, heroi lirik është vet ai e ngjarja e rrëfyer nuk është aspak e stisur, po reale, e ndodhur, e prekur me shpirt, emocionuese, ku e pranishmia do të jetë ajo e shkretë "e njerëzishme" e thjeshtë, si ndijesi që këtu "humbet" aq shpesh e ai e gjen edhe aty ka ka vajtur, në afërsi të Alaskës..Tek një Zonjë Kanadeze me moshë të thyer që vjen ti kërkoj identitetit të pallatit nje grusht dhe për lulet e vazove të saj. Duket sikur në këtë mes nuk ka asgjë të veçantë në dukje, kur aty ndjehet përballë njeriu ndryshe në një shtet ligjor që kërkon leje për t'a marrë edhe një grusht dhe, ndërkohë kur dikush tjetër e ka sjëllë baltën nga largë...Dhe vjen menjëhere rrëfenja tjetër, për vetveten, kur çifti i diplomuar diku, i duhet të harrojë diplomat dhe karriget e dikurshme e do të shkruaj emrrin nga e para, në një letër të bardhë e jata e tyre të rishkruhet nga e para, duke harruar se kush e cili ke qënur dikur. Dhe bashkëshortëve u duhet të hyjnë në vetëdijen e personazheve të O'Henrit dhe u duhet të harrojnë që janë po ata bashkëshortë që kanë fjetur në të njejtin krevat e tani u duhet të punonjnë ne turne të ndryshme! E shkuara plotësohet në heshtje dhe e tashmja kthehet në një teatër ku personazhet vihen në të tjera role dhe kuptimi i jetës dhe i dashurisë vjen vetiu në përditshmerinë e saj që ka përbrënda edhe atë "çikë" lumturi...

Dhe pikërisht, në kohëra të reja, nëpërmjat një personazhi që e quan Fabian, -por qe duket se eshte vetë i tëri, shkrimtari risjell fëmijërinë e tij, një shëtitje në pyll me baban, në kohen kur ngrinin leqet e lepujve të egër, përhumbjet e kënaqësit e moshës dhe ai mrekullohet nga "magjia" e thjeshtësisë së njerëzishme. Po tashmë ai është një qytetar i botës, tepër i ndjeshëm që e shqetson gjithçka e veçanërisht ndotja e natyrës, ujrat e zeza që zbresin deri në liqen, reziku që u kanoset salmonëve që lundrojnë kundër rrymës, ajëri i ndotur që thithë e dashura e ai vetë, zogjtë që bien përdhe të ngordhur e njerëzit që vdesin prej këtij fenomeni të pazakontë. E reziku i ekzistences së mëtejshme, po edhe ai i përshtatjes me të keqen, po njëlloj. Diçka si humbje e vetvetes, kur mendon se i'a ke dalur në krye te jetosh si njeri! Duke e vëzhguar këtë gjë edhe tek disa mongol, që jetojnë përbri tij, në atë shoqëri të re shumëkombëshe. Po ai do të shohë tek stërnipërit e Chennghis Khanit, atë dashuri njerëzore që "buis" heshtur, pa thirrje, pa zë fare! Kishin arrdhur edhe vëllezerit Khan në Amerikën e Veriut, aq të qeshur e pa moshë, nga Ulan Batori e, nën të qeshurën e tyre do të dallonte brengën e hollë të njerëzores, dramën e largesës, mallin përvëlues të njeriut të tyre që lëngon atje tejë, në stepat e shkretuara të mongolisë dhe e zë trishtimi edhe atë. "Dhe për më tepër,-shkruan autori,-asgjë nuk kthehet më mbrapsht". Se nuk e kishin menduar largimin vdekur prej Amerikës...

Në këto rrëfenja, më përtejë naratives, plotë jetë njerëzore, spikat edhe punonjësi i hershëm i nënëtokës Faruk, edhe gazetari i "Rilindjes Demokratike", edhe shkrimtari i mirëfillt i një vargë tregimeve, novelave e i romaneve që ngrihen e ngjizen mbi një jetë të trazuar. Si ajo e fshatarirt Nebi Ermeni që donte të bëhej qytetar në një minierë primitive bitumi e mbetet aty brënda pa e gëzuar as qytetarinë e as jetën e tij e te fëmijëve. Drama sjell dramën e mbaron tragjikisht. Nebiu mbeti aty, brënda malit (që u bë varroshi i tij!) e Farukut i mbetet në mëndje e në zemër aty në Amerikën e largët ku ka vajtur "për kismet"..."E drejta për të besuar një jetë më të mire,-shkruan ai,-është iluzioni më i pashtershëm i njeriut. I të gjithëve. Në të vërtetë, ky iluzion është vetë jeta. Tani mendoj edhe për Nebi Ermenin si për veten. Gjithënjë e më tepër ngjaj me të. Të dy nisur për kismet". Në këtë diskusion ngjan paradoksale ajo ndijesi që i ndanë njerëzit në të "ndershëm" e në të "pandershëm", në "të mirë" e në "të këqij", kur që të gjithë janë "bijë të Zotit". Mirëpo në një Pallat Kulture të ngritur rrishtazi, ishte vendosur tabela "Vetëm për të ndershmit" e njerëzia kureshtare që u dënd aty, u step! Po, pas njëfarë luhatjeje para tabelës së çuditëshme hyri e tëra brënda! Kjo farsë e shoqërisë dhe e politikës,-ja që i ka vlejtur gazetarit e shkrimtarit Myrtaj për t'a "ujdisur" edhe këtë dilemë absurde në një rrëfim aq interesant që i step njerëzit atje, tek pallati i njëhershëm, kur diferencimet njerëzore qenë bërë me të vërtete dramatikisht torturuese. E përshtatjet "varreshin" në qafën e sejcilit rob. Ngjan e tëra si një botë e futur e tëra në një muze gjigandeske. " Është dëshpërimisht i qetë në vendimin e realizuar,-shkruan gazetari-shkrimtar,-thonë ata që do të bënin gjithçka ta zhbënin, atë që nuk e parandaluan". Dhe kujtimet e hershme sikur balcamosen brënda trurit të tij. E brënda këtij diskucioni hynë më tejë, habitshëm, edhe ajo poterre për çmimin Nobel, që tirret përvitshëm, se kush duhet ta marri e kush jo e që të gjithë japin ndonjë mendim. Sepse nuk mundet të bëjnë dot pa dhënur "mendimin e tyre" aty lartë, ku ndahet "Nobeli"! Shëmbëlltyra e atyre plakave-shkrimtare, të dy motrave që e refuzuan "Nobelin" e që mbyllën edhe derën e shtëpisë së tyre që të mos i shqetsojnë "poterexhinjtë" dhe që ngjanë, çmëndurisht e papranueshme, është po kaq njerëzore gjithashtu, sa që duhet parë si diçka normale e asnjëhere si absurditet. Hamëndësimet për një "zgjedhje e zgjidhje" të Nobetit, sikur behet shpëtuese e lehtësuese tek këto dy plaka që nuk e firmosën e nuk e morrën atë. Ato i'u ishin dorëzuar gjurmës së argjendtë të kujtimeve dhe thonin vetëm: "O Zot, të faleminderit! Na mjafton kjo që jemi..."

Për shkrimtarin Faruk Myrtaj nuk ka fakte, ngjarje e subjekte të mëdha e të vogëla, po ide e mesazhe të fuqishme, ka gjetje, figurshmëri, metafora e stile të veçanta, që lexuesi të "magnetizohet" që në rreshtat e para, të gjejë vetveten..Kam dëgjuar të thuhet se "Sot nuk ka lexues" dhe nuk thuhet se "ka fare pak poet e shkrimtarë të vërtetë", se ka një "marramëndje" titujsh librash, qindra panaire e librari, dhjetra shtëpi botuese, po librat më të rrallë që e kanë artin e të shkruarit brënda, ndodhen nëpër bodrumet e bibliotekave të vjetëra dhe nëpër bukunistët e trotuarave të metropoleve të medha. Po, edhe brënda sasise së librave të një shkrimtari të mire, sado i lartësuar nga "opinioni letrar" e ai shoqëror, vështirë se do t'i gjeshë "perlat e gjerdanit" të njëjta. Edhe në këtë libër të "Mbretit Faruk", midis 15 tregimeve e rrëfimeve të tij, në ato 156 faqe letërsi të mirë që lexohet me ëndje, do të gjeshë vetëm nje "gur të çmuar", si tregimin "Po ti, kush je ti...?", i cili duket sikur s'ka asgjë të veçantë , po që është "e veçanta puro", ajo më e thjeshta, më njerëzoria, krejtë spontane dhe e pabesueshme: Një plakë e moshuat qe ngjan paksa e rrjedhur nga trutë, befasohet prej nje te riu qe ka mirësinë e fisnikërinë ta ndihmoj, për të hypur e zbritur nga ashensori dhe i bënë atij po këtë pyetje, disa herë, në mënyra e tonalitete të ndryshme, ku është e tretur ajo "çikë njerëzorja" që e kërkojmë me ngulm, si të ishim Dhiogjeni me qiri, në një ditë me diell(!) :" e thjeshta Çehoviane", e "vërteta e Gorkit", "lirizmi i Paustovskit", pse jo edhe "tragji-komikja Shekspiriane"...Nga një "hiçmosgjë", që nuk jemi mësuar ta bëjmë, nga nje vyrtyt letrar që është harruar e varrosur dhe nga një e shkundur që duhet ta bëjë një shkrimtar i mërguar, sikundër është edhe ky Faruk Myrtua i Selenicës, edhe pse nuk do ti shpetoj as ky, proliksitetit që shpesh na rrëmben , si pa u kuptuar...Si edhe mjaft të tjerë, tek ne e nepër vënde të tjera t botës, ku jemi të shpërndarë, si zogjtë, prej klimës e tranzicionit tepër të gjatë, deri në cfilitje të mundimshme...

Edhe në gjashtë tregimet që pasojnë, pena e Myrtaj është mjaft e sigurtë, me rrëfenja për njerëz të thjesht, dikur krejt të parëndësishm, por që në jetën e qytetit të vogël, tërhiqnin aq shume vëmëndjen, aqsa Farukut i kan mbetur "të ngulura" në vetëdijen e tij e nuk mundet pa i hedhur në letër: Per Hysën që shfaqte filma në kineman e vjetër, për Hyskën që i paraqiste të gjitha filmat si të rinje e që kishin brënda "edhe luftë, edhe dashuri", për këtë njeri të mire që ndezi një qiri kur vdiq banori i Pallatit te Beqarëve Rexho Pajtimi, apo për Vaso Flakën ql thurrte e lëmonte rima në po këto "pallate" të mjeruara....Si gjetje për tregimin e rradhës të këtij prozatori do të sherbeje edhe një"gjetje"e veçantë: vendimi për ndërtimin e çeljen e një burgu të ri për vëndin! Si nje sencasion kundër burgjeve të vjetëra, për "modernizim" të jetës së të burgosurve të sotshëm, të cilët nuk i nxëjnë më burgjet e vjetëra, aq të shumtë në numër, pikerisht sot, kur edhe neni famëkeq 55 i K.P të dikurshëm është abdiguar!Ka një aksent satirizonjës ky tregim , sikundër ka edhe ai tjetri që vjen pas tij: "Një Mbret i huaj", përsëri me një gjetje të hatashme, kur shqiptarët e kanë pëlqyer, me shumë merak, një gjë të "huaj", patjetër dhe një Mbret, pa le të jetë edhe "Kukudh!". Me një satirë të mprehtë përsëri. Po, jo më pak qesharake do të tingëlloj në lexim e sipër, rrëfimi anekdotik "Atë orë të fundit muzikë...", ku gjetja do të jetë po aq qesharake dhe po aq reale, nga fusha e arsimit, kur mësues vizatimi e muzike bëhej kushdo që kishte një "kleçkë" në biografi. Për t'a vazhduar këtë libër plotë jëtë të këndshme me trgimin "Shpellë e dashur", me ca kujtime të vegjëlisë, kur fëmijët e Selenicës hynin pa kurfarë frike edhe nëpër galeri miniere të braktisura, si shpella të mirfillta e shndrroheshin edhe në "piratë të rregjur", me fantazinë e tyre të çartur! Jo rastësisht miku im Faruk, të cilin vajta dhe e gjeta për të pirë një kafe , deri në Toronto të Amerikës së Veriut, e mbyll ciklin e tregimeve, me "mbretërinë e bletëve". me misterin që ndodhë e zhvillohet në kosheren e tyre , në një hierarki të organizuar deri në përsosje, si shkencë e letërsi bashkë, po edhe si nje shëmbëlltyrë brilante për shoqërinë, për të prodhuar mjaltin e jo drogën a "bërthamën e së keqes", si kjo lemeri e traumës "Covid-19"!

Mesazhet në këte lëndë letrare janë po kaq të larta sa edhe mjeshtëria, stili, figura artistike, gjetja dhe frymëzimi. "Natyra është e tëra trill,-thotë shkrimtari i mërguar tepër larg,-Jo i njeriut, As i btetëve...Jeto, jeto pra, edhe duke vdekur...Dhe s'ka vdekje, kur jeton dashurinë... I dashuruar, vetëm kështu merr kuptim jetësie edhe vdekja.".

Faleminderi i dashur Faruk!

50 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page