top of page

Të dënohesh për gjakun tënd


Të dënohesh për gjakun tënd


(Rreth një poezie të pabotuar të shkrimtarit Izet Shehu)


Fatmir Terziu


Izet Shehun tashmë e kemi në bibliotekat tona, në raftet e librave më të mirë… e kemi në memorje dhe mbajmë të paharruar përjetëissht. Izet Shehun e njohim mes letrave. E njihnim mes modestisë, udhës jetike, e njihnim dhe na mbeti në kujtesën tonë si shkrimtari që i dha artit të fjalës jetë dhe jeta i mori borxh artin e fjalës të jetojë në pavdekësi. Ai i dha shkrimit dhe tërë dimensionit të jetës, melodicitetin e jetës dhe ndaj jeta e përkëdheli duke e shkundur në disa raste. E shkundi në detaje, e shkundi në parantesat e saj të një kohe me dramë dhe dramacitetit ideshkrimesh, që peshonin më shumë se fjalimet e filleve të ngjyrosura, më shumë se shkopinjtë e goditjes politike.

Izet Shehu kishte mjaft derte të tilla, por njëri qëndron i strukur në shpirtin e një poezie. Kjo poezi (Gjaku im) është një nga poezitë, që Izet Shehu e ka shkruar rreth viteve '65. Në atë kohë kishte shkruar edhe disa poezi të tjera, një cikël të plotë të cilin e kishte përgatitur për botim. Libri do të titullohej pikërisht me këtë titull të kësaj poezie "Gjaku im". Për shkak të biografisë familjare, Komiteti i Partisë në Lushnjë dërgoi karakteristikën e tij, sigurisht sterrë. Kështu libri u censurua, dhe iu hoq e drejta e botimit edhe në shtypin letrar, gazetën “Drita” dhe “Zëri i Rinisë”. Gjithashtu në shënimet e tij thuhet se Kritiku Razi Brahimi kur kishte ardhur në Lushnjë, iu kishte thënë rrethit të letrarëve që të mos shoqëroheshin me Izetin. Që nga ajo kohë Izeti nuk botoi më asnjë poezi në shtyp. Herë pas here i bëheshin kritika në Pallatin e Kulturës dhe i vareshin fletërrufe. Nisi të shkruajë dhe të botojë vetëm pas viteve '90.


Gjaku im

IZET SHEHU


Gjaku im po rrjedh i purpurt,

Ndër arterie e kapilarë,

Shqipja krahët rreh e trishtë,

Mbi flamurin kombëtar.

Gjaku im Kristal i pastër,

Nëpër botë i shpërndarë,

Në Tetovë e në Maki,

Në Prevezë e në Tivar,.

Gjaku im – gjak shqiponje,

Spërkat qiejt e lirisë,

Pikon truallin tim, Kosovën,

Shtigjeve të Dardanisë.

Gjaku im purpur i pastër,

Gjaku im rubin shqiptar,

Rrjedh kudo nëpër botë,

Shekujve u rrimë krenarë.

(1965)


Shkrimi vazhdon....

28 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page