top of page

Fatmir Terziu: I kuqi shall në dritaren e hapur në ag

4 hours ago
1 min read

I kuqi shall në dritaren e hapur në ag

 

Sikurse vesa, ime më

buzëqeshi mes kristaleve të ndritshme.

 

U këputën piklat dhe anuan nga sytë e mi.

Ana tjetër u zbardh.

U çngjyros i kuqi shall.

U duk si një sy për një mysafir

vendosi një pjatë të zbrazët,

një pirun,

një gotë

dhe e ndjeu se nuk do të qëndrojë gjatë.

 

Të ikurit nuk shkojnë të shtrojnë tryeza

me të ngrëna e me të pira.

Si gjithnjë shfrytëzoi kohën të lexonte,

thjesht vetëm legjenda të mira

„Kush e solli Doruntinën“.

Kërkoi ndonjë ninullë

por e ndjeu se ato tashmë ishin të fshira.

 

Pastaj kapërceu fletën e fundit,

në atë libër me kapak të butë,

dhe fshiu xhamat prej gjumit,

kujtimet u mblodhën rreth tryezës si gjellë perëndish,

këputën nga vegimi, kristal dhe fildish,

dhe tundën qepalla,

sy e muskuj nën mish

për të ndjerë si shkisnin vesëzat e ngjyera

agut që të prish

ëndrrën që i rezervohet gjërave të thyera.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page