TYMOSJA E DUHANIT...


31 MAJI – DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DUHANIT. 4


TYMOSJA E DUHANIT SHKAKTON SЁMUNDJEN E TABAGISMIT.


Lutfi ALIA


Tabagismi shprehet me dëmtime në shumë organe, në disa të rënda si në sistemin nervor qendror, në zemër, në vazat e gjakut dhe në aparatin e frymëmarrjes, por lëndohen dhe organe të tjera, në dukje me shenja të lehta, por në fakt me pasoja serjoze për shëndetin e duhanxhinjëve.


TYMI I DUHANIT DHE SËMUNDJET E APARATIT TË TRETJES.


Një ndër shenjat e para të efektit të tymit të duhanit është era e keqe e gojës, ngjyrosja në bezhë e pistë e dhëmbëve nga depozitimi në smalt i nikotinës dhe sidomos i katramit dhe i substancave të tjera në përbërje të tymit, që e thithin plot epsh duhanxhinjtë. I shpeshtë është dhe zhvillimi i gingivitit nga veprimi i radikaleve të lira. Tymosja e duhanit pakëson ndjenjën e urisë, por ky veprim i provokuar nga nikotina është i përkohshëm. Ndjenja e urisë nxitet nga tkurrjet e paretit të stomakut, por shtimi i nikotinës i frenon tkurrjet, pra largon ndjenjën e urisë, për aq kohë sa vepron mbi mbaresat nervore, por me pakësimin e nikotinës rikthehet uria.

Duhanxhinjtë, sidomos ata rishtarët dhe ata që tymosin mbi 20 cigare në ditë gjithmonë ankojnë të përziera, ndërsa adoleshentët që tymosin disa cigare njera pas tjetrës kanë të vjella, të provokuara nga gjendja toksike akute, por që çduket me ndërprerjen e tymosjes të duhanit. Shtimi nikotinës në gjak ngacmon dhe gjëndërrat endokrine, kësisoj pakëson insulinën dhe rrit gliceminë, çka krijon përshtypjen e shtimit energjik të organizmit, por kjo gjendje është fallco, pasi pasohet me uljen e forcës fizike dhe me lodhje të shpejtë.

Ju rikujtoj se shumë substanca të çliruara nga djegia e duhanit, si nikotina, formaldehidi, fenoli, radikalet e lira, arseniku, cianuret, butanoli, metanoli, amoniaku, plumbi, acid sulfurik, DDT, acetoni, acidi silicilik, acidi karbonik, acidi acetik, acidi formik, acidi stearik, dioksidi i titanit dhe klorur vinili i çliruar nga filtri i cigares, frenojnë sekretimin e bikarbonateve nga pankreasi, çka çon në shtimin e aciditetit të stomakut, me pasoja për subjektet që vuajnë me gastrite kronike dhe me refluksin gastro-ezofageal, duke u ndërlikuar me zhvillimin e ulçerave të stomakut dhe të duodenit, sëmundje që rastisen në mbi 70 % të duhanxhinjëve që tymosin mbi 20 cigare në ditë. Në adoleshentët që fillojnë tymosjen e duhanit me 15 – 20 cigare në ditë, kalojnë një gjendje toksike të shprehur dhe me dalje të shpeshta diarreike.

DËMTIMET E SHËNDETIT TË FEMRAVE NGA TYMI I DUHANIT.

Ne tre dekadat e fundit është shtuar numëri i femrave që tymosin duhanin. Për karakteristikat fiziologjike që ka organizmi i femrave, si diferencat genetike, veçoritë hormonale dhe metabolike, ndikojnë në shtimin e efekteve dëmtuese të substancave të çliruara nga djegia e duhanit. Studimet epifemiologjike dëshojnë se efektet dëmtuese të tymit të duhanit në femrat, në vitet 2000 - 2020 janë shprehur me rritjen 6 % të kancereve të mushkërive krhahasuar me vitet 1975 – 1995. Në gratë duhanxhije në menopauzë janë shtuar rastet me kardiopati iskemike, çka favorizohet dhe nga pakësimi i hormoneve estrogenike, që ndodh normalisht në këto mosha, duke u shprehur me ulje të efekteve mbrojtës të këtij hormoni. Gratë duhanxhije me moshë mbi 40 vjeç që përdorin dhe antikonceptivët orale, rrezikojnë 20 herë më shumë të zhvillojnë infarkte të zemrës, iktuse të trurit, flebotrombozë dhe trombemboli pulmonare, krahasuar me gratë që nuk tymosin. Gratë duhanxhije kanë jetëgjatësi të pritshme më të shkurtër dhe vdesin 15 vjet më para se gratë që nuk tymosin duhanin.

Tymi i duhanit lëndon dhe organet e aparatit të frymëmarrjes të grave duhanxhije, kështu bronkiti kronik shfaqet nga tymosja dhe e një numëri të pakët cigaresh, krahasuar me meshkujt, madje bronkiti kronik në gratë ka evolucion më të shpejtë në bronkopati kronike obstruktive, sëmundje e pakurueshme që favorizohet nga fakti se mushkëritë e femrave kanë sipërfaqe respiratore më të vogël se mushkëritë e meshkujve.

Për efektete toksike të substancave të shumta në tymin e duhanit, gratë duhanxhije kalojnë më herët në menopauzë, zhvillojnë osteoprozë me herët se gratë jo duhanxhije, kanë plakje dhe rrudhosje të parakohëshme të lëkurës, sidomos te lëkurës të fytyrës, si pasojë e ndryshimeve distrofike, pakësimit të fibrave elstike dhe zhvillim diskromie, të provokuarta nga radikalet e lira dhe nga nikotina.


DËMTIMI I SHËNDETIT TË NËNËS SHTATZËNË DHE I FOSHNJES NGA TYMI I DUHANIT.


Efektet dëmtuese të substancave në përbërje të tymit të duhanit janë me pasoja preokupante për shëndetin e nënës shtatzënë dhe foshnjën. Studimet e shumta dëshmojnë se nënat duhanxhije (që tymosin mbi 1