Miku im , inxhinjer, qe kishte punuar kaq vite për mjedisin e gjelbert të qytetit,e ka peng kur flet për këtë temë.I dhemb shpirti, jo vetëm se është profesioni i tij, por edhe si qytetar i thjeshtë i këtij qyteti,qe siç thotë vetë ,për ato të shkreta parat,i nxoren sytë. Ja si u katandisem. Qyteti gjysëm henë qe freskohet nga deti humbi shkelqimin nga pluhuri i betonit, dhe kolla e tij e thatë deshmon se mushkeritë e tij nuk marrin frymë lirisht. U semur nga azma e erës së pistë të lekut ‘’Më vjen keq qe ky margaritar i dikurshëm, në vite qe vijnë,flladi i detit do të përkedhelë bunkerin gjigant të betonit dhe rrezet e diellit do të reflektohen mbi të me një përvelim të padurueshëm...E cilit turist do t’i pelqente ky bunkërizim?’’Duke më thenë këto, më ftoi për një xhiro dhe të flisnim më konkretisht.Nuk bëmë as pesëdhjetë hapa, siç kalonim para një pallati 14 katësh në ndertim, nga kati i tretë,një tullë na ra përpara këmbëve. Mbajtëm frymën për një çast. ‘Do ta pesojmë si Pirro i Epirit’-i thashë për ta nxjerrë nga hutimi. Një punëtor na bëri me dorë duke buzeqeshur dhe na kërkoi falje për pakujdësinë. Pasi i erdhi ngjyra në fytyrë, mori vetën, pa edhe njëherë tullën dhe buzeqeshi.Dhe për të zgjidhur habinë time dhe enigmën e buzeqeshjes më tha se iu kujtua një tullë tjetër qe kishte renë në ndermarjen, ose më saktë në drejtorinë e tij ku punonte.(për ta sheruar qytetin nga azma)dhe pikërisht me shefin e tij.Pa u nxituar, i qetë si gjithmonë, më tregoi atë qe i shkaktonte përherë,një buzeqeshje të hidhur e ironike kur e kujtonte.... ...Ishte emëruar shefi i ri në drejtorinë tonë. Drejtori i thënçin. Kaloi një nepunës të na lajmëroj për një mbledhje urgjente. ‘’Mos u shqetëso. S’është ndonjë gjë kushedi.(se ne kishim gjithmonë frikën e pushimit nga puna) Do të prezantohet shefi i ri’’- më tha në vesh. Në orën e caktuar gjithë stafi rrinte i heshtur dhe priste me ankth. U fut shefi i ri me një dosje në dorë. Serioz, serioz u ul në karrigen e drejtorit. Mori një qendrim të rreptë dhe shikoi një për një vartësit e tij. -Më caktoi partia ime të vë një rregull këtu. Dua edhe unë të vë një tullë në këtë ndermarje, institucioni i rendësishëm për rrethin e qytetin tonë. Dhe filloi të flasë me pasion dhe përkushtim për detyrën e re qe i besoi partia e tij. Shokut tim në krah i shkau një buzeqeshje ironike, gjë qe nuk u vu re nga shefi. Ai vazhdoi të fliste me hollësi për punën e madhe qe i priste, Pastaj , për të treguar se është i thjeshtë dhe popullor, na ftoi për kafe. U tregua i afërt, i komunikueshëm dhe bënte edhe ndonjë shaka për të krijuar një ambjent të ngrohtë.Përfitova nga rasti, se rrija afër tij, ta pyesja -Po ku do ta vësh tullën qe permende në fjalën tende? Më pa më çudi dhe mori shpejt një pamje egoiste. -Nuk kupton? E thashë në menyrë figurative.Themi të vemë edhe ne një tullë në këtë vepër, dometenë të kontribuoj edhe unë. Me këtë kuptim e thashë qe të ve edhe unë një tullë. -Dakord jam, po ku do ta vendosesh tullën? -Mos më luaj budallanë –më tha duke më shikuar egër,-Le të themi se ndermarja jonë është një ndertesë., në menyrë figurative të them, se edhe unë do të vazhdoj të ndertoj këtë ndertesë/ -Degjo të të them. Para teje, pas renies së diktaturës , kaluan tre drejtorë në këtë ndermarje , ta themi. Erdhi i pari, i hoqi çatinë, erdhi i dyti, i mori murët, erdhi i treti, i nxori themelet. Kureshtja ime është ku do ta vendosesh këtë tullë në një kohë qe nuk ka as çati, as mure, as themele kjo ndermarje Shefi u nevrikos, u çua dhe la kafenë në mes. ‘’Po ti, ç’t’u.desh kjo ‘zgjuarsi’-i thashë vetës. E kërkon gozhdën si breshka? Do të ngelesh në mes të katër rrugëve?’’ Prisja me zemër të ngrirë, por shefi ‘zemërmirë’ qe erdhi të vë një tullë në ndermarje, ose e harroi këtë episod, ose e mori për shaka..... Këto më tha miku im dhe më këmbën e tij shtyu tutje tullën qe kishte renë nga pallati para këmbëve tona
top of page
bottom of page
Comments