“TROJA E KALIT” SI POEZI E INVERSIONEVE DHE E MODERNITETIT


Dr Bardhyl Maliqi

“Troja e kalit” e Shaip Emërllahut si poezi e inversioneve dhe e modernitetit shfaq risi në përmbajtjen, formën dhe strukturën e librit. Përmbledhtas mund të themi:

1. Risitë në përmbajtjen dhe formën poetike të librit “Troja e kalit” janë të shumëfishta, pasi nuk i përkasin vetëm tematikës, por edhe ideve dhe mesazheve, duke rrahur qoshet e paprekura nga autorë të tjerë.

2. Preferenca ndaj simboleve, metaforave e veçanërisht ndaj inversioneve në sintaksën poetike i japin përparësi autorit në garën me të tjerë.

3. Qëndroni një çast te titulli, inversioni dhe shndërrimi i tij.: Kali i Trojës, Troja e Kalit, Troja dhe kali brenda nesh. Pra ç’pika të forta kemi dhe ç’duhet të ndreqim brenda vetes.

4. Poezia e Shaipit është moderne në thelbin e saj, pasi mesazhet e saj filozofike, atdhetare e humane diktohen prej përmbajtjes, që ajo trajton dhe shprehin unin e tij poetik.

5. Poezia e tij filozofike shpreh burimin e mbijetesës dhe progresin tonë për sot dhe për nesër.

6. Poezia e tij atdhetare na mëson se ne si shqiptarë kemi dëshirën e natyrshme: të vdesim të bukur!

7. Përmasa social psikologjike e kësaj poezie kalon nga trojet shqiptare brenda 5 shtetesh te ajo ç’ka jemi si qenie sociale, Ç’resurse të forta kemi brenda vetes për të ndryshuar veten dhe shoqërinë tonë, Ky duhet të bëhet objektivi progresist i energjive tona të brendshme në familje dhe në shoqëri.


“Troja e Kalit” është padyshim pjesë e personaliteti krijues të autorit. Këto veçori janë skalitur dhe performuar veçanërisht në 24 vitet e drejtimit të Festivalit Poetik Ndërkombëtar “Ditët e Naimit”. Këto vite treguan se zgjedhja e poezisë, e tubimeve, botimeve në shqip e gjuhë të huaja si botime më vete apo në ato antologjike si dhe ligjërimeve për poezinë, ishin alternativa më e besueshme për autorin, i cili ka shënuar arritje dhe vlera të reja nga libri në libër: “Pagëzimi i viteve”, “Projekt i thyer”, “Vdekja e paktë”, “Troja e kalit” etj. Risitë në përmbajtjen poetike janë të shumëfishta, pasi nuk i përkasin vetëm tematikës, por edhe ideve dhe mesazheve, duke rrahur qoshet e paprekura nga autorë të tjerë dhe më tej: risitë në formën artistike apo në strukturë janë pjesë e organizimit të materialit poetik. Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për tubimin dhe plotërimin e cikleve poetike me poezi me tematikë të përafërt, por edhe për ngrehinën e çdo poezie. Në këtë pikë poezia e të tjerëve ndryshon shumë nga poezia e Shaipit, pasi ai është poet më konciz. Gjithashtu preferenca ndaj simboleve, metaforave e veçanërisht ndaj inversioneve në sintaksën poetike i japin përparësi autorit në garën me të tjerë. P.sh. titulli i librit është një përmbysje e marrëdhënieve tradicionale midis Dy emrave antagonistë në togfjalëshin semantik nga Kali i Trojës, ku përparësi i jepet kalit, pra grekëve pushtues, tek Troja e Kalit, që e përmbys këtë marrëdhënie, pasi përparësi iu jep Trojës dhe trojanëve. Që këndej burojnë gjetja e fakteve dhe e faktorëve, zbërthimi i aleancave dhe analiza e prirjes parësore, ku idetë dhe mesazhet nuk janë më ato tradicionalet. Poetika e inversionit të Shaip Emërllahut nuk është rastësore, por prirje dhe zgjedhje e rëndësishme e krijimtarisë së tij në kuadrin e Festivalit Poetik Ndërkombëtar “Ditët e Naimit”, por dhe jashtë tij, pasi rrok qindra raste në brendësinë e librave të autorit apo përmbledhjeve poetike përfaqësuese si Troja e kalit, Pema e hijes (titulli i përmbledhjes poetike të festivalit të vitit të kaluar) etj. dhe këto, siç thamë, nuk janë rastësi.

Shpesh poezia e Shaipit e thur frazën si në ekstazë, është një përçartje apo një dehje që vetëm poetët e mirëfilltë e gëzojnë, të tjerët na thurrin fraza që ne i dimë. Ja, lexoni dhe bëni krahasimet me veten: Kështu ndodh kur ajrin e vishte avulli dhe meteori Lehma në një mesnatë azdisje me bishtin e zjarrtë dukej sikur digjte pëlhurën e këmishës së dasmës së dhëndërrit. Por Erosioni shkoi, në mesnate bishërie meteori Bukra u shfaq dhe ne folëm çmendurisht. Ishim në ngarkesë lirëafshi dhe violinat e zërit po na ngjyreshin. Tek perëndia s’kemi asgjë, trajektorja do na gjejë me hokama zjarri, skulptura çmendie aktbishe. Se ne dimë ta zbresim Madridin mes nesh, kur ndjenjat bymehen në atë diell sysh. Tupani i lirisë paanë, tango e dëshirës së lirë. Po në këtë botë nuk jemi vetëm ne. Robi i bezdisjes, me sy vrojtuesi të vriste, hapësira e mundësisë, është jotham, se liria është si diell, prek qiellin dhe përshëndet perëndinë, ndaj pres të pi kafe me "Galaksi", dëgjoj paqen që merr formën tënde. Kur ajrin e vesh avulli, ti mos u bëj lodër kënaqësie, të kthehesh në violinë ulërimash, se silueta engjëjsh zbresin nga ky libër qytetërimi hyjnor. Ti me syze afshi ma lexon Evën e Adamin.

Te poezia e Shaipit krahas tubimit te imazheve dhe asocacioneve të lira figurave te stilistikës letrare si këto që shijuat, kanë përparësi simbolet, inversionet ose më shqip anasjellat, pasi ky autor të tërheq vëmendjen edhe me fjalët e përbëra apo të përngjitura, të cilat shpesh janë vetëm të tijat, pra janë bashkëngjitje të reja të tipit libërqytetërimi, syzeafshi, por edhe fjalë të reja të tipit bishtëri apo mëkatim. Siluetat gaetjane dalin nga mendim i burgosur, se ishte dehur deti. Kuaj të bardhë krushqie rendnin në të dhe unë isha zgjuar dhëndër. Arbëreshe me zbriste nusja, por në Gaeta u gozhdua shikimi, kërthiza e rrugës u pre, hija plaset mbi udhëtarin, oh sa kohë e vështirë! Burim i etur kurrë mos mbet, se dromca jete gjithnjë do të ketë. Eh, valid i shkëlqimit të syve, shkelja e kujtesës, gjethe të episodeve të udhës gjithashtu gjithnjë do të ketë. Ndoshta se në çdo gjerdan jete, ka një trazim, që e formulon jetën, se dromca hovesh është jeta! Ti shpesh ke ankthin e kthimit, që mëngjesin ta zësh në vesën e tij. Dhe hija e thyer e hënës 15-të, vala e sertë e ikjes së anijes, çel perden e kujtimit me zemrën time, dhe vuaj vitet e nusërisë në lëkurë tupani, kalin e dashurisë e bëj zap...

Malegoizmi varet në shpirt (këtu fjala e përbërë malegoizmi vjen si kërcitëse), por raste të tilla janë të rralla, pasi në përgjithësi fjalëformimi kontekstual i Shaipit në përgjithësi funksionon mjaft mirë. Për shembull, kur ai flet për kohë e gabuar, kur u eklipsua buddha, kur maces së zezë i dukej bishti, (raste si ky, ku shprehen bestytnitë popullore e shtratifikojnë poetikën në truallin vendor, apo tjetra: djallin kishte në shishe). U gjenda gabimisht në orën e mëkatit, u homerizofshin sytë, sytë që panë epilogun e mëkatit, (fjala homerizofshin është në kontekstin u bëfshin sytë të verbër, si ato të Homerit të Iliadës dhe Odisesë).

Në një cikël poetik autori flet për