top of page

TRI REAGIME TË REJA PËR ROMANIN “LETRA NGA SPANJA”


Mary Plaku

TRI REAGIME TË REJA PËR ROMANIN “LETRA NGA SPANJA”


Pas një mënxyrre që kam njohur në Athinë,Tiranë dhe gjetkë, nga lëngimi i përjetshëm, dramash e tragjedishë familjare nga “vdekja e bardhë”, si edhe prej tronditjes nga disa tituj gazetash që flisnin me gërma të mëdha se “u kapën aq e kaq trafikantë të drogës!”, ndërkohë që për përdoruesit e saj s’para e çante kokën njeri, kur të rrinjë të mjeruar vdisnin prej saj rrugëve e askush s’donte tja dinte, vendosa të shkruaj një roman pikërisht për ta, për familjarët e tyre qe e vuanin bashkërisht këtë plagë shoqërore. E shkruaja dhe qaja! Vajta edhe në Spanjë për të parë Qëndrat e Antidrogës…Dhe, kur e mbarova , u nisa për në Tiranë, drejtë një shtypshkronje që shtypte më lirë dhe e botova atë, me një redaktim të kujdesshëm të shkrimtarit, mikut tim Mihallaq Qilleri. Mandejë e promovova në Ambasadën Shqiptare në Athine me miqtë e mi shkrimtarë, artistë e lexues të zellshëm.


Njeri prej tyre, Botuesi Shqiptar Thoma Naka, i cili me sakrifica të medha kishte ngritur një “bina” qe botonte Harta Topografike e Guida Turistike, në Rrugën e Marathonës , më kërkoi që ta botonte edhe ai, në gjuhën Greke, duke më thëne këto fjalë:”E bëje falas për ju!..Më keni prekur shumë me këtë libër. Dhe, sikur 10 fëmijë e te rrinjë shqiptarë të shpëtoj nga vdekja, prej kësaj mënxyrre, do të isha i lumtur”! E keshtu romani mori udhë për mbarë E botuan edhe disa shkrime të ngrohta nga Kritika Letrare.,,Romani u shpërnda dorë më dorë, pjesërisht u dhurua e shumë pak u blenë nga lexues e familjarë të interesuar prej kësaj gjëme! S’ka as dy muaj muaj që një vajze a grua e panjohur, më drejtohet nëpermjet internetit, duke më shkruar këto fjale:”Unë jam një lexuese e thjeshtë. Quhem Mary Plaku e punoj si përkthyese në një Institut të Strasbourgut. Dhe dua tju pyes nëse është e vërtetë kjo histori e rrallë dhe ç’bëhet me personazhin e Eduardit më tej, edhe me familjen e tij. Librin tuaj e kam blerë rastësisht në rrugët e Tiranës. Më tërhoqi titulli. Duket si titull biblik. Nga kurjoziteti ju pyeta. Kam pyetur edhe për librat tuaj të tjerë dhe do përpiqem që t’i gjejë….Më von gjeta edhe librin me tregime e novela “Adio Xhulja R”. Faleminderit professor! Nëqoftëse do ju kisha njohur më herët do i isha përkushtuar fushës së artit letrar dhe atij skenik. Vërtetë që, kur shkruani, jeni “pa dorashka”. Mua me pëlqen arti i të shkruarit, por i jam nisur një rruge pak më të vështirë: rrugës së përkthimit….Edhe një herë ju falenderoj!” Muajin e kaluar, ne Gjirokastër, në kuadrin e një Festivali Teatror, u bë edhe një promovim tjetër i krijimtarisë time, nën kujdesin e shkrimtarit Thanas Dino, Kulturologut Stefan Arseni dhe të Drejtorit të Teatrit Kudret Alikaj, ku Regjisori e Poeti Vasil Çuklla, foli më gjërësisht e me përkushtim të veçantë për romanin “Letra nga Spanja”, fjalën e të cilit po e rradhitë më poshtë: “Letra nga Spanja”, vepër e romancierit, Miho Gjini. Eshtë ndoshta, nga të vetmet herë, që ndihem komod, tek përdor gjuhën, si mjet shprehës. Vetëm arti i letërsisë, t’a fal këtë komoditet. Se vetëm letërsia është art, i krijuar dhe i mbështetur, tërësisht mbi fjalën. Gjuha ndihet e cungët, e mangët, kur merr përsipër të ndërmjetësojë në rrëfimin e arteve të tjera, si baleti, piktura, apo muzika... Arte, që nuk e kanë gjuhën, si mjetin shprehës të tyre. Por baleti, psh, ka lëvizjen.... piktura, ka ngjyrat... muzika, ka notat... E megjithatë, kur duam të rrëfejmë dhe të kuptohemi, apo të meremi vesh në mes tonë, për cilindo prej arteve, përdorim gjuhën... e cila shndërohet në “patericë”, për vetë faktin, se ajo, nuk është mjeti shprehës i këtyre arteve. Jo më kot e bëra, këtë prolog. Por ndihem vërtet komod, tek përdor gjuhën, si të vetmin mjet, me të cilin komunikon me ne, arti i letërsisë.



Dhe ne sot, këtu, bëjmë promovimin e një vepre letrare, të romani brilant, “Letra nga Spanja”, me atutor, ish aktorin dhe pedagogun e Akademisë së Arteve, Miho Gjinit. Pata fatin e madh, t’a lexoj romanin... dhe nuk është tepëri, nëse ju them, se hyra pa e kuptuar, pa e ndjerë, me një anije të pavelë, të padirekë, në një oqean të furtuntë, shumëballësh, ku të kaplon ndjenja madhore, e së “madhërishmes”. Përjetova, gjithë “odiseadën” e jetës të përshkruar prej autorit, në kërkim të një Itake, ku mbijeton ende, prehja dhe qetimi... Përjetova, Golgotën, ku autori, për të shumt-herën radhë, e ngjiti dhe e zbriti, si Sizifi, duke mbartur mbi supet e tij brengën, trishtin e papaqtë, në vend të shkëmbit, që përshkruan miti!.... Dhe këtë e bëra, herë me stomakun lidhur nyje... e herë me një frymëmarje të shpejtë apo aritmike... Romani, Letra nga Spanja, për mendimin tim, radhitet në morrinë e romaneve egzitecialistë... ku romancieri trajton temën e dashurisë prindërore për të mbajtur në jetë, atë që vetë solli në jetë... Dhe është ky, pikërish i biri, në një moment kyç, kur ekzistenca e tij kërcënohet, nga ajo “vdekje e bardhë” e substancave kimike, që në gjuhën e përditshme, jemi mësuar t’i quajmë “drogë”.


Adriatik Kallulli

M’u kujtua padashur, pedagogu im... (Ndjesë pastë!), kritiku i mirënjohur, Adriatik Kallulli, që n’a thosh, se temat e letërsisë, në gjithbotë, janë jo më shumë se njëqind... Si tema e luftës... Tema e dashurisë, tema e urrejtjes... e dhjetra të tjera.... Por, edhe pse temat janë, pak a shumë, të kufizuara, mbi kto tema është krijuar një art pafund, si ky i letërsisë. Pra gjithshka mvaret, nga këndvështrimi, nga përqasja që i bën autori temës, nga gjuha e lëvruar, nga figuracioni, ndërtimi i situatave, ndërthurja në mes tyre... etj, etj... Po t’a shikosh, nën këtë këndvështrim, romani Letra nga Spanja, i autorit Miho Gjini, ka një temë, jo pak të njohur, prej të gjithëve ne... Por mënyra e përqasjes së kësaj teme, këndvështrimi, gjallëria dhe stili me të cilën e trajton, zgjon tek gjithkush, ndjesinë se ky është një problem, që mund t’i ndodh gjithkujt... dhe, se sa e vërtetë është ajo thënie e popullit: Kur i dhemb barku komshiut, fillo dhe fërko tëndin, se shpejt apo më vonë, ka për t’ju dhembur edhe ju! Dashur, padashur, zbulova dhe idenë qëndrore, që për mendimin tim, përshkon romanin! Gjuha, e lëvruar dhe, që qëndis romanin, faqe për faqe: Eshtë gjuhë e zhdërvjellët, përplot figuracion, me një stilistikë, për t’u pasur zili. Karakteret dhe situatat e përshkruara në roman: janë gdhendur me stil të veçantë dhe rendin drejt zgjidhjes në mënyrë të natyrshme dhe pa e lodhur lexuesin, përkundrazi, të ngjallin “urinë”, gjatë gjithë leximit të veprës, të rrugëtojnë rendshëm, deri në faqen e fundit. Mpleksja e situatave në kapitujt e romanit, me introduktet, apo intermexot e shkurtëra, të krijojnë përshtypjen e së vërtetës së madhe, se koha është e pakohë, se gjithshka ndodh, në të përhershmen tani! Dhe është pikërisht ky çast, kjo tani, që e ndjek lexuesin, nga faqja e parë deri tek e fundit dhe, që të lë të hapur atë ndjenjë urie, kur ke mbaruar romanin krejt... Dhe, që të mos ju lodh edhe unë, me përshkrime dhe persiatje të gjata, po ju uroj thjesht: Paçi fatin tim... dhe lexim këndshëm! Uroj gjithashtu autorin: Jetë të gjatë, përplot shëndet dhe krijimtari të pafund, në artin mahnitës, të letërsisë!


28 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page