top of page

TRI POEZI


ree
MYSLIM MASKA


BUKUROSHJA E DROBONIKUT

Bukuroshja e Drobonikut

Kur zbret tatëpjetë

Dridhet Mali i Roshnikut

Flakë ndizen retë.

Unë e di ç’do thosh Osumi

Ç’do thoshte Kalaja

Çupëz moj, na çmende çunat

Bukurihataja…

BUKUROSHJA E KOLONAQIT*

Bukuroshja e Kolonaqit

Kur me zbret nga shkallët,

Nëpër palat e fustanit

Egjeu shkumonë dallgët.

Eh, … te kridhesha me tyre

Sa të shuaja dertin.

Jo më kot shëmben yjet

Dallgëve të detit…

· Lagje e pasanikve Athiniotë.

IDENTITET

Më mori për dore si një të verbër

Dhe më çoi larg,

shumë larg…

Dhe bënë kaq ngricë, dhe bënë kaq terr

Dhe s’di kush është,

dhe s’di kush jam!?…



2 Comments


mich.maska
Nov 01, 2020

Faleminderit i nderuar miku im Komi, per komentin e poezive te mia.

Absolutisht keni te drejte kur thoni: "Nje ngjashmeri e ndryshme"!

Sigurisht kane ndryshim. Por jo me kot keto dy poezi lirike i vura prane

njera - tjetres. "Qofshin te bekuara bukuroshet" - thoni Ju. Dhe une them

nje mije here te bekuara; sepse vetem te bukurat, te mirat, krushqite, njerezoret,

i bashkojne popujt, DHE SIDOMOS POPUJT FQINJE, dhe jo sharjet, fyerjet,

provokacionet, luftrat...( Te me fali lexuesi per meditimin, qe Ai e bene me mire se une).

Te perqafoj me mall i dashur mik. Myslimi.


Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Oct 31, 2020

Të emocionojnë këto imazhe vezulluese të bukuroshes së Drobonikut e asaj të Kolonaqit. Një ngjashmëri e ndryshme. E para bën si tërmeti të dridhet mali, të flakërohen retë, të këndoi lumi e gurët e kalasë dhe lajthiten djemtë. Tjetra (po shprehem pakëz me humor) vetëm me palat e fustanit ngre dallgët e detit, tek i cili yjet dhe Poeti hidhen e zhyten thellë të babëzitur (pa pyetur fare për rrezikun e mbytjes) që të shuajnë zjarrin e epshit.

Qofshin të bekuara bukuroshet!

Urime i dashur mik! Kurdoherë me shëndet të mirë e frymëzime! Kozmai.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page