top of page

Fatmir Terziu: N’Ditë Vere n’Elbasan

  • 8 minutes ago
  • 1 min read

N’Ditë Vere n’Elbasan

Fatmir Terziu

 

Kur prapë dielli n’Ditë Vere

n’Elbasan nalt rrezet shtron,

zemra ime nga larg si dikur here

kangën e vjetër prapë ma çon.

 

Due t’këndohet prapë qyteti,

si n’ato mote të parë,

ku n’çdo rrugë e n'sokak t’veti

fjala ndizte dritë e zjarr.

 

Shokë e miq, ma mbani zanin,

mos ta mbulojë koha me pluhun,

se n’këto vargje dihas Elbasanin

qet historia si n’kohë t’humbun.

 

Shpati zbret si n’kangë t’moçme,

malet rrinë mbi re tue pa,

kodra, brigje, fusha t’kolme

si kujtime që s’kanë nda.

 

N’Dumre prapë fryn era e lehtë,

n’Ullishtë karakaftja del e hesht,

n’Bobolle, n'Spahikorre ti zbret

si nji urdhën i Ditës s’Shenjtë.

 

Por ime rrugët mbi t'holla,

zana t’reja zbresin n'qytet,

e ndër zyra, libra e shkolla

veç sebepi si pemë n’jetë.

 

Kur t’kaloj ndër mote t’jetës,

nji dëshirë n’zemër m’mbet:

t’më kujtojnë n’kangë t’qytetit,

si nji varg që s’desh me u tret.

 

Se Elbasani s’asht veç vendi,

ku nji poet ka lindë dikur;

asht nji lule që mbin fshehti

n’zemra që e duen me nur.

 

 

Shënim: Le ta themi se motet dhe gjuhët, gjeografitë dhe largësitë, traditat dhe rekurset, ikin dhe vijnë sikurse diskurset.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page