top of page

Tre shkrime




Qazim Muska persiatje analitike për romanet "I FUNDMI I SHALËGJATËVE" dhe "TË NGJASHMIT"

1. Sapo e kam lexuar kete roman interesant. Si nga boshti i nje furke nis e tirret rrefimi qe perthyhet ne kohe dhe nderthurret me retrospektivat e kapercimet nga nje ngjarje ne tjetren, duke u kthyer serish ne pikenisje. Ka nje racionalitet perfekt te frazes, me nje leksik teper te larmishem, te vecante e te perdorur ne menyre koncize. I gjithe teksti eshte nje skaner i problematikave te kohes qe vijne permes nje ligjerimi te nderthurrjes se dramatikes me ironiken, te realizmit dhe surrealizmit, te fantastikes dhe mistikes ... Personazhe sa te cuditshem aq edhe absurde, te skalitur sa permes tipareve fizike aq edhe nepermjet nje psikologjie mentale qe perfaqesojne grupe dhe shtresa shoqerore pergjithsuar konvencionalisht te keto karaktere, pjella te atij konteksti historiko-social ne te cilen jane mbrujtur. Lenda jetesore eshte mjaft e begate, mbush harmonishem ngjarjet, veprimet dialogjet e meditimet, duke e bere leximin emocionant e terheqes. Te gjitha keto e te tjera shpalosin stilin e autorit, nje stil teper i vecante, i dallueshem qartazi e, po ashtu, teper origjinal.

2. E lexova edhe “Te ngjashmit”. Te njejtin mendim kam. Ke nje zhdervjelltrsi te mahnitshme ne rrefim, ne nderrimin e “skenave”, hyn e del nga nje ngjarje ne tjetren aq natyrshem, detajet jane nje stoli e arte per rrefimin tend, fantazia e pakufi, kompozimi lidhet aq perfekt e behet nje strukture pa nje ta care, leksiku, shprehjet, idiomat etj., jane pikante e te vendosura me efikasitetin me te plote ne vendin e kohen e duhur. Ka gjuhe mbi te gjitha, gjuhe te larmishme, geluese, shprehese. Te gjitha keto vulosin nje stil “made in Thani Naqo”, te pervecem! Pergezimet e mia te sinqerta!


3. TAKIM ME NJË LIBËR PAS 40 VITEVE KABINA E KUQE

sh, b. N. Frashëri, 1985,

QAZIM MUSKA

Do te nis nje foto te nje libri te hershem. Fleten e pare dhe te fundit nuk e ka, ia kane grisur, e nuk e kuptoj dot i c’ viti eshte. E gjeta diku dhe nuk me beri zemra ta lija aty, e bleva dhe tani e kam ne biblioteken time, kuptohet pa autograf. Do ta lexoj qe te kuptoj autorin e atehershem, se kete te sotshmin e di pak a shume. Kaq per sot, se e kam siguruar te kenduarit. Tung! Qazim Muska Po, Qazim, ky libër me tregime është shkruar në një kohë shumë të vështirë censure për të shprehur "ngjyrat e ndjesitë e shpirtit", porse edhe tani pas 37 - 38 viteve sikur ka shpëtuar ndonjë tregim pa u larushitur me idolkomunizma dhe kjo në sajë të kryeredakt. Sami Çabej që toleroi pasazhet erotike e realiste. Ishte koha kur sanksionova stilistikën e të shkruarit prozë. Veç ajo, stilistika, mendoj se më ka mbetur si një filiz i gjelbër për të ardhmen e të shkruarave të mia. Të falenderoj që e bleve dhe u përkujdese për këtë libër të hershëm. Shpresoj se do të të pëlqejë në aspektet estetike, sidomos stilistike, pavarësisht nga tematikat e sfondet e fshatit. Thani, nuk gjeta ndonje diference kushedi nga si i sotmi. Ne thelb ishe nje. Kuptova se i je larguar deri sa nuk ke patur me mundesi frymes se asaj kohe. Nese retushojme pak, po fare pak gjera, te cilat ishin taksa e kujtdo qe do te duhej te shkruante, me rezulton se je ne hulli te nje realizmi pa socializem, ose te nje realizmi ne socializem, por jo socrealizem. I kam lexuar tregimet me endje, sinqerisht. Stili pothuaj eshte i njejte, leksiku i treves nga ku nuk ke ikur as tani i larmishem, pershkrimet te thuketa, por edhe me fryme poetike, ndoshta ngaqe i ke perjetuar drejtpersedrejti. Jetesor dhe antiskematik qe atehere, vec kur te duhej te ishe brenda vijave te bardha, qe te nxinin jeten, sic thote Xhevoja. Edhe te”Vdekja e kulakut” qe mund te mendohet se eshte ne frymen e propogandes se atehershme shoh me shume realizem sesa skeme, sepse gjykimi nga sot i jep nje konteks te ri, realist, te besueshem, ngaqe u ke lene dore te lire rrefimeve, personazheve, situatave, pa teperi e me nje sens te dukshem racionaliteti, gje qe verehet edhe ne tregimet e tjera. “Kabina e kuqe” e gjen zgjidhjen te ndjenja e dashurise, jo te botekuptimi idelogjik, ndaj nuk e humbet vleren, “Rruga e shpreses se mire” eshte motiv sa historik aq edhe aktual sa i perket konflikteve shtresore, ndersa “Vdekja e kulakut”, qe per mua si rrefim artistik dhe si vlere estetike eshte nga me te miret. Me sjell ndernend “Vjeshta e Xheladin beut” te Kutelit, per nga qasja ideore. Bleva edhe tre libra te tjere dje, te disa autoreve qe kane shkruar ne ate periudhe, por jane shume te ideologjizuar ne krahasim me ty, jane propogande e gjalle, hartime pa kurrefare vlere. T’i shkruaj me zemer e sinqeritet keto, jo per lajka sepse mungesa e lajkave me ka bere keq si ne ate kohe edhe tani. Keshtu i dashur mik, te pergezoj pas 37-38 vjetesh pas botimit per kete liber. Por ndodh edhe keshtu! Nuk kam humbur kohe me kete liber, por kam marre kenaqesi.



88 views0 comments

Коментарі


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page