top of page

TRE POEZI NGA MYSLIM MASKA


TRE POEZI NGA MYSLIM MASKA

MJELMA

Vetëm, fare vetëm, vërtitem në shtëpi

Si në një kafaz, si në një burg.

Herë – herë flas përçart si në çmendi,

Herë them profeci si një murg.

Përballë pasqyrës – unë dhe ai “tjetri”,

Qeshim, zihemi, përleshemi gjer në vdekje…

Këtej unë i gjalli, matanë ai i vdekuri,

I bukuri dhe i vrari, brenda meje.

Dhe befas pasqyra më bëhet si liqen,

Si varr egjiptian më bëhet bota.

Unë notoj sipër si një mjelmë,

“Ai” zhytet poshtë si trastë me kocka.

Nuk e kisha parë rreth vetes sime

Litarin e tij, që më tërhiqte thelllë.

S’më more vesh njëherë moj vetja ime,

Ti kurrë pa mua nuk bëhesh dot mjelmë…

JETA

Një miliard herë të më thonë

“Vdekja është e bukur”

Aspak s’i besoj.

Një miliard herë të më thonë

“Jeta është e bukur”,

Njëlloj nuk besoj!

Sepse vdekja jetën merr me vete,

Sepse jeta djep dhe varr ka vdekjen.

KU RROJMË PËRKOHËSISHT…

Mbi universin e dijes dhe të çmendurisë së saj

Vezullojnë tek përplasen dhe vdesin kaq e kaq yje,

Sa ndjehesh si guak!

Dhimbje po se po, por mbushesh dhe me dritë.

Ç’është kjo mrekulli që qesh dhe qan brenda teje?

Me ç’ duket,

Dite të futesh në misteret e shpirtit e të mendjes,

Në misteret e universit e të hiçit.

Mos mendo se hiçi është Zero!

Hiçi është embrioni i çdo lloj filosofie,

Është protoplazma e jetës.

S’je njeri, as poet as filozof, as shkencëtar,

Po s’përkëdhele e s’të llastoi hiçi si një mace.

Hija s’është hiç, HIJA është gjithësia,

Siç është krejt GJITHËSIA një hiç!...

Një hije e mrekullueshme

Ku rrojmë përkohësisht…

3 則留言


mich.maska
2021年6月03日

I nderuar z. Gjergji! Inderuar z. Athanasiu! Falnderimet e mia te perzemerta per komentet e poezive te mia. Suksese ne krijimtarine tuaj cilsore.

Me shume respekt MYSLIMI.

按讚

sotir.mimi
sotir.mimi
2021年6月02日

Xing.

Të gjithëve na ka qëlluar të meditojmë përpara pasqyrës. Por një poet si miku ynë M.Maska, kuvëndon me . . ., "Tjetrin". Veçse ai e nis bisedën me 'të, si të shfletojë faqet e një libri që e shkruajnë të dy. Herrë "I marri", herë "Murgu". Fluturime të tilla për "Jetën" dhe "Vdekjen", poetit i shërbejnë si detaje poetike për të zbërthyer kontrakditën me vetveten ku teza froidiane, gjen vetveten.

Këtej unë i gjalli, Matanë ai i vdekuri,

( I bukuri dhe i vrari, brënda meje)

Të tria poezitë i përfshihin meditimi mbi poetikat universale.

Xing.

按讚

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
2021年6月02日

Të treja poezitë i përshkon përsiatja filozofike rreth mistereve të hiçit, botës,

jetës, vdekjes… Gjithnjë ka patur e do të ketë pyetje e përgjigje për to dhe lidhjet e mardhëniet që kemi. Është kjo një ndër prirjet e tua krijuese, i dashur mik, për të

depërtuar e zhbiruar sa më thellë nëpër labirintet e kozmosit shpirtëror të Njeriut

dhe zbulimin e poetikave universale. Përqafime dhe gjithë të mirat, Kozmai.

按讚

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page