top of page

Thirrja e gjakut



Shkrimi i historisë së kombit fillon te shkrimi i historisë së familjes dhe fisit.

(Shënime për ditarin dhe albumin fotografik të Gani Xh. Lloshit)

Nga Sakip Cami

Që në krye të herës, që në kapak të librit autori Gani Lloshi thekson se vendi i origjinës së fisit Lloshi që nga viti 1467 është Dibra e Poshtme.

Prof Xhevat Lloshi, pinjoll i këtij fisi mbi bazën e studimeve të Dhimitër Shuteriqit e vërteton këtë.

Më pas ky fis është vendosur në fshatin Zabzun të Dibrës.

Nga fundi i shekullit 19, fillim i shekullit 20 shumica e familjeve të këtij fisi u shpërngulën në zona më të buta fushore për jetesë si në Elbasan, Fier, Lushnje dhe Shkodër.

Në të njëjtën kohë është shpërngulur nga Zabzuni për në Elbasan familja e Ahmet Stafës, gjyshit të Qemal Stafës.

Me një ditar kujtimesh dhe me një album fotografish prej disa brezash, i mblodhi Gani Xh. Lloshi gjithë fisin e tij, gjithë nipërit, stërnipërit, mbesat e stërmbesat nga të katër anët e Shqipërisë dhe nga të katër anët e botës për tu takuar e për t’ju përgjigjur thirrjes së gjakut.

Violinisti i njohur me famë botërore Olen Çezari ka udhëtuar nga Italia së bashku me nënën e tij, stërmbesë e fisit Lloshi, për të marrë pjesë në këtë takim të thirrjes së gjakut.

Po kështu kanë ardhur nga Anglia, Gjermania, Franca etj.

Foto, përqafime pafund.

Thirrja e gjakut nuk njeh moshë, sfidon kohën dhe bashkon shqiptarët.

(Lagjja “Spahikorre” Elbasan ku ka banuar familja e Gani Lloshit në vitin 1920)



16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page