top of page

Telat e kitares


Dhimbjet e kitares Fatmir Terziu


… risqe të flakura nëpër qoshka me vrimat e frymëmarjes të zëna me maska edhe kur ke uri për oksigjen sytë lagen nga pentagrame të ngulura po ti shohësh mos ti shohësh janë miliona vite larg të qënit i tillë, mos vallë kështu e kanë risqet, mos vallë nuk je kurë i lirë?


Risqe që i vuan risqe që kurë s'ke për ti parë i sheh Zoti i Madh por një zot tjetër grabitqar më lakmitar i vë në hall je në këtë strofkëz të shtruar pa shkak nuk e di, vërtet nuk e di nëse e di, risqet janë si grimcat e oksigjenit këto ditë paguhen sa qimet e kokës kushedi.


Nuk i mbjell ajri risqet as kitaristi i qoshkës me kapelen e lypësit është inatosur edhe moti ndaj prishet nëpër ahengje bubullimash ka inat oksigjeni me kuletat që i bëri bombëlat kryefjalë në këtë pikë të jetës apo thjesht një zallamahi pa të vërtetat që i qoshkëzohen edhe të vërtetës.


Risqet s'janë babëzi nga tejana nuk janë thjesht bëzama që mbjellin varre me lotin në sy nga baba e nana dallohen edhe ato në tipare si leksione të dala nga inati i kohës risqet janë më shumë se sa pare që numërohen si qimet e kokës kanë zgjedhur qoshka të varfërish ku s'dëgjohen dhimbjet e kitares…



@terziu @poezi

26 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page