top of page

TAKSISTI SHQIPTAR I SYROSIT


Miho Gjini: TAKSISTI SHQIPTAR I SYROSIT

Ndodhem në ishullin grek “Syros”, i ftuar në një dasmë shqiptare dhe zë vënd në hotelin që gjendet nga fundi i shkallares së pafundme malore, të rrugës “Homeri”, i cili titullohet si vepra e të zotit: “Iljada”, nga ku numuroje vaporet e skafet e panumërt. Dasmën e bën në kuotën më të lartë të ishullit, 700 m. nga deti, Niko KOÇI, emigranti nga Piqerasi, në Kishën e Shën Parashqevisë, nga ku duket si një magji, nga avioni, qyteti i lashtë Ermopoli, i shtrirë në harkun e bregut e të malit si një anfiteatër gjigand… Ka qenë një trill i pronarit të anijeve, Zotit Martino, i cili ngriti këtu kishën e madhe të kësaj shenjtoreje, mbi ngrehinën e një kishe të vogël e të vjetër, po edhe një kompleks të jashtëzakonshëm, ku të bashkëjetonte frryma hyjnore me atë laike, si askurkund tjetër në shtetin religjioz grek. Dhe taksisti Niko Koçi, i biri i këpucarit Thoma Koçi nga Piqerasi, lindur e banues shumëvjeçar në Delvinë dhe tani në këtë ishull të Detit Egje, do të mblidhte këtu afro 200 persona, grekë e shqiptarë dhe do të bënte dasmën më të jashtëzakonshme që kam parë në jetën time, duke martuar të bijën Margarita, me te birin e një polici grek, Niko Baburaqin, tenikun e Frigoriferit, që ka jo vetëm emrin e tij, po edhe tabiatet, kur çifti do të mbante në duar, para “përfaqësuesve të Perëndisë” edhe një fëmijë, fëmijën e tyre 14 muajshe, Panajotin! Ngazëllimi i këtij emigranti dhe i bashkëshortes sarandiote Valentina Bobo, do të shumfishohej edhe në shpirtin e të gjithëve sa ishin aty, edhe për ngjarjen më të rënd të jetës së tyre, kur 20 vite më parë, Perëndia iu mori djalin e vetëm 15-vjeçar, në një aksident me motorr, po në Syros, po me këtë emër që ka sot vogëlushi, në këtë “sferë të lartë qiellore”, ku liturgjia do të ishte edhe ajo e jashtëzakonëshme, si një mrekulli misteri hyjnor, prej vetë Zotit, kur rriktheht njeriu, bashkë me një jetë të humbur tragjikisht. Nuk do t’i qeshte më buza vetëm këtij emigranti, tashmë nje qytetar i denjë i këtij ishulli, po edhe “mik zemre” i këtyre 200 personave që ishin mbledhur këtu e u rrihte zëmra po njëlloj. Ranë kambanat dhe e gjithë hapësira hyjnore u mbush me dritë. Edhe fekset e qytetit poshtë, në “këmbet e malit të xhveshur” e të përcëlluar nga rrufetë, që zbresin te limani i madhërishëm i Syrosit, llamburitën. Ndërsa të ftuarit e këtij eventi gjysmë religjioz e gjysmë laik, do të kalonin në pjesën e pasme të kompleksit, si ndër përralla, për t’u mrekulluar nga pamja e syve, me tryeza të bardha, shtruar me të gjitha “takëmet e mbretit”, me verërat më te mira e mishin e pjekur, për ta ndjerë të tejkaluar “kupën e helmit” në mrekullitë reale të jetës, me rikthimin e një jete të humbur, kur troket gëzimi përsëri!

Dhe vjen një ditë, kur njeriu i arrdhur nga larg, me gjithë hallet qe mbart mbi shpinë e brenda shpirtit, bëhet pjestar i atyre njëzet mijë banorëve që ka ishuulli… të cilit tashmë, i njeh edhe rrugët, edhe njerëzit… Kur punonte si bojaxhi, furça e tij i ka kaluat thuajse të gjitha muret e shtëpive të bardha në Ermopol, që është kryeqendra e ishullit. E, kur mori timonin e taksisë, i rrahu të gjitha arteriet, rrugët e sheshet e ishullit, me fshatrat radhë-radhë: Galissas, Foinikas, Manna, Kini dhe Posidonias. Ai manovron tani lehtësisisht edhe në rrugicat e ngushta të Ano Syros, të ndërtuar nga Venecianët. E do të gjejë kohë t’i hedhë sytë edhe nga maja më e lartë e këtij qyteti të dytë për nga madhësia në ishull, për të soditur ishujt Tino, Delos, Mykonas, Paros, Andros e Naxos, të cilët hapin një panoramë magjepsëse. Për t’u rikthyer përsëri në stacionin e parë të taksive në Ermopoli, pranë bashkisë së ndërtuar që në vitin 1821, që të lë “gojëhapur”, nga jashtë e nga brenda, për arkitekturën elegante të italianit Çiler, i cili i ndërtoi shkallaret fantastike, thuajse në ajër, pa struktura banale betoni, qysh para 200 e ca vitesh! Pikërisht aty, ku ndodhet edhe Pjaca e “Andrea Miaulit”, e Admiralit Arvanitas që e fliste shqipen e anglishten, si gjuhën e mëmës e nuk dinte asnjë fjalë greqisht, me përjashtim të firmës që duhej të vinte nëpër shkresa, njeri prej heronjve të Revolucionit të 1821-shit, zemra e të cilit mbahet në një kuti argjendi në Ministrinë Detare Greke… Ky ishte edhe sheshi kryesor i kryqendrës së ishullit, ku rreshtoheshin të gjitha taksitë dhe, shoferët grekë, flasin me respektin më të thellë për taksistin shqiptar. Mihali Riguci, taksisti vendas, më thotë se “e kam për nderë që kam një koleg si Niko Koçin”! Ndërsa shoferi veteran Janis Vukuraqis, që ishte i ftuar edhe në dasmën e shqiptarit, tha se “kishte rilindur edhe një herë aty, përmes nje atmosfere të ndezur miqësie e dashurie”. Po kaq i emocionuar do të ishte edhe miku i tij grek Theodhori, i aksidentuar, që u dënd me verë në një tryezë, bashkë me mua shqiptarin dhe që, kishte gjetur në personalitetin e këtij njeriu të pazakontë: “karakterin e një vëllai shumë të dashur”… Sepse është dashuria njerëzore që buron nga ky njeri që kishte ardhur nga larg, vërtetësia e karakterit dhe thjeshtësia njerëzore, që e kishin bërë tërësisht të tyre. Po ai nuk erdhi këtu i vetëm, po me bashkëshorten e thjeshtë e të bukur, sarandioten Valentina Bobo, tek udhëtonte atëhere përditë, nga Delvina në Sarandë e vërshëllente këngën për vajzat e bukura te këtyre anëve, për të cilat përgjërohej edhe Bilbili i Himarës Neço Muko, pa e ditur akoma se edhe ai do të dashurohej e do të përgjërohej për Valentinën, më të bukurën vajzë, të palodhurën e të pakursyerën, në të gjitha punët që i dalin përpara e për të ngritur në këmbë jetën! Po edhe në përballjen e sfidave të saj të pamëshirshme! Ama, duke patur në krahë tashmë, të bijën e shkolluar, tani sekretare në një Frontistirio të Gjuhës Angleze, e cila e bashkoi jetën e saj me atë të qytetarit grek Niko Vuvuraki.


Diçka e rrallë në jetën e familjes dhe në karakterin e taksistit Niko Koçi, si vlerë e shtuar, është pa dyshim edhe natyra e tij hokatare, gazmore, bashkë me kulturën e një komunikimi miqësor, me cilindo klient, me përpikmëri e korrektesi në pergjigjet ndaj tyre dhe me etikën aq të domosdoshme. Po edhe i pagjumë kurdoherë ky njeri i çuditshëm, me “syrin hapur” si të lepurit, kur shtrihet të flerë “pesë minuta” e nuk flë dot fare, duke mbetur gjithë ditën e perëndisë në timon!… Po jo pak herë vijnë në taksinë e tij edhe shqiptarë të emigruar, tipa të veçantë, që “hiqen sikur çoç janë!”, si te ishin kombësi të tjera (!) e jo më me atë të tyren, (që u leu kokën”!), si shqiptarë,-gjë që taksisti ynë e pikaste menjëhere e i siktiriste! Dhe vetëm atëhere, do të fillonte shpotitja e tyre, deri në qëndrimin më të rreptë të një prindi, kundrejt mirësjelljes e frymës qytetare. Pa e kursyer, hera-herës, edhe gjuhën satirizuese, thumbimin elegantë, rengun, dhe “shigjetimin”, me proverbën e e merituar shqiptare… Se u duhet të jenë e të mbeten shqiptarë, kudo e kurdoherë, krenarë e kryelartë, si edhe të parët tanë që kanë jetuar atje e këtu, si admirali i këtij vendi, Andrea Miauli, që i dha emrrin këtij sheshi kryeqytetas e për gjithë Greqinë, dhe që e fliste shqipen, jo vetëm me luftëtarët e tij, po edhe në shtëpi e gjetkë, deri ne Parlamentin Grek të asaj kohe… Dhe Niko Koçin, prandaj edhe e duan, si shqiptar shumë të dashur e korrekt që është, po edhe me atë dasmën e shkëlqyer që bëri në Syros, atje, në mesin e Detit “Egje”, aq afër perëndive të qiellit! Syros, 12 korrik 2021.

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page