top of page

TAKIMI ME VETVETEN


TAKIMI ME VETVETEN


Nga Medina Pasoma


Sonte do të ulem përballë Dhe do të çmallem me qiellin e syve tu Nën këtë qiell të hapur Druaj se në mes meje dhe teje fjala është e tepërt Dhe të gjitha këngët e botës në paqshin emër, kjo e jona do mbetet pa të

Rrugët që të duken më të gjatat merri, ik dhe largohu Tento t’i bartësh në strajcën e maskimeve gjurmët e tua të fshehura Gjuaji në to të gjitha buzëqeshjet e rreme, shpresat e kota, përpëlitjet e vona Ëndrrat e parealizuara lëri të qeta nën rrahjet e fundit të ataktit të realitetit Në ndërrosh mendje, qëndro, ndaç shtriju nën petkun e zhveshjes së shpirtit Ndaç përballë botës dil, shikoje si mal, godite për vitet e shkuara huç Se mjaftueshëm i mbushe stacionet me bollëkun e mungesave Veç sonte, mos e shkrij veten në tentim të gjetjes të fjalës së bukur Ato që ëmbël tingëllojnë për dedikime zemre Le ta thotë një fjalë dashuria sonte për ty, se ti mjaft ke folur për të Duke e mbajtur sirtar në bebzën e syrit Dhe mjaft ke ndërtuar ura në mes të shkallëve Dhe i ke parë kulm gjërat që s’kanë qenë as themel për strukje

Mos, ta forcosh dorën që të dridhet prej emocioni sonte mos tento As rrjedhën e valëve të trazuara të zërit mos ia ndërro Botës mos i shpërndaj trëndafila, kur ti ende je në pritje të filizit të ri Ndal së hapuri dyer e dritare, në kërkim të një pamjeje Në paqsh zemër, dil para pasqyrës së shpirtit Veç soditi thellë dy detërat që në to bota noton Në kafazin e ndjenjave të fshehura, lexo mirë fjalët e pathëna Të humbura i ke të gjitha qoshet e tradhëtisë ndaj realitetit Sepse i verbëri mund mos ta sheh ngjyrën, jo mos të thellohet në ndjenjën

Humbi drejtimet, flaki të gjitha teoritë, rinisi të gjitha përfundimet Harta e zemrës do të jetë udhërrëfyesi që mban të gjallë frymën e kësaj jete Dhe sonte, zhveshe shpirtin prej fustanit të lulëzuar me gënjeshtra Sepse barra e universit mbi supe nuk largohet ndryshe Veçse kur ta takosh veten…

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page