top of page

TAKIM VIRTUAL ME SHOKUN SHEKULLOR



Nga Luan Çipi

Tani, që krejt u ngujuam

Me frikë nga koronavirusi,

Rreth kompjuterit u bashkuam:

Punë shkrimtari, rol mësuesi.

Po ta shpreh Ty, se të dua,

Jemi miq me besa-besë,

Tetëdhjetepesë vite, shkuan,

Në shekull, po marrim pjesë.

Desha t’i drejtohem së pari,

Shokut tim të preferuar,

Për vëllamin, Niko Gjyzari,

Dy, tri fjalë kam rreshtuar:

Fillo shkruaj historinë,

Nga ke ardhur-ku po shkon,

Se të rinjtë që venë e vijnë,

Për çka shkoi, s’u bëhet vonë;

Disa burra moshatarë,

Rrojnë me një tjetër mendim,

E shtyjnë kohën duke sharë,

Nuk gjejnë çast për meditim;

Ca nga shokët, kanë mërguar,

Dhe shijojnë botën e madhe;

Të tjerë, me baltë mbuluar,

S’u dëgjohet fryma fare.

Asnjë ditë mos rijmë pa shkruar,

Kohën kot, s’ka pse ta grisim,

Përjetojmë vitet e shkuar,

Faktet, ngjarjet i rendisim!

Të shkruajmë për katragjyshin,

Gjyshin, prindërit që nuk rrojnë,

Për gabimet që na prishin,

Për mirësitë, që na nderojnë!

Për gratë e burrat shqiptarë,

Që për vendin rranë theror,

Luftëtarë e dijetarë,

Për heronj e për dëshmorë!

Për shokë, miq e farefis,

Për djem e vajza nga Vlora,

Për xhinden, që u bë mis,

Për trimat, që ja bënë fora.

Kovidi nëntëmbëdhjetë,

Veç na nxit, kur na ngujon,

Do shkruajmë sa të kemi jetë,

S’ka virus që na ndalon!

Tiranë, më 1 Prill 2020

18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page