Të pathënat për bularatasin Arqile Boti:
një nder nga Mehmet Shehu dhe një ofertë nga Sali Berisha
Për herë të fundit e kam takuar me 4 gusht të 2006 në shtëpinë e tij të vendlindjes Bularat.Më lidhi më të vendi ku kish punuar në Librazhd, ku në të njejtin vend punova edhe unë si arsimtar. Historitë për të dukeshin si fantastike, si legjenda. Kurioziteti me shtyu qe ta takoja këtë njeri enigmë.Dhe arrita ta takoj disa herë dhe të mahnitem nga dijet e tij në mjekësi dhe peripecitë qe kish kaluar. Nuk e dija qe ky do të ishte i fundit. I ‘pakapshmi’ dhe i ‘shumëkërkuari’ do të binte në ‘kurth’ atë ditë dhe do t’i haja ca kohë nga koha e tij e shtrenjtë për të bashkëbiseduar ca si tepër, se e gjeta në ‘orë ‘ të mira Ishte ulur në verandën, i përhumbur duke rufitur kafen me endje. Në krah të tij edhe vajza e tij, Loreta, qe tregonte dobësi për fshatin e babait të saj. -Si s’e moren vesh qe erdhe, se s’do të kisha radhë. Do të më percillje prapë, e hajde të zihesha me drejtorin tim të gazëtës. Ai qeshi shumë çiltër. -Nuk e shikon qe më solle katër veta prapa?As kafen s’më latë ta pi rehat..Edhe në Qukës qe punova, edhe ti atje. -Të ndjekim gjurmët në Tiranë,shkojmë në Glifadhë të Greqisë.me se fundi të kapem këtu në Bularat - Kush nuk vlerëson dhe dashuron marrëzisht fshatin e tij, nuk di të vlerësoj asgje.Kam dobësi të veçantë për fshatin tim dhe vij shpesh , marr edhe vajzën, ta dojë edhe ajo.. Siç e shikon e kam rikonstruktuar. Ishte edhe amaneti i nënës sime. Sa më shijoi kafja këtu në verandë me flladin e fresket.Jo vetem vij shpesh, por bëj edhe shumë vizita. Si të mos i sherbejë fshatrëve të mi dhe fshatrave perreth? – Më habit shifra e madhe e pacjenteve qe kish vizituar deri tani ky kolos mjek me atë përkushtim:gati gjsmën e Shqiperisë dhe jashtë shtetit: 2 milionë e 500 mijë. Jeta e tij i ngjan një aventurë të rrezikshme. Peripecitë e tij janë aq interesante. Ka miq në terë Shqiperinë dhe jashtë kufijve të saj, mjeku qe gdhihej në mal për të mbledhur bimë mjekësore, , qe provonte ato në trupin e tij, qe i zhytur në studime s’kish kohë as të rruhej, ai qe kurrë nuk eci me hap të ngadaltë,por gjithmonë duke nxituar ose gati me vrap. -S’ka kënaqësi e lumturi më të madhe kur bën pas 17 vjetësh ta mjekosh çiftin dhe të lind fëmijën e tyre. Kjo ndodhi në Përrenjas. Kur u martua djali i tyre dentist, unë isha kryedasmori qe morem nusen.. Gjithë jeta e këtij mjeku është e mbushur me historira të tilla qe të duken,gati-gati të pabësueshme. Në bllokun e tij ai ka shenuar mbi 420.. Tashë se jeta e tij i ngjan një aventurë në det ku sa herë dallgët e fundiosen për ta mbytur, ai prapë dilte mbi siperfaqe.. Gjithnjë fitimtar.. Ai flet gati si me vete: -Xhelozia në mjekësi është me e keqe se ajo e nuseve brenda në një shtëpi.-dhe pasi heshti pak shtoi, -Mua më shpëtoi nga burgu Mehmet Shehu,ish-kryeministri i Shqiperisë, se i vlerësonte njerezit e punës.Dhe tre herë të tjera rrezikova. Katër ministra, qe s’dua t’ua permend emrat, paten një fund të hidhur.Arsyeja:jipja receta për ilaçe qe gjoja s’gjendeshin në Shqiperi, bëja ilaçe me bimë mjekësore, dhe më quanin sharlatan se u nxirrja bojën disa pseudomjekëve dhe bëja eksperimente në trupin tim. Nuk dua t’u hyj ketyre historive... Kur më vdiste ndonjë fëmijë i vogël, dhe s’ishte faji im, se fshatrat ishin të izoluara, më lajmeronin me vonesë, rrugët ishin të largëta dhe të veshtira( dhe punova 20 vjet në këto fshatra malore), atë ditë unë s’vija dot një kafshatë në gojë dhe lotoja.Mjeku nuk është thjesht një teknik, ai duhet ta ndjej. Me keqardhje them se disa mjekësinë e kanë kthyer në biznes, harruan Hipokratin’ Suksei i Arqilesë ishte 80% në sherimin e semundjeve dhe ishte i kenaqur.’Vetem zoti ka sukses 100%’-më pohon.Arqilea i jipte rendësi sherimit me bimë mjekësore,se gjithshka është në natyrë.Studionte dhe praktikonte mjekësinë arabe, kineze dhe indiane.Bile ka 5 libra në dorëshkrim.për mjëkësinë.Nënvizonte se kjo ishte shtrirë dekada e fundit në Amerikë, në Agli, gjermani e Francë.Bile amerikanët kanë një fabrikë e bimeve mjekësore në Indi e quajtur HIMALAJA nga ku importohen bimë mjekësore nga gjithë bota. Atje porosiste edhe ai plus ato qe siguronte në vend. Ai kishte menduar të ngrinte një të tillë edhe në Tiranë, por s’e realizoi dot.Lidhur më këtë ai më solli një episod ‘Isha në SHBA në një simpozium për mjekësinë..Një miku im , profesor më thotë-Te nisa një dhuratë për në Tiranë. –Ç’dhuratë ?–e pyeta. –Është suprizë- më tha-kur të kthehesh në Tiranë shikoje. Dhe ç’ishte kjo dhuratë thua ti: Një kuti e amballazhuar bukur me sherbel dhe disa shenime për të. Bile në nje nga ato lexova:Grekët e lashtë thoshnin: kush ka sherbel të mbjellë në oborr, nuk ka vdekje..Qesha. I dergova një mesazh: Ky sherbel është i vendit tim’’ Kur e pyeta nese i pelqente politika , ai më tha se i kish propozuar Berisha për deputet në Yzberisht të Tiranës. Sgurisht , nese pranoja do të dilja, por mjekësia është xheloze dhe nuk të lë të merresh me punë të tjera. Te jesh deputet duhet ta mbash premtimin.Nese jo, je hiprokit, mashtrues. Unë nuk doja të isha i tillë siç janë deputetet tanë . Janë të papjekur.
Comentários