top of page

Sy…, si “vezë laraske” tek narrativi i Thani Naqos

Updated: Jun 3, 2020


Sy…, si “vezë laraske” tek narrativi i Thani Naqos


F. Terziu

Gjithnjë jetërat kanë pasuar jetën. Ka ndodhur kështu, se njerëzia, besonin tek e nesërmja, se jeta Njëshit, kontrollon jetërat. Gjithnjë e nesërmja është për jetërat, se jeta ata, pra njëshat, e dinë jetohet atëherë kur duhet jetuar. Të tjerat, jetërat janë një fenomen, që vjen dhe sedërtohet si i tillë, qoftë dhe me nofkën e ngjizur, qoftë me misionin e stisur. Në këtë rast narrativi i Thani Naqos, duke përdorur të dyja, di të qepë me gjilpërën e ngushtë dhe me perin e trashë. Qoftexhiu di të nakatosë jetën, dhe Nofugjerët dinë të ndihen për jetërat. Paraja dhe qoftet kanë një rol të ndërmjetshëm, ndërsa qoshet, si gurë të punuar nga mjeshtrat, vajzat që nuk kalojnë të gjashtëmbëdhjetat, (Vajzat e fisit të Nofullgjërëve i kërkonin për nuse pa mbushur ende të gjashtëmbëdhjetat) shkojnë aty ku mesazhi gjen pikën kulmore “na gërryejnë” zorrët. E pas kësaj “Pikërisht atë çast erdhi makina e Degës së Brendshme. Arrestuan Kryenofullgjërin dhe dy të tjerë. Nofullgjërët kyçën gojat, ulën kokat dhe shtrënguan rripat.”

Në këtë narrativ të Thani Naqos, që në fillim gjuha e përcjell filozofinë si një provë e një populli, ku kuptohet dhe jepet ajo është se si sillet ndaj të vjetrës. Është e lehtë të duash fëmijët. Edhe tiranët, edhe diktatorët bëjnë që të dashurohen fëmijët. Por, përzemërsia dhe kujdesi për të vjetrën, për atë që mbetet në një kënd të traditës si aspekt i një bollëku, i një pasurie me mundin dhe djersën tënde, janë pasazhet e një mjedisi të pashërueshëm, të pafuqishëm janë minierat e vërteta të arit të një kulture, ku me një frazë kuptohet qartë: “Godet me grusht mbi banak dhe thërret: - Botë kapitaliste e mbushur me çudira!” Kjo ishte lidhja me jetërat, se jeta e qoftexhiut, atij që bën “punën e dyfishtë” ndaj njeriut, edhe si qoftedhënës, edhe si “zëdhënës” i turpshëm, gjithnjë mbetet jeta që kalon nga gjilpëra e hollë me fijen e trashë, fatin e njerëzve punëtorë, që dinë të ushqehen, që dinë të prodhojnë, që dinë të punojnë dhe jetojnë, që dinë të dashurojnë.

Narativi “NOFULLGJËRËT”, pikërisht këtu shkon të stilohet në shkollën tipike të Naqos, ku aty tjerr gjuhën e hollë të zonës, dhe na jep arsyen ku duhet të ndalemi, të rilexojmë e të kuptojmë qartë: “Ato janë të forta, si mushka, enkas për punë bujqësie, - thoshte nëneja. - Janë të shëndosha, me vithe të gjëra dhe qumështore. Pjellin çdo vit dhe burrat e tyre mburren se janë më të lumturit në botë, Ah, sikur të më sjellësh në shtëpi një nuse nga fisi i Nofullgjërëve, - më kishte nxitur disa herë nëneja. - Shtëpia do mbushet me nipër e mbesa e unë do porosit kallajxhiun të më bëjë dy tepsi të reja për lakrorë, pispili e petanikë, por edhe një tavë enkas për piperka e domate të mbushura me oriz e kumbulla. Vajzave të fisit të Nofullgjërëve, - shtonte nëneja, - u qesh fytyra, gjë që mua më pëlqen shumë. Do t'ia marr këngës e valles edhe kur të bëhem plakë e të ec me bastun.”


Narrativi di të ndalet tek jeta, di të jetojë jetën, edhe pse diku supozohen jetërat se ka fis tjetër Çakërr, ku nusja do të jetë çakërre, por ka edhe Nofullgjerë, që ushqimi dhe e ngrëna i bën dyfish të zotë, si sharrëxhi, si ushtarë, si mullixhi. Por edhe si njerëz të fjalës së lirë:

“Nuk kam forcë të ngre gurin qosheli,” – sokëlliu njëri nga muratorët.

“S’mundem të tërheq sharrën zhakë,” – kishte pasuar e thirrura e sharrëxhiut që kishte fituar bastin me patatet e zjera.

“Nuk do pjellim më fëmijë,” - klithën njëzëri nuset e reja.

“Na gërgërijnë zorrët ditë e natë.”

“Na mbinë në bark domatet e lakra turshi.”

“Eshtrat na kërcasin sikur i kemi prej shtogu,” – tha Kryenofullgjëri dhe kishte shkundur çibukun në pëllëmbë të dorës.

Pikërisht për këtë liri të gojës, vjen Makina e Degës së Brendshme dhe…:

“Atëherë dallova se qoftexhiu syrin e majtë e kish të larushitur si vezë laraske. U kujtova edhe se im atë kishte trokitur në portat e fisit të Çakërrëve, por Çakërrët nuk pranuan të më jepnin nuse, jo se fshati im ishte në majë të malit, unë isha dy metra i gjatë, por për shkak të nofullave të gjëra.”


Vezë laraske, natyrshëm shkon aty ku vetëm jetërat ndalen të marin frymë, të kuptojnë se jeta e tyre kalon me atë gjilpërë, me atë fije peri të trashë, në atë vrimë. Në atë vrimë duhet vetëm sy si vezë laraske. Të paktën kështu i quante themeluesi i Siberisë së kufomave masive, ata që ishin syri i mprehtë dhe vigjilenca e proletariatit. Se emri i vetë laraskës ka dy pjesë të dallueshme. “Larë”, që në jo pak kultura do të thotë të larushesh dhe i referohet larushjeve të ndryshme dhe nganjëherë të vazhdueshme të vetë racës. Jo më kot populli ynë nuk e thotë, “ke tru larske” dhe në jo pak zona thuhet “mos zgërvidh sytë si vezë laraske”.

69 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page