top of page

Stefan Martiko: RRETHI

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Poezia “Rrethi” e Stefan Martikos është një tekst i shkurtër në përmasë, por i gjerë në hapësirën e mendimit. Rrethi këtu shfaqet si një metaforë ekzistenciale: njeriu largohet, kërkon, prek të panjohurën, madje arrin deri te “toka e hënës”, por në fund rikthehet te vetja, te shtëpia dhe te misteri i fillimit. I bukur është kontrasti mes kozmikes dhe të përditshmes, mes hapësirës së pafund dhe korridorit ku pasqyra sheh njeriun “duke qeshur”. Pasqyra bëhet kështu një dëshmitare e heshtur e kthimit te vetvetja.

Martiko e ndërton poezinë mbi idenë e një filli kozmik që na mban pezull dhe na detyron të rikthehemi. Është një fill që mund të lexohet si fati, kujtesa, dashuria apo vetë lidhja e padukshme me ekzistencën. Në këtë kuptim, “Rrethi” është një poezi për udhëtimin dhe kthimin, për dëshirën njerëzore për të kapërcyer kufijtë dhe për pamundësinë për t'u shkëputur plotësisht nga vetja. Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron bukuria e saj: edhe kur arrijmë hënën, mbrëmja na thërret përsëri në shtëpi. (F.T.)



Rrethi


Një rreth që më mbylli në

Mbrëmje sërisht brënda

Vetes nga thembrat majat

Dhe u ktheva Në korridor

Pasqyra më pa duke qeshur

Më fatlumët janë ata që

Prekën tokën e hënës por

Rrethi u ngushtua për shkak

Se zbuluan fillin kozmik që

 Na mba varur për t'u kthyer

Në mbrëmje te shtëpia

20,7.26

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page