Dossier 1. Kur arkitekti Arben Meksi dhe grupi projektuesve hodhën firmat për objektin:stacioni i trenit, vendodhja Vlorë,rruga "Adriatiku",projektuar dhe zbatuar nga vetë arkitekti i objektit në vitet 1983-1985 me konstruktor ing. P. Adhami, rrjeti hekurudhor në Shqipëri kishte përshkruar dhjetëra km.Ç’praj asaj kohe dhe tri herë në kufirin e një dite,treni dhe vargu lidhës i dhjetë vagonëve,bujte në këtë stacion, në qytetin e Flamurit.Mirëpo për kureshtje çfarë përmbante objekti,që priste dhe përcillte trenat?Objekti ishte konceptuar me një vëllim të plotë horizontal,me dy kate pa thyerje të tepërta,me linja te drejta ku funksioni reflektohet ne forme me një theksim n pjesën e hyrjes kryesore. Në hollin kryesor, shpjegon arkitekti Arben Meksi,ndodhen shërbimet për udhëtarë,e cila ka lartësinë e dy kateve (më e madhja e stacioneve në vendin tonë) është orientuar me gjerësi nga ana e personit. Për zgjidhjen funksionale është patur parasysh që rruga shesh-stacion-person të jete sa më e shkurtër dhe pa pengesa. Dalja e pasagjereve,që vijnë me tren bëhet përmes një nënkalimi në pjesën veriore të godinës. Në katin e dytë ndodhet restoranti me kuzhinën dhe një bar i hapur. Të dy këto mjedise shikojnë nga salla e udhëtarëve. Interieret janë zbukuruar me vepra arti, mozaik, pllaka të derdhura gipsi. 2. Mirëpo çfarë ndodh sot pas 25 vjetësh dhe kujt mund ti hyjë në punë kjo godinë?Duam të niset treni për në qytetet të tjera të këtij trualli dhe pyesim:çfarë orari ka,ku ndalon në ç’stacion,kur mërin në kryeqytetet etj, etj,mirëpo përpara të gjithë këtyre pyetjeve e gjej një gjysmë përgjigje,të një sentencë e folklorit:Në të vërtetë :A ka tren, që niset apo jo?Në fakt, binari që në është caktuar për të qëndruar treni ynë ka vite që ekziston , dhe treni vjen në këtë qytet duke tërhequr branë një mballomë të vjetër, që quhet lokomotivë. Ngase edhe vet trasenë e trenit e kanë mbuluar shkurret. Të gjithë sytë i hedhin veç nga treni,po binari ynë që rri e pret dhe ne kaq vite në pritje,për të shkuar si qytetarë evropianë më shpejt dhe më komod, nuk po arrihet një ditë. 3.
Udhët tona të hekurta Meqë përmendën trenat ,këto mjete të lëvizshme me shina, vendi ynë ka një përvojë të hidhur. Trenat në këtë vend filluan të lëvizin vetëm atëherë në keto vite‘:7nëntor 1947 : Durrës – Peqin23 shkurt 1949 : Shkozet – Tirana22 dhjetor 1950 : Peqin – Elbasan – Krasta / – Cërrik7 maj 1963 : Vora – Laç13 tetor 1968 : Rrogozhina – Fier20 mars 1972 : Krasta – Librazhd10 mars 1974 : Librazhd – Prenjas9 mars 1975 : Fier – BallshJuli 1979 : Prenjas – Pogradecprill 1981 : Laç – Lezha25 janar 1982 : Lezha – Shkodra (Trafiku i mallrave që me 11 nëntor 1981)11 janar 1985 : Shkodra – Han i Hotit.14 tetor 1985 : Fier – Vlora (Trafiku i mallrave deri Narta që me janar 1985)Fundi i viteve 1980 : Milot – Rrëshen, pasi,rinia e këtij vendi ndërtoi më parë udhët e këtyre trenave .Evropa plakë kishte vite, që mbante të instaluar jo vetëm trenat, por edhe tramvajet,vetëm këtu për çudi në këtë truall të lashtë ,trenat erdhën vonë dhe punuan vetëm për një sistem ekonomik të caktuar. Treni(dekovili) Vlorë Selenicë Ky dekovil fillonte nga Vlora. Ndahej në dy vija të ndryshme. Vetëm dekovili Selenicë - Skelë bëri një përjashtim. Më 1926 qeveria shqiptarë ia dha koncesion shoqërisë së Selenicës riparimin dhe shfrytëzimin e këtij dekovili. Për këtë koncesion shoqëria pagoi menjëherë 100.000 lireta. Linjat Vlorë-Selenicë dhe Vlorë-Kotë, u ndërtuan për nevojat strategjike të ushtrisë italiane të pushtimit, por edhe për të shfrytëzuar resurset e mëdha ekonomike në zonat që përshkonin. “Linja e dekovilit Vlorë-Kotë, ka funksionuar deri në vitet 1950-1960-të, ndërkohë që deri në fund të viteve 1980-të, funksiononte dekovili Vlorë-Selenicë, që stacionohej në një pikë në afërsi të portit të Vlorës, në Skelë dhe që hynte në qytet përmes një tuneli në Qafën e Babicës. 3. Trenat shqiptarë janë trenat më të lodhur të botës. Binarët ku nisen dhe stacionet ku ata qëndrojnë janë kandisur në ca sheshe plotë ferra. Trenat nuk janë më në modë, në këtë vend. Në Perëndim trenat, janë një alternativë e mirë transporti,veç në këtë vend jo. Shpejtësia e tyre është lemeritëse dhe mundonjëse. Dikur trenat fundit qëndronin edhe nëpër ca fshatra të vegjël ku kishte stacione të vegjël, që sot nuk ekzistojnë më. Ka edhe një shkak tjetër. Përse trenat nuk nisen nga Tirana, për në qytetet të tjera? Mirë do të qe,por ka një pengesë të vogël :në Tiranë nuk kë më as tren dhe as stacion .Në qytetin tonë sikurse nëpër disa qytete të tjerë treni niset e soset i trembur, se mos i thyejnë xhamet,se mos këputet ndonjë binarë, se mos i pret udhën ndonjë maqinë, se mos i zënë udhën me ndonjë ndërtim. Nëse nuk investohet në këto udhë të hekurta gjendja ashtu si 20 vjet ,kjo do të jetë. Një ditë të jeni të sigurt, do jetë afishuar orari i trenave, që nisen nga lindja drejt perëndimit, ai orar do të gjendet në çdo stacion treni të Evropës plakë dhe uturima e tij do na zgjojë çdo mëngjes edhe në qytetin tonë. Deri atëherë nëpër dhëmbë do të mërmërisim duke kujtuar shprehjen :Treni nuk niset më në oren pesë...
Comments