top of page

SORKADHJA E VRESHTAVE


Vullnet Mato

Kisha vendosur, i përbetuar, mos përdorja më, asnjë pije. Mendjen, burim të kulluar, ta kisha për vargje dashurie. Por një sorkadhe qafëgjatë, zbritur vreshtash, mbi korije, më erdhi në tryezë, një natë, më shtroi orgji vere e rakie. Në fillim nuk pranova të pi, të mbaja betimin e burrit. Por ajo, me frymën si veri, menjëherë më ngriu trurin; Lëshoi mbi tryezë, një mjegull, nga gjethe të ngrohta gushti, m’u ngjit pas trupit, si pjergull, më mbuloi, me bistakë rrushi. Më afroi gotë, të vetën buzë, ku pikoi verë të bardhë, gjiri, ma përndezi trupin shpuzë, më verboi, me vetëtima syri. Më lëngëzoi, buzët e thara,

më përgjumi qepallat e syve,

duke u përdredhur, si ngjala,

na rrokullisi në mëkat të dyve.

Mendja e burrit është me vida,

të mos doja, t’i thosha, “mos!”,

ajo duart-pinca, buzët-kaçavida,

kur të dojë, trurin ma zhvidhos.

Tani ma bën“bromp!”përherë duke më thënë: “Kështu të dua, të zbrazësh gota plot me verë, të më puthësh me zjarr, mua!; Ç’të duhen vargjet që shkruan, të hash me lugë floriri, bosh, vera ime, krejt ëndrrat i shuan, realitetin e ëmbël të jetosh!...”

Vrava mendjen një copë herë, të nxirrja poezinë nga shpirti,

apo atë, me të ëmblën verë?

kur të dyja, të shtrenjta ishin!...

Por, zemra e saj, fole e ngrohtë, me ca pupla të buta, kanarine, kish marrë peng, thellë në gjoks, ku s’e nxjerr dot, zemrën time; Dhe më drithëron, më pjek si prushi, sa bie mbrëmja, deri në mëngjes. Oh, po nuk vdiqa, nga verë rrushi, nga ato dridhma, me siguri do vdes!

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page