top of page

Sokol Demaku:  Isha nxënës në shkollë të mesme


Një tregim  nga romani i autorit Sokol Demaku “Nëna ime kishte vetëm një sy” botua në vitin 2024 dhe roman i cili me përmbajtjene  tij bëri jehonë tek lexuesi dhe ku në mënyrë të drejt për drejtë trajton temen e bulizmit si një fenomen i cili ka shtri rrënjët edhe në troje tona.

             

                      Isha nxënës në shkollë të mesme

     Edhe pse isha i vetëm në familje për mua kujdesej nëna, e cila më kishte rritur sikur edhe prindërit tjerë, që kishin rritur fëmijët e tyre në fshatin tonë, por tek unë kishte një dallim nga të tjerët se mua më mungonte babai. Ai kishte ndërruar jetë kaherë dhe unë as që e mbaja mend, sepse nëna  ma kishte thënë se babai kishte ndërruar jetë  kur unë isha ende në barkun e  nënës. Ai kishte vdekur nga një sëmundje e ”keqe” e quanin të gjithë në fshat atë kohë. Nuk ishte e lehtë të rriteshe pa baba. Nëna ishte edhe në rolin e nënës, por edhe të babait më shumë dhe tashmë jam ky që jam. Isha shembull gjatë gjithë kohës, që nga fëmijëria e hershme dhe i kisha të gjitha kushtet sikur moshataret e tjerë të mi.

     Falë punës sime, angazhimit tim, isha një nxënës i zellshëm dhe punëtor në shkollë, çka më bëri të mundur të jem ky që jam sot. Ja tani jam pesëmbëdhjetë vjeçar dhe po bëhem gati për shkollim të mesëm dhe besoj se edhe këtu do t`ia dal, ashtu sikur që kam arritur sukseset deri më sot.

     Nëna kishte filluar të plakej, nuk ndjehej mirë. Për ditë i shtoheshin rrudhat në ballë, ato rrudha të cilat tregonin një histori jete me plotë dhimbje dhe vuajtje. Kjo shihej dukshëm edhe nga gjendja në të cilën ndodhej Mara momentalisht.        

     Kishte filluar të ndjente lodhje, molisje në trup.

     E fillova vitin e  parë në qendër në Gjimnazin e atjeshëm. Çdo ditë udhëtoja me shokët nga fshati dhe në grup nuk ishte e vështirë kjo. Shkolla fillore nuk kishte shpenzime, sepse ajo bëhej në fshat, ndërsa tani shkolla e mesme kishte disi ngarkesë më të madhe në çdo aspekt.

   

  Nëna ishte e pa punë për momentin. Nuk ishte e lehtë të gjeje punë në atë moshë dhe në atë gjendje që ishte ajo. Pra, nëna ime kishte ngelë pa punë. Kjo kishte edhe një problem se nuk ishte mirë me shëndet, kishte dhimbje koke dhe problem me syrin që si duket e kishte lënduar  nga puna e rëndë, që kishte bërë në rini. Ajo kishte problem si duket edhe me të pamunit, sepse ajo kishte vetëm një sy, sepse njërin sy mjeku ia kishte mbuluar me një mushama me mbulesë prej lëkure ngjyrë të zezë në mënyrë që mos t`i dëmtohej tutje edhe të pamurit  edhe në syrin tjetër.

     Disi ndihesha i pakënaqur kur e shihja nënën me atë mbulesë mbi syrin e saj, më dukej sikur një ”pirat”.

     Mundohesha të isha mirë në mësime edhe këtu sikur që isha në shkollë fillore, por gjendja ekonomike më rëndonte shumë tani.

     Nëna ishte në gjendje të mjerë me ekonomin tonë familjare. Kishte menduar të bënte një zgjidhje që të më vinte në ndihmë materialisht dhe të më ndihmonte në shkollimin tim. Dëgjova se një ditë ajo paska qenë në shkollë dhe paska bërë një marrëveshje me udhëheqjen e shkollës, ku ajo do të gatuante ushqime për mësues  dhe nxënës të shkollës.

     Ajo për çdo ditë gatuante dhe ushqimet i sillte në shkollë, por kurrë njëherë nuk kishte tentuar ta takonte të birin, sepse mendonte se ndoshta i biri do ngushtohej nga ai takim që do të bënin ata të dy në prezencën e nxënësve të tjerë.

     Ajo vazhdimisht gatuante dhe sillte ushqimet në shkollë. Një ditë u ndje disi e  prekur, pse mos ta takonte të birin për të cilin kishte bërë aq shumë dhe bënte edhe tani në këtë moshë, madje  edhe në gjendjen që ishte?

    Unë isha i irrituar më këtë që bënte nëna ime dhe nuk doja që shokët e mi ta dinin se nëna ime kishte vetëm një sy, sepse ata do më qeshnin e  përqeshnin dhe unë nuk mund ta përballoja atë.

     Në fillim pothuaj gjatë dy viteve sa kishte gatuar për shkollën ajo asnjëherë nuk më kishte kontaktuar në shkollë, sepse i kisha tërhequr vërejtjen dhe se nuk doja ta dinte askush se ajo ishte nëna ime. Nuk doja të kisha një nënë me një sy. Nuk doja që shokët dhe shoqet e shkollës të më përqeshnin dhe të bënin me mua shaka me emrin e nënës sime. Prandaj doja që ajo të rrinte sa më larg nga unë dhe asnjëherë në jetë të mos më afrohej apo të më fliste. Nuk doja që ajo të përmendte emrin tim, të më thërriste në emrin tim.

     Nuk e doja atë. Nuk doja që ajo të paraqitej që ishte nëna ime. Ishte e vështirë për mua që të kem një nënë ”qorre”, një nënë me një sy dhe një plakë, e cila mezi e mbante veten.

                          *

    O, Zot!

    A thua është duke parë perëndia çfarë po përjetoj unë nga biri im, nga ai të cilit ia fala jetën, ia fala të pamurit tim.

   O, Zot!

    A thua ka edhe djem tjerë, edhe fëmijë të tjerë që mund të injorojnë prindërit e tyre, që mund të injorojnë ata që i kanë lindur dhe rritur në jetë?

    Eh, në sojin tonë paska të tillë, e i tillë qenka biri i im, biri i nënës që ishte në gjendje të flijonte veten për të birin.

                              *

     Në vitin e  fundit, isha maturant i vitit të katërt dhe pothuajse me nënën kisha shumë pak kontakte, vetëm kur më harxhoheshin paratë e takoja atë, apo mbrëmjeve në shtëpi. Nuk doja t’ia dija për të. Ishte sikur e huaj ajo për mua, sikur ajo nuk kishte bërë asgjë në jetën e  saj për mua dhe atë shtëpi në të cilën jetonim.

    Shokët nuk  e  dinin se nëna ime nuk  e  kishte njërin sy, nuk dinin asgjë, por as unë nuk dija si ajo e kishte humbur syrin dhe në një aspekt as që me interesonte sepse nuk doja që ajo të ishte me mua dhe të kishte të bënte me mua,  mjaftonte që të më mbështeste ashtu siç kishte vepruar deri më tani, sepse nuk e  doja, ajo më irritonte.

    Një ditë ishte pushimi gjatë mesit të orëve. Isha me një grumbull shokë e shoqe të klasës dhe shkollës, kur shoh se një grua më afrohet, ishte nëna ime.

    Kishte vendosur të të vinte dhe të më takonte në prezencën e shokëve që për mua ishte e papranueshme.

     Sa u vura në siklet! Nuk dija se si të veproja.

     I thash vetes, po që të mos më dëgjonin të tjerët:-Si mund të ma bëj këtë gjë mua kjo injorante?!

    E injorova në moment!

    I hodha një shikim plotë urrejtja nga fundi i barkut dhe menjëherë pa u  afruar ajo te grupi, unë u largova me të shpejt! Nuk doja që dikush nga shokët ta vërente këtë, ta dinte se kjo ishte ”nëna ime me një sy”.

     Sa keq u ndjeva, u trishtova i tëri. Por mendova se askush nuk e vërejti këtë dhe se askush nuk mësoi se ajo shërbëtorja me një sy, që përgatiste ushqimet ishte nëna ime.                           

                                  *     Javën tjetër ishim së bashku me shokë në grup në një orë pushimi. Njëri nga shokët mu drejtua duke me thënë:-au, hahahaaaaaaaa, nëna jote kishte vetëm një sy

     Pas kësaj që më ndodhi dhe këtyre fjalëve të këtij shoku po të kisha mundësi do të  futesha i gjallë në dhe. Dhe kjo ishte ajo që unë e injorova nënën time dhe me shikimin tim ndaj saj ia bëra atë që ajo të zhdukej nga aty dhe unë ika nga grupi i shokëve atë ditë.

     Në mbrëmje u përballa me të dhe e qortova ashpër nënën time. I thashë: -Si mund të vije atje atë ditë dhe shokët e mi të qeshnin me mua, për mua është më e mirë vdekja tani”.

    Në këtë reagim timin, që ishte më i ashpri ndaj nënës sime, ajo vetëm heshti dhe nuk bëri zë fare, nuk mora një përgjigje nga ajo.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page