top of page

Skënder Sadri KAPITI: Kosovë qëndro fort ...

  • 1 day ago
  • 1 min read

Kosovë qëndro fort se je Kosova e Sylejman Vokshit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit,Idriz Seferit, Azem Bejtës ,Adem Jasharit etj.


Nga Skënder Sadri KAPITI


Kosova, politkanët e saj, sot kanë shumë nevojë që të marrin shëmbullin e burrave dhe të patriotëve të mëdhenj të saj ; Kosova sot, sidomos pra politikanët e saj të sjellin në kujtesë dhe të tregojnë respektin dhe mirënjohjen më të madhe karshi brezave  të cilët sakrifikuan gjithcka deri edhe jetën për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe për Shqipërinë etnike. Kosovë qëndro fort se je Kosova e Sylejman Vokshit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit,Idriz Seferit, Azem Bejtës ,Adem Jasharit etj.

Politikanë të Kosovës nëse keni burrërinë, fisnikërinë dhe patriotizmin e dëshmorëve dhe të heronjve të Kosovës , bëni një “sakrificë” shumë, shumë të vogël për interesin kombëtar, bëni atë dhe mos e mbani peng dhe mos e mbani në krizë institucionale shtetin shqiptar të Kosovës. Nuk këkohet ndonjë gjë e madhe që të “sakrifikoni” por shkoni në parlament dhe zgjidhni institucionet e Kosovës; zgjidhni kryetarin e Parlamentit, Kryeministrin dhe Presidentin. Për këtë ju kanë votuar shqiptarët dhe ju kanë derguar dhe zgjedhur si përfaqësues të tyre.

Ju bëni detyrën kombëtare sepse asgjë tjetër më shumë nuk kërkohet nga ju, sepse populli me taksat e tij ju mban dhe paguan pikërisht për t’i shërbyer shtetit dhe qytetarëve dhe jo për të krijuar kriza, korrupsion , hajni e tradhëti për të cilat tashmë keni hyrë në histori shumica e ju përfaqësuesve kuvendare, qeveritarë dhe pushtetarë  që po dëmtoni rëndë imazhin e shtetit gjë të cilën aq shumë e dëshirojnë armiqt e kombit.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page