Skënder Sadri KAPITI: KOSOVA NË KËRKIM TË NJË PRESIDENTI!
- Mar 26
- 1 min read

Nga Skënder Sadri KAPITI
Pse kaq e vështirë është në Kosovë kërkimi dhe gjetja e një PRESIDENTI?
Dhe kjo gjë sikur ka mbetur në dorë të disa farë analistëve, mediatikëve dhe pseudointelektualve mercenarë, dhe në dorë të disa politikanëve matrapazë, e të disa oligarkëve pazerxhinj.
Ky fakt i cituar më sipër tregon fytyrën e vërtetë të politikës kosovare, e cila për interesa personale e mban peng shtetndërtimin, qëndrueshmërinë dhe stabilitetin institucional të Shtetit të Kosovës.
Të gjithë vetëreklamohen si mendimtarë, të zgjuar, patriotë dhe moralist, por në fakt të gjithë edhe përbaltin, fyejnë,akuzojnë dhe shajnë njeri-tjetrin.Dhe e keqja, dhe korrupsioni funksionojnë lirshëm e matrapazisht politikisht.Të vërtetës, të drejtës, ndershmërisë dhe sinqeritetit humanist e patriotik si dhe personalitetin e realitetin e nxijnë qëllimisht intrigantët, halabakët e djallëzorët të cilët sulmojnë individët me vlera dhe frikësojnë shpresën,guximin dhe domosdoshmërinë e ndryshimit.
Politika e mbrapshtë, Kosovën e con nga një krizë në tjetrën duke injektuar mosbesimin dhe larguar shpresën, duke zhgënjyer miqt dhe aleatët e shqiptarëve dhe indirekt duke i shërbyer agjendës antishqiptare të armikut.








Comments