top of page

Skënder Sadri KAPITI: Ja pse mërgata është me  Albin Kurtin

  • May 8
  • 2 min read

Nga Skënder Sadri KAPITI


Mërgata kosovare nuk është si mërgata nga Shqipëria. Mërgata e Kosovës është aktive dhe jeton me problematikat dhe me shqetesimet në Kosovë, nuk është indiferente si mërgata nga Shqipëria, e cila  nuk angazhohet sa duhet  politikisht për të mbështetur ndryshimin dhe ndëshkimin e korrupsionit në Shqipëri.

Mërgimtarët dardanë e mbështesin Albin Kurtin sepse mërgimtarët dardanë janë elita e vërtetë patriotike, sepse ata e kanë mbështetur gjithmonë dhe nuk e kanë harruar dhe as nuk e harrojnë kurrë Kosovën.

Në kohën e regjimit komunist jugosllav mërgata kosovare ka meritën e madhe sepse ata e mbështesnin dhe i mbanin finaciarisht familjet dhe akrabanë e farefisin duke bërë të mundur mosbraktisjen e atdheut, ata dërgonin paranë e fituar me punë  në perendim  të afërmëve të tyre  për ta riblerë tokën e tyre të cilën ua kishte rrëmbyer dhe ua kishte grabitur reforma dhe shpërndarë serbëve dhe malazezëve.

Mërgata patriotike kosovare ka kontribuar financiarisht dhe ka mbështetur Lëvizjen paqësore  për Republikën e Kosovës, ka paguar qeverinë, parlamentin , arësimin dhe sistemin shtetëror republikan të Kosovës duke mundësuar dhe sfiduar shtetin genocidist  sllavo-serb dhe synimin e tij për pastrimin etnik të Kosovës.

Mërgata kosovare ka meritën e madhe për kontributin e saj në ndihmë dhe me mbështetje financiare e logjistike për UCK-në, si dhe të asaj se nga diaspora erdhën në Kosovë e qindra e mijra të rinj kosovarë të cilët mbërrinin në Durrës te qendra e pritjes ,te “Drenica” e Durrësit  dhe që morën pjesë në luftë për clirimin e Kosovës.


Dhe lind pyetja se përse mërgata mbështet sot Albin Kurtin?


Mërgata shqiptare e Kosovës e mbështesin Kurtin pasi duke mbështetur politikën e Kurtit ata mbështesin Kosovën , pasi diaspora kosovare  me zemër e me shpirt janë dhe e duan Kosovën të lirë,demokratike, të mirëqënë ;  duan që Kosovën ta drejtojë një politikë që interesohet për kombin,atdheun, qytetarin. Ata janë të zhgënjyer për papërgjegjshmërinë , hajninë dhe për tradhtinë e korrupsionin e politikës së deritanishme , politikë e cila u ka shërbyer vetëm politikanëve, shtetarëve dhe hajnave të pasurisë kombëtare dhe të parasë publike.

Diaspora e mbështet Albinin pasi ata e dinë mirë se kanë vite e dekada që punojnë në perendimin e pasur  dhe habiten se si kaq shpejt dhe pa punë ,dhe vetëm me rrogat e qeveritarit ,parlamentarit e kryetarit të Komunës e gjyqtarit , ata janë bërë miliarderë duke e përdorur postin politik për favore  e pazare perfitimi dhe grabitje trojesh,privatizimi e shkatërrimi ndërmarrjesh dhe me anë të kontrabandës dhe vjedhjes së parasë publike në tendera e investime.Mërgata e mbështet Albinin pasi politika e vjetër për interesa personale e korrupsioni ka bërë lëshime e marrëveshje  me Serbinë në dëm të interesave të Kosovës, të legjitimitetit e sovranitetit të saj. Politika e Kosovës nuk ka mbështetur dhe as nuk ka treguar interesin e duhur të krijimit të kushteve, as programeve  dhe të një legjislacinoni të mirë për tërheqjen e investitorëve nga diaspora shqiptare dhe as  të investitorëve të huaj.Prandaj diaspora e mbështesin Kurtin.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page