top of page

Skënder Sadri KAPITI: Adem Jashari dhe...

  • 12 hours ago
  • 2 min read

Skënder Sadri KAPITI: Adem Jashari dhe familja e tij përbëjnë një rast të veçantë

 

Nga Skënder Sadri KAPITI


Ish-kryeadministratori i parë i Kosovës, Bernard Kouchner, ka thënë se: "Liria dhe sakrifica e jashtëzakonshme e komandantit legjendar meritojnë nivelin më të lartë të njohjes botërore. Një çmim si ai i Nobelit për lirinë do t’i takonte drejtpërdrejt Adem Jasharit dhe familjes së tij për shkak të flijimit madhor." Çdo shqiptar me shpirt të pastër ndihet krenar për këtë vlerësim të lartë dhe të merituar, të bërë nga ish-kryeadministratori i Kosovës.

Mjafton vetëm kjo që shqiptarët ta marrin si një leksion, sepse është një vlerësim i bërë nga një i huaj për heroin kombëtar Adem Jashari, për sakrificën e tij dhe të familjes së tij për kombin. Adem Jashari dhe familja e tij përbëjnë një rast të veçantë dhe unik në botë për sakrificën njerëzore në emër të lirisë, pavarësisë dhe të drejtave kombëtare. Kjo e bën të padiskutueshëm faktin se Adem Jashari është Heroi Kombëtar i Kosovës. Një shembull të tillë sakrifice për liri dhe pavarësi kombëtare do ta kishin zili edhe shtetet dhe kombet më të mëdha të botës.

Ka në botë, në historinë botërore, por edhe në atë shqiptare, burrështetas dhe heronj, por lavdinë ata e kanë marrë nga sakrificat e popujve dhe kombeve të tyre, pa dhënë atë që dha Adem Jashari së bashku me familjen e tij për Atdheun dhe Kombin. Në historinë botërore, historinë e heronjve të kombeve e kanë shkruar ata vetë ose oborret e pushtetit të tyre, ndërsa historia e Adem Jasharit dhe e familjes së tij është shkruar në epokën moderne, në kohën kur u krye vepra e tyre madhore kombëtare. Prandaj ajo nuk ka nevojë të "gërmohet" nëpër arkiva botërore, siç ndodh me ngjarjet dhe heronjtë e së shkuarës.

Armiku më i madh i shqiptarëve, e sidomos i Kosovës, kanë qenë forcat sllave që pushtuan Ballkanin dhe ngritën perandoritë e tyre, si Serbia dhe Bullgaria. Hero kombëtar i Kosovës është ai që ka kundërshtuar dhe luftuar kundër gjenocidit sllav dhe përpjekjeve të tyre për asimilimin e shqiptarëve dhe për deshqiptarizimin e trojeve shqiptare. Hero i vërtetë kombëtar është ai që ka sakrifikuar për kombin e vet dhe jo për të tjerët, apo për kombet e tjera. Për Kosovën, Hero Kombëtar është Adem Jashari, i cili mbetet simboli dhe shembulli më i lartë në historinë moderne të sakrificës për lirinë kombëtare.

 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page