top of page

Sistemi dhe Nis


Sistemi

Astrit Lulushi

‘Shteti po vdes’ nuk është vetëm fjali, por fakt. Shtetet duken të përjetshëm, por nuk janë. Toka në të cilën ndodhen do të jetë ende atje, por kjo është e gjitha. Kufijtë e vendeve ndryshojnë, si edhe format e qeverisjes. Njerëzit ndryshojnë, duke u përzier.  

Rajonet e shkëputura me shqipëtarë (Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Çamëri, Preshevë, Bujano) janë të gjitha jo në një shtet. Çfarë rëndësie ka një kryeministër shqiptar që mbron interesat e një vendi tjetër? Përbën lajm, por pse duhet të theksohet me mburrje gjithë ditën nga mediat? 

Një ndryshim në sistemin e qeverisjes pothuajse gjithmonë sjell ndryshim në elitat, të drejtat, ligjet, shpërndarjen e pronave, imazhin e së ardhmes, strukturat e qeverisjes, aleancat politike - dhe nganjëherë, shkatërrimin fizik të popullsisë..

Tani, mund të marrim datën e miratimit të kushtetutës si shënues të "lindjes së një shteti": kushtetuta e një shteti është kodi i tij gjenetik, i cili përcakton gjithçka tjetër.

Shteti më i vjetër në botë (në datën kur u miratua Kushtetuta aktuale) është SHBA - Deklarata e Pavarësisë së saj është 237 vjeç.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara u shkrua në 1787 dhe hyri në fuqi në 1789. Ajo bazohej në Kushtetutën e Komonuelthit të Masaçusetsit të vitit 1780, të hartuar nga John Adams.

Perandoria Ruse ekzistonte për 196 vjet.

BRSS zgjati 69 vjet.

Federata Ruse është vetëm 32 vjeç (si pjesa tjetër e shteteve post-sovjetike). 

Shtetet janë sisteme, por duket se ky rregull anashkalohet. 

Çdo sistem ka disa karakteristika që tregojnë se në cilën fazë të ciklit jetësor ndodhet sistemi.

Karakteristika e parë është kompleksiteti strukturor, i cili përcaktohet nga numri i elementeve të sistemit dhe lidhjet ndërmjet tyre.

Kompleksiteti strukturor i një shteti përcaktohet nga madhësia e popullsisë dhe zhvillimi i nënsistemeve - shkenca, arsimi, kujdesi shëndetësor, industritë, shërbimet, sektori i financave, organizatat joqeveritare, lëvizjet politike, zbatimi i ligjit, etj.

Në një shtet në zhvillim, struktura të reja shfaqen vazhdimisht: ato ndërveprojnë me njëra-tjetrën, krijojnë zinxhirë të rinj lidhjesh të brendshme dhe të jashtme - dhe kjo i lejojnë shtetit të zbatojë një numër më të madh funksionesh.

Shtetet primitive kishin funksione të thjeshta: të mbronin territorin e tyre dhe të mblidhnin taksat.

Shtetet moderne sigurojnë dhe mirëqenien e qytetarëve, mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre, sigurojnë respektimin e ligjeve, u japin qytetarëve sigurinë shoqërore - dhe shumë më tepër.

Nëse numri i popullsisë dhe cilësia e jetës bien shpejt: struktura e një vendi përkeqësohen; pjesa më aktive ekonomike e popullsisë largohet nga vendi — dhe zëvendësohet pjesërisht nga migrantë nga vendet më pak të zhvilluara.

Shumë nënstruktura të shtetit (partitë politike dhe lëvizjet e qytetarëve, shoqatat publike, OJQ-të, sistemi gjyqësor, etj.) janë pakësuar dhe zëvendësuar nga bedelë që nuk përmbushin funksionet e tyre.

Kujdesi shëndetësor, shkenca dhe arsimi (veçanërisht arsimi profesional) tkurren.

Shumë spitale ekzistuese,  shkolla e kopshteve mbyllen, për hir të "efikasitetit".

Nuk ka asnjë imazh pozitiv për të ardhmen: imazhet perëndimore të së ardhmes janë braktisur;

Qeveria e përdor krizën si një mundësi për të treguar forcën, ndërsa kriza tërheqë më shpejt burimet, duke kërcënuar stabilitetin e sistemit.

Tani jemi pikërisht në këtë fazë, kur rënia e vlerësimit të pushtetit tentohet të korrigjohet nga një frikë policore dhe përndjekje të kundërshtarëve. 

Por kjo nuk është e gjitha.

Një shtet mund të shkatërrohet nga një goditje, kur një krizë në shkallë të gjerë zhvillohet më shpejt sesa shteti mund të përshtatet; një kolaps sistemik, kur disa kriza bashkohen në një zinxhir të vazhdueshëm dhe për shkak të përthithjes nga një shtet tjetër.

Askush nuk bëhet më i shëndetshëm apo më i zgjuar me moshën, kështu që një nekrologji e shumëpritur bëhet fillimi më i mundshëm i një krize, e cila mund të çojë në kolapsin e shtetit. 

Siç mund ta vlerësoni, në kushtet kur të gjithë skenarët janë të natyrës probabiliste, është e pamundur të parashikohet saktësisht data përfundimtare.

Por është e qartë se herët a vonë një nga këta skenarë do të realizohet në mënyrë të pashmangshme.

Kjo është arsyeja pse një vend është tani një lloj shteti në hapat e fundit për një kohë, por ende nuk ka vdekur.


Nis

Astrit Lulushi

Nisus -Latinisht, fundi i shekullit të 17-të - përpjekje mendore ose fizike për të arritur një qëllim specifik. Impuls apo ‘nis’.

Shembuj të nisusit në një fjali

"Ai nisi (përpjekjet) për të përfunduar projektin e tij një javë përpara datës së caktuar."

"Nisusi im është të anashkaloj stërvitjen në mëngjes të së hënës, por gjithmonë ndihem më mirë kur e bëj atë."

Nisus, nëse dikush e përdor këtë fjalë për t'iu referuar veprimeve tuaja, merreni si kompliment - ata po e kuptojnë se ju keni nisur të punoni për të arritur qëllimet tuaja.

Fjala "nisus" u botua fillimisht në një shkrim të vitit 1699 në revistën "Transaksione filozofike" nga Shoqëria Mbretërore e Londrës. Një emër që do të thotë "nisus” erdhi nga revista e parë dhe më e gjatë shkencore në botë, e cila u botua në 1665. Nisus - ‘nisu’ nuk ka nevojë të përkthehet; është shqip.

11 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page