![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_8cf25a94d4d842ac80d427281cb28017~mv2.jpg/v1/fill/w_149,h_149,al_c,q_80,usm_0.66_1.00_0.01,blur_2,enc_auto/a48dbc_8cf25a94d4d842ac80d427281cb28017~mv2.jpg)
“E kam ende midis buzëve” është vëllimi poetik me poezi nga Bota i shqipëruar nga Harallamb Fandi. Janë rreth dyzetë e tetë poetë që nisin me Alda Merinin dhe përfundojnë me Wislawa Szymborska, sipas rendit alfabetik të plotësojnë mbi njëqind kapjet shqipëruese poetike të Fandit. Në mesin e tyre nuk mbetet larg Shekspiri, Neruda, Cvjetajeva, Kavafis e mjaft të tjerë që në jo pak raste me poezitë e tyre kanë shkundur mendimin e përkthimit, edhe pse në këtë libër autori qaset qartë tek shqipërimi. Kjo pasi në jo pak raste, rreket se supozimi i rëndësisë së talentit të përkthyesit shpesh ka çuar në rezultatin që përkthimi i poezisë të duket i papranueshëm, ku në veçanti ekziston mendimi se përkthimi i poezisë mund të jetë i suksesshëm vetëm si një formë e rishkrimit ose rindërtimit, ndërsa vështirësitë dhe ndërlikimet e përfshira në përkthimin e poezisë mund të kenë çuar në subjektivitetin dhe ‘izolimin’ e studimeve të shumta përkatëse.
Në këtë prurje shqipëruese, autori i njohur për shkrime, krijime, dhe shqipërime të tilla, tashmë na jep diskursin e asaj që shkon në “perspektivën argumentuese”, për të na dhënë mundësinë për të analizuar poezinë e këtyre autorëve, me anë të së cilës ne mund të argumentomë se përshkrimi i natyrës së përkthimit të poezisë mund të përshkruhet në një mënyrë relativisht objektive, ashtu sikurse ka ndodhur me autorin në fjalë. Edhe pse duket e papajtueshme me traditën e fortë lirike të poezisë tipike të këtyre autorëve, në të shumtën e rasteve, megjithatë një koncept i gjatë në studimet letrare perëndimore, sikurse vjen nga ‘argumenti’, në këtë prurje të sinqertë përcaktohet fakti dhe faktori i shqipërimit të lexueshëm, didaktik, metaforik dhe komunikues, si një dimension strukturor dhe kuptimor. Duke përdorur qasjen krahasuese në studimet e përkthimit, shohim se në këto shqipërime, ka në themel përkthime të mrekullueshme dhe efikase duke mbajtur thelbin dhe origjinalitetin e së njëjtës poezi, tematika dhe cilësi përkthimore, që mund të gjykohen kundër pragut nëse transferimi apo jo argumenti poetik i tekstit burimor është transferuar sa më shumë që të jetë e mundur. Tek “E kam ende midis buzëve” autori Harallamb Fandi natyrshëm na jep të qartë se ai ka punuar me shpirt e me përkushtim, me detajin e fjalës dhe qasjes më të afërt kuptimore.
Duke ditur dhe kuptuar qartë, se përkthimi i poezisë është i vështirë, jo vetëm sepse duket se nuk ka rregulla të mëdha për tu ndjekur, por edhe sepse përpjekjet për teorizimin e tij janë më shpesh sesa nuk dyshohen nga përkthyesit ekspertë për qëllime të shërbimit si çdo udhëzim i dobishëm në proces, autori shkon në një sqimë të gjetjes së fjalës së përshtatshme dhe na afron lehtësi leximi, por edhe dëshirë dhe dashuri leximi.
![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_ceeea10728d94afeae1113f5c631e0c7~mv2.jpg/v1/fill/w_147,h_196,al_c,q_80,usm_0.66_1.00_0.01,blur_2,enc_auto/a48dbc_ceeea10728d94afeae1113f5c631e0c7~mv2.jpg)
Dimensioneve të argumentit poetik, diskutimeve në fjalë autori u jep koherencë nga qëllimi i përbashkët i origjinalit dhe shqipërimit njëkohësisht për të demonstruar dobinë e perspektivës argumentuese në arritjen e qëllimit të një përshkrimi objektiv të mesazhit të poezisë, si dhe se si një përshkrim i tillë çon në një teori të thjeshtë dhe akomoduese. Në përgjithësi, konkluzionet e nxjerra nga miratimi i këndvështrimit argumentues të këtyre poezive në ardhjen shqipëruese të Fandit, dedikojnë arsyen e plotë të kenë fuqi përgjithësuese dhe të lejojnë që kumti i poezisë të kuptohet në atë mënyrë që të shpëtojë nga misticizmi, subjektiviteti dhe natyra e izoluar e lidhur me një mangësi të gjetjes së fjalës së përshtatshme me një ngjasim ose përafrim të lehtë me pamjen e mëparshme.
Fandi ka prodhuar në këtë rast përkthime me cilësi poezie. Ndoshta rezultati është më i dukshëm nëse merret parasysh nga këndvështrimi pedagogjik, sidomos i poezive të tilla si “A të kujtohen ëndërrat” e Petros Salinas, apo Jeta e të madhit Walt Whitman, që tingëllojnë fare bukur dhe në formën që na sjell autori. Poezia e Eugenio de Andrade, “Të dashuruarit e varfër” është një shembull tipik që tregon këtë aftësi shqipëruese mjaft të bukur dhe elegante të autorit:
“Kishin dhe kopshte ku hëna
Shëtiste kapur për dore me ujin
Dhe ëngjëll prej guri,
Që e kish’ si vëllanë e vet, ngjyrë gri.”
Ndaj jo më kot që në fillim autori thotë si preambulë ftillese: “Poezia nuk është e atij që e shkruan. Poezia është e atij që e ndjen se nuk mund të bëjë dot pa të.”