top of page

Shpërthimi poetik i Fatmir Terziut.


Timo Mërkuri

Shpërthimi poetik i Fatmir Terziut.


Nga Timo Mërkuri.


Ka ca kohë që mbi portalin “Fjala e Lirë” ndrijnë një seri poezish të Fatmir Terziut, të cilat kanë tërhequr vëmëndjen, jo vetëm të lexuesve por edhe të krijuesve dhe studiuesve të letërsisë…

1-Përgjithësisht Fatmir Terziu e ka përdorur portalin “Fjala e Lirë” si një aerodrom, ku uleshin krijimet e autorëve mbarëshqiptarë, ashtu siç ulen në raste urgjence avionët e difektuar në një qiell me furtunë. Të gjithë ishin të mirëpritur në këtë portal, të gjithëve ju afrohej ndihmë e përkrahje, këshilla e sugjerime, “riparim difektesh e karburant”, për tu ringritur përsëri në fluturim. Këtë fakt më së miri e ka shprehur poetikisht Agim Mato te poezia e tij “Të gjesh një Terzi” dhe unë s’kam pse të zgjatem me tejë. Ndoshta dhe për këtë arsye të gjithë krijuesit shqiptarë që kanë “bujtur “ një herë në këtë portal , kanë ndjerë, jo vetëm detyrimin moral të shprehjes së mirënjohjes, por dhe dëshirën për tu rikthyer te ky (aerodrom)portal, me bindjen e sigurisë te pistat e tij të fluturimit. Dhe në prag të rinisjeve, Fatmir Terziu, si një përgjegjës i kullës së vrojtimit të aerodromit, i ka përshëndetur, jo duke tundur një shami, shpalosur në lamtumirë, por duke i shoqëruar me një shkrim analize inkurajuese, si një avion ruajtës. Niseshin krijuesit në “rifluturim” duke parë me bisht të syrit shkrimin-avionruajtës të Fatmirit dhe u shtohej besimi në vetvete. Dhe u pëlqente të riktheheshin përsëri, edhe si për të thënë që e kishin justifikuar atë besim dhe atë “ruajtje” që u ishte afruar te ky aerodrom.

Kjo është dhe arsyeja e një dendësie shkrimesh dhe autorësh në këtë portal, sa që nuk arin ti lexosh me vëmëndjen e duhur të gjithë dhe ndjehesh gjithnjë borxhli.

Po ne, kaqë shumë jemi mësuar me faktin që Fatmir Terziu “është një terzi”(A.Mato) që riparonte e regullonte gabime e difekte, dhe sugjeronte rrugë të sakta fluturimi, sa që e patëm haruar faktin se ky “terzi” është vetë poet, madje me një ndjenjë fine artistike. Është kjo arsyeja që ai “është një terzi”. Ai është poet, ndajë është dhe “terzi” për poezinë.

Sepse poeti, më mirë se kushdo e kupton dhe e ndjen vargun e sivëllait të tij poet.

Por tjetër gjë është ta ndjesh “difektin” dhe tjetër gjë është ta riparosh apo të sugjerosh ta riparojnë atë. Në qoftë se për ta ndjerë “difektin” artistik te “avioni poetik” i një krijuesi tjetër, duhet një njohje teorike (apo praktike), për ta riparuar atë, apo për të sugjeruar riparimin e atij “difekti”, duhet në radhë të parë një zemër e madhe. Fakti që Fatmir Terziu ka disa libra me studime (sugjerime për riparime) për krijues shqiptarë të niveleve të ndryshme, dëshmon se sa e madhe është zemra e tij.

2-Ka ca kohë që një bum meteorësh poetik me siglën Fatmir Terziu ndrijnë në qiellin e këtij portali. Thua se ka ndodhur një shpërthim kozmikdhe copat e meteorëve kanë mbuluar gjithë hapësirën artistike.

Gjithmon Fatmir Terziu ka patur një dëndësi shkrimesh, kryesisht në analiza e studime, gjë që dëshmohet edhe nga botimet e tij të shumta në këtë drejtim. Por këtë herë, ndonëse vijojnë shkrimet kritike e studimore, përpërësi kanë poezitë. Jo vetëm si numër, jo vetëm si tema por në radhë të parë si art poezie. Aqë sa ka ngjallur admirim jo të pakët (nuk e kam fjalën vetëm te komentet e botuara), aqë sa ka ndezur dhe debate, e pse jo, ngjallur edhe xhelozi. Por në thelb, tejë këtyre admirimeve dhe debateve duhet të themi se është bukur të jeshë pranë kësaj hapësire artistike, mbushur plot meteorë poetikë. Është vërtet një hapësirë poetike. Poezi të ndryshme, për nga stili, për nga tema, mikropoezi dhe poezi me shtrat poeme vërtiten në këtë hapësirë si meteorë pas një shpërthimi, gati në përplasje me njeri tjetrin në rafshin kohor, sa që të mekin frymën.

3-Ky është vërtet një shpërthim, ashtu siç shpërthen edhe vullkaninga trysnia e magmës në brendësi të malit , duke hedhur shkëmbinj të zjarrtë në të katër anët, para se të nisë të rrjedhë shpateve llava e ndezur.

Duhet të keshë zjarr në zemër që të ndezësh vargjet.

Duhet të keshë forcë në shpirt që të hedhësh copa zemre si meteorë në qiellin poetik.

Duhet të ketë një zjarr të madh dashurie poeti në shpirt, që të shpërthejnë krijimet si llavë apo të fluturojnë si shkëmbinj të ndezur vullkani në mënyrë gati të përditëshme.

Duhet të jetë djegur e përvëluar shpirti i tij nga dhimbja (apo dashuria) që të flakë shkëmbinj e llavë dashurie në mënyrë kaqë ritmike. Pa çka se kjo llavë është derdhur në formën e vargjeve. Zjarri të djeg njësojë edhe kur të vjen si flakë zjarri edhe kur e shkel, si mbi prush të ndezur.

4-Të “ecësh” mbi këto krijime poetike të Fatmir Terziut është si të ecësh në lëndinat e e rrethinave të Elbasanit në një ditë që ka shpërthyer pranvera luleshumë. Këtu një manushaqe të buzëqesh, aty një margarita të tund kokën. Në degët e mimozave të porsaçelura, që të dehin me aromën e tyre.. Zogjtë mblidhen e festojnë në korr…, e kënga e kumurive të mban në vend, ti hapësh rrugë pranverës që …nis nga Elbasani….

Sepse poeti edhe kur shkruan për Londrën, madje edhe brenda në Londër, e sheh atë nga Elbasani.

Edhe kur futet në arkivat europiane, duke zbuluar thesaret historike të kombit, mbuluar nga pluhuri i haresës, niset nga Kalaja e Elbasanit. Hajket vajtojnënë Elbasan, sepse …ky qytet…ka puthjen e ëmbël të së dashurës..

Të pashë në ëndër nga Londra/duke bërë flirt me grykën e Krastës….shkruan në një poezi për Shkumbinin plot mall e dashuri, për të vazhduar më tejë…Nuk vinim te ty të dehur, por deheshim kur shihnim vajzat…

Tek ty lanim ëndrat… vazhdon poeti me një elegancë artisti, dhe duke e shënjtëruar dashurinë e tij për vendlindjen, shprehur me finesë në vargjet…Perënditë të kanë gjetur në një lojë nimfe

Dhe duke hymnizuar Elbasanin e tij shkruan…Në çqytet sjell risjell (pranvera) për brezat në sofrat/ perënditë dhe lulet .

E madhe zemra e Fatmir Terziut.

Shih me sa dashuri dhe art shkruan për Agim Maton (kërkoj ndjesë që kufizohem në emra poetësh të cilëve u ka ngritur lapidar poetik Fatmiri)…Më kot kërkova kartonët që mblidhnim për ti shitur në dyqanin e letrave/letrat I kishin të bardha/ Lëshonin dritë (jete T.M.) mga Brenda/…gërmat dhe vargjet…/mbaheshin fortë në vallen e tyre….Këto kartona jipnin jetë edhe kur librat “vdisnin”….Gojëkyçur qëndruan, por nuk heshtën….

I bukur ky shpërthim poetik i Fatmir Terziut.

Si të shpërthejnë njëherësh gjithë lulet e pranverës në udhëkalimin tonë.

Kaqë shumë ëndra dhe dashuri ka patur në shpirt dhe na i hidhte në portal, për të na pranveruar ditët e dimrit që vononte të ikte.

Për ti marë me vete nga Fatmir Terzi Elbasanliu, ashtu siç rimorëm nga Elbasani festën e Ditës së Verës.

Ashtu si na i solli në Ditën e Poezisë. Dhe duke u rikujtuar se sa pak kemi bërë për ‘të, ndërkohë që ai çdo ditë vijon të bëjë për ne.

Për ti zbukuruar dhe ditët tona si Ditën e Verës në Elbasan. Për të shpirtëruar gjithë ditët tona si Ditën e Poezisë.

Gëzuar Ditën e Verës, Fatmir Terziu. Gëzuar Ditën e Poezisë dhe faleminderit që na i bëre më të bukura.

Sarandë, më 14 -21 Mars 2014


12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page