Përparim Hysi: Të munda, diktaturë!

Një POETE që ulërin me vargje kundër diktaturës " Të munda diktaturë nga BAJAME HOXHA (ÇELIKU)
(ese)Nga Përparim Hysi
Nuk është fare e lehtë të flasësh për një POETE si BAJAME HOXHA(ÇELiku). Ajo sikur ka dalë nga terri më thellë se sa mund ta mendosh. Nuk e teproj,po të them: nga thellësitë e vdekjes. Nëse po shkruaj për një POETE si BAJAMJA, jam nisur nga fakti se asaj ia vranë fëmijërinë; ia vranë rininë; ia vranë dashurinë; ia sakatuan jetën,por me atë ndodhi ajo që thotë NIÇE:"Po nuk më vrave,më bën më të fortë". JO vetëm doli më e fortë,por e sfidoi diktaturën dhe ka të drejtën e pamohueshme që jo vetëm të bërtasë"Të munda,diktaturë!",por dhe të ulërijë sa jehona të zërë qiellin.Për ata që nuk e njohin diktaturën komuniste ( dikatura më e egër në gjithë vendet të ashtuquajtur socialiste),vetëm me një vështrim sipërfaqësor,lexoni më poshtë:
45-vite izolim.
45-vite skllavëri.
45-vite mashtrim
45-vite luftëklasash
45-vite spiunim
45-vite shkatërrim
BAJAME HOXHA (ÇELIKU) ka jetuar gjithë këtë FERR që,po të ishte gjallë DANTE, do ulërinte dhe do i shtonte dhe një shkallë tjetër FERRIT të tij. *Kur lexon poezitë e këtij vëllimi, nuk ke se si mos emocionohesh: janë 300-poezi që bëjnë"anamnezën" e një jete plot privime që nga fëmijëria e deri në infinit të jetës. Me të ka ndodhur ashtu siç ka shkruar portogezi FERNANDO PESSOA: " Ma ka ënda të ulërij brenda kokës sime". Vuajtjet dhe privimet e POETES,nuk janë vetëm të sajat,por ajo ngre zërin përmjet vargjeve dhe i bënë ato kambanë për të shkallmuar veshët e atyre që dje,në kohën e diktaturës,i kishin të zënë me dyllë. Revolta e POETES është plotësisht e ligjshme. Qysh në lashtësi ,ARISTOTELI thotë:"Mos hidhërohesh,kur lypet,është marrëzi". Në vargje,POETJA,polemizon dhe me shkrimtrarë që i këndonin"oborrit partiakë" dhe me të drejtë jo vetëm pyet,por klith:-Ku ishit ju, ADAMË",kur para syve tuaj,gëlonte deri në agoni jo qindra,por mijëra të ashtuquajtur"armiq të klasës". Poezitë e saj nuk janë vetjake,por marrin një forcë përgjithësuesese,se jo më kot MISTALI thotë:" E vërteta e poezisë është më e vërtetë se historia".Natyrisht,vuajtjet e persekutimet i ka hequr në kurriz dhe sado tregon me vargje,por nuk tregon veç për vete,por për dhjetra bashkëvuajtëse si ajo dhe bashkëvuajtës,. Nëse e fillon nga vetja,më kujton piktoren
e madhe meksikane FRIDA KAHLO që thotë:" Unë vizatoj më shumë veten time,se atë e njoh më mirë". Vlera e këtij vëllimi qëndron,veç tjerash,në faktin se ajo sjell për lexuesit personazhë që diktatura i masakroi,si Avdulla TATA,Kurt KOLA, Frateli e co...
*Liri është goxha voluminoz, çdo poezi goxha e gjatë se përmjet vargjeve,sa i këndon dashurisë,po aq i çjerrë maskën diktaturës. Por mesazhi më me vlerë është se nuk urren.E vret urrejtjen me dashuri. Në përfundim, mund të thuash se tragjedia më e madhe nuk është britma dhe klthmat e njerëzve që vuajtën familjarisht,por heshtja lemeritëse e njerëzve të mirë. Ky është dhe qëllimi final i POETES BAJAME HOXHA ÇELIKU:"Kurrë mos harrojmë atë"luftë të ndyrë klasash" dhe kurrë të mos përsëritet.Poetja BAJAME HOXHA ÇELIKU i meriton fjalët e STEFAN CVAJG që thotë:"E dua shumë njeriun që bën të pamundurën".Jeta,-thotë SAMUEL BUTLER,- nuk është shkencë ekzakte,por është art. ËShtë art,por diktatura komuniste,ta kthen në ferr e kaluar ferrit. BAJAME HOXHA ÇELIKU e përballoi me guxim atë ferr dhe as nuk u frikësua. Kur thotë PAULO KOHELHO:"Nëse e jeton jetën plotësish,do të vdesësh vetëm njëherë. Nëse frikësohesh për çdo hap,frika do t'ju vrasë ditë pas dite"." Ajo jo vetëm e ka vrarë frikën,por inspiron. Një notë që e lartëson POETEN se dhimbjen e të tjerëve e trajotn si të sajën. Kur thotë OSKAR WILDE:"Kur fillon e ndjen dhimbje për të tjerët,atëhere lind njeriu".Dhe BAJAME HOXHA ÇELIKU e meriton fjalën"NJERI" që në çdo pozicion duhet shkruar me gërmë të madhe.
Tiranë,7 tetor 2026








Comments