top of page

Shpresa Fundo Gjergji: Vlora ime



Vlora ime

 

Qyteti im s'ka gjumë,

Deti i qetë, lodron me dritat e mëndafshit,

Valëzat me luspa shkelqejnë më shumë,

Fërfërinë flamujt e Ismail Qemalit!

 

Vlorë!

Sot ke veshur petkun e kuq

Si asnjëherë përflakur moj nuse trimëreshë,

Tek ty shpirtin kemi, po të vijmë krushq,

Besë e flamurit na ka bashkuar me shpresë!

 

Kjo festë të ka ndezur flakë,

Ti fytyrëqeshur na pret krahëhapur!

Sa dhimbje e mall për ty moj ballëart,

Me ar lavdie spërkatur!

 

Na pret me iso trimash labërie,

E ringjallur historia çdo Nëntor,

Bëhemi pjesë krenarie e kësaj magjie,

Flamurin e dheut tonë nderojmë në Vlorë!

 

Qytet i bekuar

 

Malli më dogji,

Lotë lumturie për ty më venë,

Flamuj stolisur mban në gji,

Vështrimin tënd askund s'e gjen!

 

Vlorë moj trime Labe,

Vlorë qytet i bekuar!

Stolisur nusëron me naze,

Si ty s'ka të krahasuar!

 

Vlorë që na pret e përcjellë,

Për ty biem në gjunjë moj lule!

Sot nusëron, je bërë me fletë,

Dritë dielli me shtatë palë nure!

 

Vlorë moj Labushe trime!

E bekuar qofsh për jetë!

Det i mbushur me dhimbje,

E kuqe, e kaltër, e blertë...

Gj. Sh.

Nëntor 2024


23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page