Kadri Tarelli: NJË LIBËR SI KUMT KUJTESE NË PËRJETËSI

Nuk ishte fat. Ishte besim, këmbëngulje dhe një dashuri e thellë për artin tim. Mësova se nuk ke pse të jesh si dikush tjetër për të shkëlqyer. Thjesht duhet të rezistosh, të përgatitesh dhe të kesh guximin, të tregosh zemrën tënde. Al Pacino.
NJË LIBËR SI KUMT KUJTESE NË PËRJETËSI
“Vilhelme Vranari Haxhiraj, në penën e shkrimtarëve të Durrësit”
Autor Kadri Tarelli.
Këto dit tetori 2026, doli nga shtypi libri,“Vilhelme Vranari Haxhiraj, në penën e shkrimtarëve të Durrësit”. Autor Kadri Tarelli. Një libër me kumt përjetësie, për shkrimtaren e njohur të letrave shqipe znj. Vilhelme Vranari Haxhiraj, të cilën letrarët durrsak e thërrasin “Princesha e Kaninës”. Një emërtim i merituar dy herë, jo vetëm nga origjina fisnike e familjes disa qindra vjeçare, zotit të Kaninës Gjergj Arianitit, por edhe si shkrimtare, poete dhe studiuese e nivelit të lartë të letrave shqipe.
Redaktor: Idriz Dermyshi.
Korrektor. Hasan M. Shahinaj.
Konsulentë: Shpendi Topollaj, Merita Kuçi Thartori, Zemrite Gjana Hereni.
Ndihmuan: Xhevahir Cirongu, Sadik Reçi, Avdyl Buçpapaj, Vladimir Muça, Ali Balliu, etj.
Fotografitë: Arkivi personal: Kadri Tarelli dhe Fitim Haxhiraj.
Ballina: Foto Durrësi në ditët e sotme.
Faqosje: Drini Ulqini.
Botimi: Shtëpia Botuese “Jozef”, Durrës. 2026.

Në këtë përmbledhje shkrimesh, janë përfshirë 16 krijues të njohur në jetën publike të Durrësit, poetë, shkrimtarë, studiues e publicistë të gjithë me emër në fushën e librave dhe botimeve.
Mund t’i rendis ashtu siç janë vendosur në libër:
Si fillim:
. Ftesë për të kënduar. Në vend të hyrjes, nga vetë autori.
. Si u njoha me shkrimtarët e Durrësit. një shkrim i vetë shkrimtares së madhe Vilhelme Vrana, e thirrur më shumë me pseudonimin “Vivra”, që hap shtegun e njehjes dhe nderimit të ndërsjelltë, mes krijuesve durrsak dhe vlonjat. Njohje që ka nisur që nga viti 2009, dhe vazhdoi deri në 30 prill, 2026, kur shkrimtarja e madhe ndërroi jetë. Periudhë kohore jo shumë e gjatë, por e ngjeshur me ngjarje vajtje-ardhje, Durrës-Vlorë. Veprimtari që kanë lenë gjurmë në jetën letrare dhe artistike të dy qyteteve bregdetarë, por kanë shërbyer edhe për t’u frymëzuar për shkrime, poezi, analiza letrare, kritika dhe botime në shtypin vendas por edhe nëpër botë, SHBA, Londër, Suedi, Zvicër, Dardani, Itali, Rumani, Spanjë, etj.
. Më tej, 16 autorë durrsak, të vendosur sipas librit:
· Agim Bajrami.
· Ali Balliu.
· Avdyl Buçpapaj.
· Fatmira Veseli Beqja.
· Hasan M. Shahinaj.
· Idriz Dermyshi.
· Kadri Tarelli.
· Keli Sharra.
· Merita Kuçi Thartori.
· Ruzhdi Golja.
· Sadik Reçi.
· Skënder Kapiti.
· Shpendi Topollaj.
· Vladimir Muça.
· Zemrita Gjana Hereni,
· Xhevahir Cirongu.
Të gjithë autorët janë shoqëruar me fotografi, si pjesë e domosdoshme e librit dhe njohjes.
Mirënjohje të gjithë bashkëpunëtorëve që bënë të mundur të hartohet ky libër, si përmendore në letrat shqipe, ngritur për Vilhelme Vrana Haxhiraj, nga krijuesit Durrsak.
Vlerësim dhe fisnikëri durrsake, që i bën nder qytetarisë dhe shpirtit fisnik të qytetarëve të qytetit tremijë-vjeçar.
Miqësisht!
Kadri Tarelli
Durrës, më, 20, të vjeshtës së dytë, 2026.








Mirënjohje që publikuat këtë shkrim kushtuar librit "Vilhelme Vranari Haxhiraj në penën e shkrimtarëve të Durrësit". ishte një dëshirë e kaherëshme për të bërë një përmbledhje të shkrimeve, që shkrimtarët durrsak i kanë bërë takimeve dhe veprës së shkrimtares së amdhe. Jam i lumtur që munda të nxjerr në dritë krijimet e shkrimtarëve të Durrësit, kushtuar kësaj zonje të madhe në letrat shqip.
Mirënjohje "Fjala e lirë" dhe drejtuesi i saj Fatmit Terziu.
Miqësisht.
Kadri Tarelli