top of page

Shpresa Fundo Gjergji: E parajsës qofsh


E parajsës qofsh

(Për miken time)

 

Sot dielli nuk ndriçoi si përherë,

Ndoshta kështu m'u duk nga trishtimi...

Diku në një yll mbeti dhe drita s'ju terr,

Aty ëmbël perëndoi sapo çeli sytë agimi...

 

Aty e Artë në një yll që me dritë feksi,

Aty rrahu krahët si një pulëbardhë,

Aty nuk rreshti porsi dritë mëngjesi,

Iu dorëzua fatit ngadalë ngadalë...

 

U shua si qiriri kur flakën ia fryn,

Kur ka mbaruar edhe pika e fundit,

Si lulëkuqet në lëndinat kur flladi lehtas i shtyn,

Dhe fletët e kuqe ajrin e shkundin!

 

Oh sa dhimbje le pas e Art si ari që shndrit,

Sa keq që buzëqeshjen tënde s'do ta shoh,

Por do t'i lutem Perëndis me shpirt

Në Parajsë te ylli më i bukur të të çojë...!

 



Gj. Sh.

18. 05. 2025

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page