top of page

Shpella në zemër të qeverisjes së Ramës

Updated: Feb 6, 2022


Fatmir Terziu



Nga të gjitha goditjet ndaj autoritetit të Edi Ramës në javët e fundit, dënimi i debatueshëm në proporcionalin e dëmit dhe shkallës së dënimit i Saimir Tahirit, ish Ministri i Brendshëm i Qeverisë Rama, ndihet sikur mbetet më e rëndësishmja e dëmit të dirigjuar politikisht. Ai konfirmon se kriza në Qeverinë „Rama“ shkon shumë më thellë se ‘akti’ dhe keqmenaxhimi i tërë ecurisë qeverisëse nga Rama. Ai flet për vakumin në qendër të agjendës së kryeministrit.

Në fund të fundit, dënimi i ish Ministrit të Brendshëm erdhi në të njëjtën javë kur qeveria e ka mësyrë politikën e saj kryesore në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit dhe kur pret me padurim që ngritja e kartonëve të deputetëve të PS-së në Parlament të shkojë për një President të ri, pas gjithë kësaj zhurme që bëhet në emër të shkarkimit krejt politik të Presidentit aktual, Ilir Meta. Dhe kjo vjen në një kohë kur dy sfidat kryesore me të cilat është përballur qeveria deri më tani janë kryesisht pas nesh. Pandemia e Covid, e cila do të kishte hedhur poshtë çdo qeveri, tani është në tërheqje, po aq sa është dhe një gangrenë fakti i 400 milionëve të aferave me inceneratorët. Dhe kriza e thellë ekonomike, përveç vështirësive të vazhdueshme në tërësinë territoriale, edhe pse është thelluar jashtëzakonisht shumë, është mbuluar me krizën në spektrin e PD-së, ku dihen tashmë ndasitë që ekzistojnë në forcën më të madhe opozitare. Me fjalë të tjera, po të mos ishin të gjitha këto probleme, dhe zëri opozitar për skandalet e vetëshkaktuara që përfshinë këtë qeverisje, Rama do të kishte pasur frerë relativisht të lirë në këtë pikë për të përcaktuar politikat dhe synimet e tij për vitet e ardhshme. Por tani është shumë e qartë se Edi Rama nuk ka qëllime apo drejtime të qarta. Gjithçka që mund të bëjë tani është të ngatërrohet.

Në ardhjen e Ramës në pushtet, natyrisht mirëmenaxhimi i fjalisë „Fajin e ka Saliu (Berisha)!“ e bëri të merrte votat si pasojë e nga një valë të jashtëzakonshme energjie që prej tij u quajt populiste, e nga masa e opozitës, apo dhe nga analistët si një pasojë e një gjullurdie në procesin e kohës së atëhershme. Por, edhe pse fituan dhe përsëritën fitoren për arsye të ndryshme, as ai dhe as ekipi i tij nuk kanë arritur ndonjëherë ta kthejnë këtë në një program koherent për ndryshim. Ata as nuk i kanë shfrytëzuar me të vërtetë liritë që u janë dhënë nga shumica e tyre e madhe parlamentare.

Në vend të kësaj, Rama ka qenë kryesisht pasiv apo edhe pranues kur bëhet fjalë për vetë institucionin, duke menduar se ai ishte vënë në pushtet për të sfiduar (nga të huajt). Politika e krizës ka pushtuar një pjesë të madhe të shtetit nën kujdesin e Ramës. Premtimet për të zhvilluar një „luftë ligjore pas drejtësisë“, nuk janë realizuar kurrë me të vërtetë. Kryeministri nuk arrin dot as të thotë nëse të gjitha institucionet janë në funksionin e duhur ligjor. Presidenti Meta, një kundërshtar i ashpër i politikës së momentit, ndaj asaj që ka gatuar dhe udhëheq i vetëm Rama, me mungesën e Opozitës së fuqishme, me krisjen dhe dypalësinë në PD, do të ketë padyshim sulmin më të madh, dhe natyrisht që do të jetë i kërcënuar nga këto kapitullime tipike ramiste.

Dhe çfarë janë planet e hershme të qeverisë për ta bërë qeverisjen më demokratike, për të zgjeruar potencialin demokratik të vendit? Tashmë, kur jemi larguar dhe largohemi përditë e më shumë nga synimet e shkruara dhe të folura në letër për të qenë pjesë e Europës, e cila ka hequr dorë nga një burim i rëndësishëm pushteti të papërgjegjshëm që më parë kishte penguar vetë këtë arsye në forma të ndryshme, letra shkon tek angazhimet debatuese. Por angazhimet për të rishikuar kushtetutën, për të reformuar strukturën qeverisëse dhe për të krijuar një parlament me një numër të reduktuar kanë dështuar.

Krahas braktisjes së gjithçkaje që mund ta kishte bërë të vlefshëm dhe të ndryshëm postin e tij të kryeministrit, Rama ka përqafuar me entuziazëm edhe disa nga idetë më regresive të paraqitura nga establishmenti. Shihni kthesën e tij drejt ungjillizimit të klimës. Ai ka kaluar shumë nga koha e tij në zyrë duke u gëzuar në skenën botërore për planet e tij për të bërë Ballkanin e Hapur. E gjithë axhenda Ballkan i Hapur është e bazuar në trinomin Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, sipas planeve të shtjelluara e të kritikuara dhe të papërgjegjshme. Është e kundërta polare e frymës së sharrjeve masive që „Fajin e ka Saliu“ dhe që e solli atë në detyrë. Shpesh duket sikur Rama është më i interesuar të qetësojë një klikë elitare të Europës zyrtare dhe të një miqësie alla-Erdogan në nivelin disi personal sesa të jetë në ndonjë nga prioritetet e publikut, apo dhe të interesave të shoqërisë që herë e ngre zërin në mediat e uzurpuara e herë pëshpërit me veten.

Në të vërtetë, është mungesa e drejtimit të Ramës, përqafimi i modës së themelimit dhe braktisja e politikave oportuniste, ato që e kanë bërë atë kaq të pambrojtur përballë skandaleve të tashmë shumta. Nëse kuizet e kanaleve televizive, mbrëmjet me debate dhe zhurmëra debatesh televizive, apo komentet e gazetave që nuk shiten, duhet të jenë të mjaftueshme për të përfunduar një kryeministër, është një pyetje e diskutueshme. Problemi më i gjerë është se ai ka pak arritje për të cilat mund të marrë meritat, dhe nuk ka synime për të ardhmen që ai mund të tregojë dhe t'i bëjë njerëzit të mblidhen prapa. Nuk ka aspak Opozitë!

Kryeministrat e kaluar janë rrëzuar nga ndarje të konsiderueshme politike. Mendoni se Sali Berisha është rrëzuar për shkak të ndarjeve për Evropën, ose Fatos Nano për marrëveshjet e tij misterioze. Rama, nga ana tjetër, është nën presion jo për shkak të ndonjë faktori të jashtëm politik, por kryesisht për shkak të skandaleve në qeverisjen e tij të korruptuar. Dhe është falë mungesës së drejtimit të tij që qeveria e tij tërhiqet nga një gabim në tjetrin. Të huajt e përkëdhelin ende? Opozita do të forcohet?

Zbulimi përfundimtar i Ramës mund të jetë shumë i vonuar. Por nuk është asgjë për të festuar. Është një mundësi e madhe e humbur. Kjo qeveri vërtet mund të kishte qenë ndryshe nga paraardhësit e saj. Ajo mund të kishte marrë përsipër elementët regresivë, antidemokratikë dhe elitistë të establishmentit tonë. Dhe do të kishte pasur mbështetjen e publikut për ta bërë këtë. Në vend të kësaj, Rama e ka hedhur poshtë gjithë atë potencial populist edhe pse ka bërë llustra, bojatisje, arnime, kopsitje poltike. Ramëhumburi tashmë vetvetiu nuk ka më aspak arsye të mbetet tek „Fajin e ka Saliu!“ Nuk e ka këtë por ka një tjetër që i duket si produkt i dashurisë së madhe të qeverisjes me krahët e të huajve, Sali Berishën „non-grada“ dhe Lulzim Bashën që nuk lëshon pe për demokratët në shtëpinë e tyre. Por përtej arsye dhe famës, ajo që mbetet ende është shpella në zemër të qeverisjes së Ramës. Aty struket ende misteri i qëndrimit të tij në qeverisje.

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page