top of page

Fahri Dahri: THESPROTIA (Arkaike {1})

ree

Thesprotia ishte pjesë e rajonit proto-grek në fund të Epokës së Bronzit (Bronzi i hershëm i kulturës Unetice (1800-1600 p.e.sonë), në të cilin toponime arkaike gjenden dendur. [kultura Uneticiane është një kulturë arkeologjike në fillimin e Epokës së Bronzit të Evropës Qendrore, e datuar afërsisht rreth viteve 2300–1600 para Krishtit. Sipas shkrimeve dhe ribotimeve sllave. Moutom, 1972. f. 60. Zona para-greke …Janë me origjinë greke dhe shpesh tregojnë tipare arkaike greke- toponime: Epiri, Thesprotia, Kammania (Kefalonia). E theksoj fort se duhet mbajtur në kujtesë që prapashtesat “greke” që lexohen në materiale të tilla, nuk janë gjë tjetër vetëm gjetje kamufluese, të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me shtetin Grek të pas 1830-tës.

 Sipas @.S. Ndrecajt rezulton dhe një alternativë tjetër për emrin greece: 

Orakulli i Dodonës: i kushtohej tokës mëmë dhe perëndeshës Diona (Dinë), bashkëshortja pellazge e Zeusit. Pauzania: përshkruan ritualet e grave zbathur që shëtisnin në pyjet e Dodonës, këndonin për Zeus-in dhe falënderonin tokën mëmë.     Përfundimi: Termi Graeci /Graecia nuk lidhej fillimisht me një “komb grek” (që nuk ekzistonte në atë kohë), por me ritet fetare të grave (Gra-Ece = ritet e grave që ecnin), një traditë që lidhet me gjuhën shqipe dhe me kulturën pellazgo-ilire. Pra, ky shpjegim e sheh emrin Graeci si një derivat kulturor -fetar nga ritet e Dodonës, dhe jo si një identitet etnik në kuptimin që e përdorim sot. Një të vërtetë tjetër të fshehur, me rëndësi të madhe në historinë e identitetit të fisit thesprot, e cila është deklaruar 20 vjet më parë, por në mënyrë intuitive, rastësisht e ndesha këto ditë tek shkrimi: “Hyrje në Historinë e Gjuhëve Indo - Europiane” shkruar nga z. Georgiev, Vladimir Ivanov (1981). Shtëpia Botuese e Akademisë Bullgare të Shkencave. fq.156-257, në Zona paragreke…, i cili zbërthen emrin e Thesprotisë si vijon: Zona paragreke: “ Θεσπρώτια, emri fisnor Θεσ-πρωτοί dhe antroponimi Θεσπρωτός janë fjalë të përbëra arkaike. (Thesprotia, emri fisnor thes-protoi dhe antroponimi thesprotos), të cilat  i quan se janë fjalë të përbëra arkaike (shif fusnotën). Ndërsa për lashtësinë e Thesprotisë, na thuhet se në antikitet, territori i Thesprotisë moderne banohej nga fisi i lashtë i Thesprotëve që kufizohej nga rajonet fqinje të Molossisë në verilindje dhe Kaonisë në veri. Thesprotia përmendet në Ciklin Epik si një vend ku lundroi Odiseu, i cili u martua me mbretëreshën lokale Kalidike të Thesprotisë. Kjo e dhënë historike, deklarohet sipad Pache, Corinne Ondine; Dué, Casey; Lupack, Susan; Lamberton, Robert (5 Mars 2020). Udhëzuesi i Kembrixhit për Homerin. Shtëpia Botuese e Universitetit të Kembrixhit. f. 79. Më pas, historia na tregon se Thesprotia u bë pjesë e Lidhjes Epirote përpara se të aneksohej nga Roma, ku u bë pjesë e provincës romake të Epirit. Pas copëtimit të Perandorisë Romake në Lindje dhe Perëndim, ajo ishte pjesë e Perandorisë Romake Lindore (Bizantine) deri në fund të Mesjetës, përveç një periudhe sundimi bullgar në shekujt IX-XI. Rreth vitit 1430 ajo ra në duart e osmanëve. Nga shek.i VIII deri në shekullin e XV, rajoni quhej Vagenetia, emër që rrjedh nga fisi sllav i Baiounitai, të cilët shfaqen në fillim të shekullit të VII gjatë pushtimeve sllave të Ballkanit. Në periudhën e vonë osmane, zona njihej si Çamëria dhe në vitin 1910 pjesa më e madhe e territorit të prefekturës moderne të Thesprotisë njihej si Sanxhaku i Reshadies; ose Çamlık Sancak; ose Sanxhaku i Gumenicës. Të dhëna historike, të cilat gjenden tek: “Kornrumpf, Hans-Jurgen (1984). "Sanxhaku i Çamlikut. Shënime mbi një Distrikt Administrativ të Vonë Osman Jetëshkurtër." Balcanica (15):122. Fjala “Çamlik”, nuk është përdorur në administratën territoriale osmane para shekullit të XX. Në rrëfimet e udhëtimeve evropiane, Çamërinjtë shfaqen në fillim të shek. të XIX, me vizitën e ambasadorëve perëndimorë te Ali Pasha Tepelena. Më tej nga autorë grekë si: Kokolakis, Mihalis (2003). Pashallëku i vonë i Janinës: Hapësira, administrimi dhe popullsia në Epirin Osman 1820-1913. EIE-KNE. f. 373; Kallivretakis, Leonidas (1995). "Komuniteti Grek i Shqipërisë në aspektin e gjeografisë dhe demografisë historike”. Në Nikolakopoulos, Ilias, Kouloubis Theodoros A. & Thanos M. Veremis, Grekërit e Shqipërisë. Universiteti i Athinës. f. 47.]. Lexohet: “Thesprotia mbeti nën sundimin osman deri në vitin 1913, kur iu “dhurua” Greqisë pas disfatës osmane në Luftën e parë Ballkanike. Si pjesë e Greqisë, provinca e Margëlliçi u bë pjesë e prefekturës së Prevezës; ndërsa provinca e Paramithisë dhe Filati u kaluan në  prefekturën e Janinës. Zona mbi lumin Acheron vazhdoi të referohej si Çamëria në komunikimin zyrtar të qeverisë greke deri në vitin 1937]. Baltsiotis, Lambros (2011), në "Çamët myslimanë të Greqisë Veriperëndimore shkruan: “Arësyet për dëbimin e një komuniteti minoritar "jo ekzistent". (Pasi banorët e Çamërisë i quante të huaj, si të kombësisë turke-FD)  kur u krijua prefektura e veçantë e Thesprotisë.    Në vitin 1923, popullsia e Thesprotisë ishte 60,705 banorë.  Pronat e shqiptarëve dhe çamëve në Greqi: Anulimi i Gjendjes së Luftës dhe mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut' (PDF). Minoritetet në Ballkan (në greqisht). Athinë, Greqi: Qendra e Studimit të Grupeve Minoritare. f. 7. Marrë më 24 Mars 2009. Në vitin 1920, në Thesproti, sipas statistikave greke, (jo të besuara-FD), kishte 20,319 shqiptarë myslimanë. Pas dëbimit të dhunshëm (1944-1945), nëpërmjet masakrave dhe genocidit ndaj tyre prej Napoleon Zervës në fund të Luftës së Dytë Botërore, numri i shqiptarëve myslimanë ishte vetëm 77 individë në regjistrimin e vitit 1951. Trumpet, Sevastē. (2013). Antropologjia fizike, raca dhe eugjenika në Greqi (vitet 1880 -1970). Boston: Brill. f.194. Epiri, kjo pjesë e Pellazgjisë që ndodhet përgjatë detit Jon, ka për banorë të lashtë Pellazgët, jo vetëm me Dodonën, por edhe me vëndbanimet e hershme të fiseve më të dëgjuara thesprote, kaone e mollose, të cilët kanë shkruar histori të lavdishme qëndrese. Epiri, që deri në Luftën e Trojes quhej Thesproti, pas kesaj lufte u nda ne tre pjese të fuqishme: Thesproti, Kaoni dhe Mollosi, ku gjetën vend midis fiseve epirote edhe luftëtarët e Trojës. Dihet se thesprotët, kaonët dhe mollosët, ishin tre fiset kryesore prej të cilëve, në shek.IV p.e.r. lindi emri gjeografik i Epirit. Thesprotia dhe thesprotët përmenden shumë më përpara se sa kaonët dhe mollosët. Hershmëria thesprote vërtetohet  edhe në dy veprat e lashtësisë, të njohura deri tani, të Homerit, tek “Odise” dhe  “Iliada”. Jo vetëm prej Homerit, por në vazhdimësi informime të tilla jepet nga gjeografi dhe historiani Scylacis Carandensis (shek.6-5per) në veprën “Periplus”, Lundrim, paragrafi 22, : “....në paragrafin 30 tek “Thesprotoi”, lexohet: “pas Kaonisë vjen fisi i thesprotëve; edhe këta janë të shpërndarë nëpër katunde.                                                                 .                           ●●●                           

Georgiev, Thesprotinë e zbërthen në Thes -dhe - proto. Unë e kam trajtuar në “proto-thes”, që do të thotë “thesi i parë”. Kjo sepse të mbjellat dhe të korrat, në këtë territor bëhen më përpara se të territoreve të tjera. Në vijim Ardjan Dahri sqaron se: “Po, është e saktë, arkaike-të vjetra që për çudi asnjë tekst, përfshirë dhe historinë e Italisë, thuhet se nuk e dinë ç’farë gjuhe është, mbasi nuk është as latine dhe as greke. Shënim (1): Sipas fjalorit Shqip. “arkaík,-e mbiemër; i një kohe shumë të vjetër, i lashtë; i vjetëruar: fjalë arkaike.

Studjues: Fahri Dahri.                              Tiranë, më 01 Shtator 2025

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page