Shkurte Berisha: LUFTËTARE E HESHTUR
12 hours ago
1 min read

Nuk mbaj shpatë në dorë, as mburojë prej hekuri,
Betejat i zhvilloj thellë, në shpirtin tim,
Me një buzëqeshje mbuloj plagët e shpirtit,
Dhe ngrihem sërish, edhe kur nata s’ka agim.
Eci mes stuhive me hap të qetë,
Pa u ankuar kurrë për barrën që vuaj,
Forcën e gjej në shpirtin e vërtetë,
Në durimin që thellë në zemër ruaj.
Kur bota rëndon dhe shpresat tis veshin,
Bëhem unë dritë për ata që kam pranë,
Fsheh lotët në sy, që të tjerët të buzëqeshin,
Dhe dhimbjen e kthej në dashuri të pamatë.
Jam shkëmb që s’tundet nga erërat e ftohta,
Jam diell që ngroh edhe ditën me re,
Luftëtare e heshtur, që sfidoj kohë - trosha,
Me zemrën plot dashuri dhe shpresën që s’fle.








Comments