top of page

Shkurt për dy inxhinierë të respektuar


Inxh. Ilo Shqau

Prof Dr Fatmir Terziu


Emrat e dy inxhinierëve të mirrënjohur nga Elbasani, inxh. Ilo Shqau dhe Inxh. Astrit Shmili, edhe pse nuk mund të harrohen lehtë nga një armatë e madhe punonjësish të fushës së drurit, natyrshëm mbesin një nder dhe një krenari më shumë në memorjen e letrave shkencore, kur bëhet fjalë për „13 Mënyrat“ efikase për të kursyer para në materialet e përpunimit të drurit.

Këto 13 Mënyra të përpunimit të drurit janë hedhur për instancat shqiptare si ide që në vitin 1980, kur një direktivë e asaj kohe detyronte: „se gjatë periudhës 1980-1990 do të ndërhyhet në prerje të dyta dhe në përfundimtare, duke nxjerrë lëndë të cilësisë së mirë“ (Shqau, I & Shmili, A; 1982: fq. 24-24). Sot natyrisht kur, kostot e materialeve të përpunimit të drurit duket se po rriten vazhdimisht, dhe natyrshëm druri përbën një faktor mjaft të rrëndësishëm sikurse dihet në shumë aspekte, ajo që është cituar që në atë kohë nga këta inxhinierë të respektuar, natyrisht duhet rimarë në konsideratë. Themi kështu pasi sot mjaft argumente të përdorura shkencërrisht prej tyre, duket se kanë një pikëtakim të ndjeshëm me atë që kërkohet në disa aspekte të përdorimin të drurit në disa vende. Një nga pikat që mbetet thuajse e njëjtë me mendimin e kahershëm të tyre është „përdorimi i prerjeve dytësore“.

Ashtu sikurse udhëzonin këta inxhinierë në vitet që cituam, pothuajse të njëjtën gjë bën dhe udhëzuesi i shpërndarë kohët e fundit në mjaft subjekte të përpunimit dhe shfrytëzimit të drurit në Europë e në Botë. Kjo sugjerohet si një mënyrë për të ulur kostot me zgjedhje të llojeve të drurit më pak të kushtueshme në përbërësit e një projekti që nuk janë domosdoshmërisht të dukshëm. Për shembull, në ndërtimin e një dollapi, kutitë e sirtarëve, kornizat dhe pjesa e prapme e kabinetit mund të bëhen nga pyje dytësorë siç është plepi. „Kjo nuk do të zvogëlojë funksionalitetin dhe përsëri do t'ju japë një pjesë tërheqëse dhe afatgjatë me kosto të reduktuara“, thuajse është po e njëjta gjë afërsisht e cituar dhe e reflektuar në një studim shkencor të dy inxhinierëve shqiptarë në vitin 1980, por që çuditërisht, sot theksohet, edhe në literaturën bashkëkohore shkencore për këtë qëllim.

Në atë kohë preokupimi kryesor i dy inxhinierëve, Shqau dhe Shmili, duket qartë se është mjaft i përqëndruar në rrugët për rritjen e mëtejshme të koeficientit të shfrytëzimit të drurit gjatë prerjes në pyll dhe përpunimit industrial të tij. Ata e shikonin këtë aspekt dhe sugjerim shkencor të bazuar në prova tek „rritja e koeficientit të shfrytëzimit të pyllit deri në të gjitha proceset e tjera teknologjike“ (ibid).

394 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page