SHKRIMTARI QË I DHA PAVDEKËSINË ARTIT SKENIK


SHEKSPIRI,

SHKRIMTARI QË I DHA PAVDEKËSINË ARTIT SKENIK


Shpendi Topollaj


Ma do mendja se Uilliam Shekspiri (William Shakespeare), ka qenë, është dhe do të jetë përherë, shkrimtari më i njohur në botë. Për të thuhet se do të mjaftonin vetëm sonatat që shkroi (thuhet se janë 154 të tilla), që ai të mbulohej me atë lavdinë që gëzon, por unë do të shtoja se edhe Anglisë do t`i mjaftonte kjo lavdi, për t`u ndierë në çdo kohë krenare për birin e saj që lindi në 23 prill të vitit 1564 në Strasford, afër Londrës. Koha kur ai jetoi dhe krijoi, ka qenë e ngërthyer si zakonisht në atë vend, me ngjarje mjaft të rëndësishme historike, me luftra të paprera, por edhe nga ato për pushtet. Kur ai doli në dritë, kishin kaluar plot 100 vjet që vendi i tij i kishte dorëzuar Francës tokat që i kishte bërë të sajat qysh nga shekulli i XII - të, dhe si pasojë e konfliktit mes fisnikëve të Lankasterit me ata të Jorkut, sundonte qysh nga viti 1485 dinastia e Tudorëve. Vajza e Henrikut të VIII - të dhe Ana Bolenës, Eli