top of page

Mehdi HYSENI:

  • 53 minutes ago
  • 5 min read

Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Bashkimi kombëtar  kërkohet dhe bëhet në Tiranë, jo në Beograd!

*** Bashkimi kombëtar është ide e ndritshme e Sami Frashërit “ “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do bëhet” ? (1899), jo ide e huliganëve, e sharlatanëve, e matrapazëve dhe e disa magnatëve të sotëm, që po e gënjenë dhe po mashtrojnë popullin   se gjoja “bashkimi është ide e gabuar dhe e rrezikshme”!?

-JO, ideja nuk është e gabuar, por ne jemi të dështuar, që nuk po e mbëstesim atë zyrtarisht e as në format e tjera legjitime dhe legale përmes ndonjë REFERENDUMI. Ky është problemi dhe gabimi, jo ideja si e tillë!

*** E DREJTA NDËRKOMBËTARE NUK NDALON BASHKIMIN E SHTETEVE TË PAVARURA, AS NUK KËRKON PËLQIM PARAPRAK NGA KOLONIZATORI PËR KËTË QËLLIM

Mirëpo, sipas Prof.Dr. Ymer Bytyçi, del se “Asnjë territor që shkëputet nga një territor i një shteti të caktuar nuk mund t’i bashkohet territorit të një shteti tjetër pa dakordësinë e shtetit nga i cili shkëputet.

Sipas kësaj “formule” të ndikuar nga citati “ autorit gjerman, profesorit të së drejtës ndërkombëtare, Georg Brunno i universitetit të Këlnit (Shih: Der Kosovo Konflikt – Ursachen, Verlauf, Perspektiven – Wiesër Verlag, Klagenfurt, - Wien – Ljublajna – Tuzla – Sarajevo, 2000, faqe 126-127),

Kjo është një “rrenë për hava”, që s’ka ndodhur ende në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Pavarësisht se çfarë kanë shkruar autorët qofshin gjermanë, italianë, shqiptarë ose serbë …etj. të së drejtës ndërkombëtare, as politikisht, as juridikisht sipas së drejtës ndërkombëtare, Kosova nuk ka asnjë obligim, që të kërkojë “pëlqimin” nga Beogradi zyrtar për t’u bashkuar me Shqipërinë, sepse me luftë është shkëputur nga Serbia kolonizatore dhe gjenocidale (1989-1999). Për më tepër, një shembull të tillë irracional nuk mund ta gjesh në asnjë faqe të së drejtës ndërkombëtare (1914-2026)

Ndaj, Prof.Dr. Enver Bytyçin e sugjerojmë që të vete në Tiranë për të marrë pëlqimin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, jo në Beograd, se mund rrezikohet nga bandat e Seshelit, të Vuçiqit, të Daçiqit dhe të Vulinit, pavarësisht se çka thotë citati i së drejtës ndërkombëtare i autorit gjerman, se gjoja “Asnjë territor që shkëputet nga një territor i një shteti të caktuar nuk mund t’i bashkohet territorit të një shteti tjetër pa dakordësinë e shtetit nga i cili shkëputet.” “

Mirëpo, kjo formulë në kuptimin juridik ndërkombëtar, është nul për rastin e Kosovës, e cila pavarësinë e ka fituar me luftë kundër agresonit dhe gjenocidit të Serbisë (12 korrik 1999), s’ekziston më nevoja për kurrfarë “pëlqimi” nga Serbia, sepse ajo ka humbur të drejtën e sovranitetit kolonial mbi Kosovën e dikurshme si ish-koloni e saj (1912-1999). Kosova është një shtet fqinjë për Serbinë, asgjë më shumë.

Më thjesht, pas kryerjes së gjenocidit të Serbisë ndaj Kosovës (1989-1999) , shqiptarët e pavarësuar nuk kanë arsye dhe, asnjë interes, që në fund t’ia “lypin hallallin” Serbisë  për t’u bashkuar me vëllezërit e tyre në Tiranë! Kjo është ide më se antihumane dhe më se idiotike! Kjo, deri më sot nuk ka ndodhur askund në botë (madje as në Afrikë e as në  Azi), që një shtet i pavarësuar post festum të kërkojë “pëlqimin” shtetit kolonizues për t’u bashkuar me ndonjë shtet tjetër. !?

-Ndërkaq, Prof.Dr. Enver Bytyçi ka të drejtë të jetë pro ose contra bashkimit kombëtar, por nuk gëzon asnjë të drejtë etike, profesionale, kombëtare, ndërkombëtare dhe kombëtare, që t’i akuzojë dhe  t’i ofendojë të gjithë ata, që po veprojnë në procesin e bashkimit kombëtaar (pavarësisht nga vendndodhja e tyre, brenda apo jashtë Shqipërisë Etnike, gjoja se në këtë mënyrë po e “dëmtojnë ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës” !?

-Sa naïve, aq edhe absurde kjo lloj kritike subjektive dhe e njëanshme, po si ne që po kërkojmë bashkimin e Kosovës me Nënën Shqipëri, qenkemi kundër shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”?!

-Po kush e çliroi dhe e pavarësoi Kosovën , or mik ? – Po ne vetë jemi ata, që e çliruam dhe e pavarësuam Kosovën më 17 shkurt 2008, jo, ju në asnjë mënyrë, por na braktisët në zjarrin dhe në flakën e gjenocidit serb të Slobodan Milosheviqit (23 mars 1989-1999). –Çfarë më thua tani, se  ty të “ha palla” më shumë se mua për shtetndërtimin, zhvillimin dhe afirmimin e mëtejmë Kosovës në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare?!

-Thjesht, TY askush nuk po të përzihet se  çfarë koncepti mbron “shtetndërtimin e Kosovës” apo “bashkimin e saj me Shqipërinë”. -Është çështja jote persnale e zgjedhjes, vetëm mos na etiketo, mos na ofendo neve që jemi duke vepruar për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, se gjoja “ne nuk e duam shtetin e pavarur te Kosoves, por bashkimin kombëtar” !? –Sikur të ishte kështu, atëherë, pse do ta donim dhe, do të luftonim pareshtur për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë?!

-Kuptohet për shpëtimin edhe të Kosovës, edhe të Shqipërisë, që kurrë më të mos gjenden të vemtuara në dy fronte të kundërta në luftën kundër çdo agresori të jashtëm, ashtu sikurse në kohën e gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999). –Deshët nuk deshët, Kosova kurrë më nuk do të jetë e vetmuar në mbrojtjen e lirisë, të pavarësisë dhe të sovranitetit të saj.

-Ashtu, do të ndodhë edhe me Shqipërinë, të cilën Kosova kurrë nuk do ta braktisë, duke e lënë të vetmuar në ”mëshirën e kohës” së agresorëve të ndryshëm, qoftë ajo edhe Serbia e  Aleksandër Vuçiqit…etj.

Sa më sipër, çfarë filozofie politike dhe parimi juridik ndërkombëtar na qenka ai citat I autorit gjrman, se gjoja “një shtet që do të bashkohet me ndonjë shtet tjeter, paraprakisht, duhet ta kërkojë pëlqimin e ish-shtetit kolonizator” ?! –Ky është cirk, Serbia ende nuk po të njeh si shtet të pavaru dhe sovran , e ti shko pyete të lutem më lejon të bashkohem me Shqipërinë?!

-Ku është këtu logjika politike dhe argumenti juridik i së drejtës ndërkombëtare, se kinse Kosova nuk mund të bashkohet me Shqipërinë pa “lejen-pëlqimin” e Beogradit zyrtar !?

Prandaj, skribomanët kinse të së “drejtës ndërkombëtare” shqipfolës nuk duhet t’i ofendojnë, t’iakuzojnë, t’i provokojnë dhe t’i frikësojnë shqiptarët se gjoja kërkesa e “bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, është në dëm të shtetit të Kosovës”. Kjo është rrenë “për hava”, naivitet politik, që s’ka lidhje me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, ngase as Kosova e as Shqipëria nuk humbasin asgjë po qe se ribashkohen në një shtet të përbashkët ( qoftë në “Bashkimin Real”, qoftë në “Konfederatë” ose në “Federatë”, varësisht nga dëshira dhe interesi i përbashkët e tyre). Përkundrazi, me t’u bashkuar, do të ndërtohen, zhvillohen ,fuqizohen dhe faktorizohen dhe afirmohen në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Apeli” paternalist  atyre, që po  e kërkojnë dhe po e mbështetin me të drejtë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, gjoja je se “janë kundër shtetit të pavarur të Kosovës”, ështe  rrenë dhe shpifje skandaloze, sepse ne gjithmonë (babë e gjyshër) kemi qenë për pavarësimin e Kosovës, dhe deshi Zoti që atë e arritëm duke falënderuar UÇK-së (1991-1999). Ndaj, ne nuk jemi penduar pse ishim në rrugëtimin tonë për lirinë e Kosovës dhe të bashkimit tësaj me Shqipërinë. –Edhe sot me fanatizëm e ndjekim këtë rrugë të ndritshme, që Kosova dhe Shqipëria të bashkohen sa më parë të jetë e mundur, derisa s’kanë krisur raketat nga Moska, Leningradi dhe Beogradi mbi Kosovën.

Së fundi, nuk është e gabuar “ideja për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”, por janë të gabuar ata, që po e mohojnë atë për hir të intereave të tyre të politikës ditore.

Pra, “bashkimi i Kosovës me Shqipërinë etnike, është zgjidhja më e drejtë dhe më e mirë e problemit të popullit shqiptar në Ballkan”.(Akademik Prof.Dr. Mark Krasniqi, Kosova Sot, Elaborat shkencor, i lexuar në Senatin Belg, Bruksel, 1992, f.31.).

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page