top of page

Shkrimtari e Mësuesi i Merituar Bardhyl Xhama


Lamtumirë, i arti dhe i shtenjti Bardhyl Xhama!


Shkrimtari e Mësuesi i Merituar Bardhyl Xhama dhe vitet e tij të vrullshme, plot suksese

Nga Sejdo Harka


Pas një sëmundje të rëndë, pasditen e 11 dhjetorit të vitit 2022, pushoi përgjithmonë zemra e shkrimtarit të mirënjohur dhe e Mësuesiit të Merituar Batdhyl Lame Xhama. E, kush e njohu nga afër këtë njeri të rrallë, dhe nuk u mrekullua nga fjala e tij e ngrohtë dhe kultura e lartë, nga buzëqeshja e ëmbël dhe zemra e tij si bora e bardhë. Kush e mësoi këtë lajm të trishtë, dhe nuk u përlot nga ky lajm i trishtë dhe nuk tha me shpirt:’’Lamtumirë , ‘’i arti , i shtrenjti dhe i papërsëritshmi Baldhyl Xhama!. Njerëz si Bardhyli do të rrojnë në pavdkësinë e kujtimeve të tyre të mira dhe në botën e librave që ata kanë lënë pas.‘’I arti Bardhyl Xhama’’, kështu e thërrisnim ne, miqtë dhe shokët e tij më të afërm, sepse ai shkëlqente si purteka e arit edhe si njeri e mësues i mrekullueshëm, edhe si krijues i talentuar. Kur ne e pyesnim, pse je kaq i ëmbël me njerëzit, ai na i kthente me humor:”Kam lindur në qershor, në muajin që bëhen qershitë e ëmbla’’.Gjatë jetës, thote Bardhyli, njeriu mund të përballet edhe me vështirësi e fatkeqësi të mëdha por, përsëri, ai nuk duhet të gjunjëzohet. Ajo i jepet vetëm një herë. Prandaj duhet ta jetojë atë me nder, deri në fund, ashtu siç i vijen, duke sfiduar vuajtjet dhe dhimbjet që sjellin dallgët e viteve.

Kudo që Bardhyli punoi e jetoi, para njerëzve u shfaq, sa i thjeshtë, aq dhe i matur, sa i qetë, aq dhe i dashur, sa punëtor, aq dhe kërkues, sa i ditur, aq dhe krijues .

Trinia e tij e sukseseve e shoqëroi atë në çdo hap të jetës. Për të argumentuar këtë mendim, mjafton të citosh fjalët e ngrohta të shkrimtarit të madh dhe shokut të tij të gjimnazit, Dritro Agolli, i cili në kujtimet e veta, mes të tjerash shkruan: ”Puna e Bardhyl Xhams, ka ecur paralel në 3 fusha: Në fushën e pedagogjisë, në fushën e publicistikës pedagogjike dhe në fushën e krijimtarisë së letrsisë për fmijë e të rinj. Dhe të tria kto fusha i ka me vlera të larta. Sepse, mund të jesh i dalluar në një fushë, por në tjetrën nuk je. Kurse Bardhyli, në të tria është i shklqyer. Është shquar, jo vetëm si njeri, që jepte mësim bukur, por dhe si organizator i arsimit, me mendime të drejta pedagogjike dhe të mençme. Kurse në publicistikë, nuk është dalluar vetëm në fushën e pedagogjisë e arsimore, por edhe në atë të kulturs sociale. Një kontribut akoma më të shquar ka dhnë ai, veçanrisht në fushën e letrsisë për fmijë, nëprmjet të cilës ka nxitur fantazinë e fmijëve për animizimin e sendeve, për të nxjerrë në dukje aksionin, që u plqen aq shumë fmijëve.

Po, kush është në të vërtetë Bardhyl Xhama:

Ai u lind në Fterrë të Sarands, në një familje me tradita atdhetare dhe arsimdashëse. Babai i tij, "Msuesi i Popullit", Lame Xhama, luftoi me armë në dorë për lirinë e vendit. Msimet e para i mori në vendlindje, ndrsa shtatvjeçaren dhe të mesmen i kreu në gjimnazin “Asim Zeneli” të Gjirokastrs, ku në rrethin letrar të asaj shkolle ishin së bashku me Dritero Agollin, Ismail Kadarenë, Agim Shehun, Gaqo Veshin, Bekim Harxhin, të ciëlt, më pas do të jepnin kontrubutin e tyre të shquar në fiushën e artit dhe të letërsisë. Me që shkolln e mbaroi me rezultate të shkëlqyera, në vitin 1953, Ministria e Arsimit, si një rast i rrallë, e emroi Bardhylin “profesor” në gjimnazin, ku ai, sapo kishte mbaruar maturën. Shokët iu bënë nxëns, ndërsa msuesit e tij, iu bnë kolegë, prej të cilve mësoi artin e të msuarit. Më pas, ka punuar si msues, inspektor arsimi e drejtor gjimnazi në Delvinë e Sarandë. Gjatë ksaj kohe, prfundoi studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës me rezultate shumë të mira. Në vitin 1969, transferohet në gazetën “Msuesi”, ku punoi për shumë vite si redaktor e sekretar kolegjiumi. Pastaj, deri n vitin 1989, kur doli në pension, kreu detyrn e zvendës-drejtorit në Shtpinë Botuese të Librit Shkollor, dhe për disa vite me radhë, shef i sektorit të gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Institutin e Studimeve Pedagogjike.

Ashtu siç theksohet edhe më lart, veprimtarinë e Bardhyl.Xhams e ka shoqëruar trinia e tij e suksesshme në fushën e arsimit, gazetarisë dhe shkrimtarisë, të cilat janë rritur e zhvilluar bashkë me të, në harmoni të plotë, duke ndihmuar njeratjetrn. Edhe pse msuesinë e filloi në një moshë tepër të re, me pasion e përkushtim, ai u bë i suksesshëm, jo vetm si edukator e mësimdhëns, por dhe si organizator e drejtues, studjues dhe aplikues në shumë fusha të arsimit. Është kjo arsyeja që, Bardhyl Xhama, kudo që punoi, jo vetm gëzoi respektin e njerzve, por dhe u nderua me disa medalje e urdhra të larta pune, të cilat më vonë do të kurorzoheshin me titullin e lartë "Msues i Merituar", me motivacionin: ”Është shquar për moderrnizimin e shkollës dhe të mendimit pedagogjik shqiptar, për përgatitje metodike e shkencore të lartë dhe për studime me vlera të veçanta për msimin e gjuhës dhe të letrsisë në shkollë”.

Fusha e dytë e suksesit të tij, është publicistika. Puna për një kohë të gjatë në gazetën ”Msuesi”, në Istitutin e Studimeve Pedagogjike dhe në Shtpinë Botuese të Librit Shkollor, e kanë nxitur e ndihmuar atë të bëhet mjeshëtr i gazetarisë dhe i studimeve pedagogjike për problematikat e gjera të msimit, edukimit dhe të drejtimit të shkollës e të arsimit. Shkrimet dhe kumtesat e tij janë dalluar për gjuhën e bukur dhe argumentet bindëse.

Një ndihmesë të veçantë, Bardhyl Xhama, dha për moderrnizimin e teksteve e programeve shkollore, sidomos në lnëdn e gjuhs dhe të letrsisë.

Por, ajo që e bën Bardhylin më të njohur, është shkrimtaria artistike, e cila përbën shtylln kryesore të trinisë së tij të suksesshme. Krijimtaria e tij artistike është sa e gjerë, aq dhe e larmishme, gati për të gjitha moshat, por kryesisht për fmijë dhe të rinj. Ai lëvroi tregimin dhe përrallën, novelën e romanin fantastiko-shkencor, dhe veçanrisht rrëfenjat. Në vartësi nga llojet e temave që trajton, B.Xhama, herë është quajtur “shkrimtari i detit”, dhe herë vazhdues i denjë i rrëfimtarit të madh Mitrush Kuteli. Brendia e krijimtarisë së tij dallohet nga shpresa dhe ëndrra për një jetë më të mirë. Personazhët dhe karakteret e shkrimtarisë së tij, janë fmijë ëndërrimtarë, të rinj të aksionit e të veprimit dhe të moshuarët e mençur e të urtë. Heronjtë e tij ëndërrimtarë e të aksionit, herë rendin mbi tokë dhe herë përmes deteve dhe oqeaneve, për të projektuar e ndërtuar të ardhmen e njerzimit. Ata ndeshen edhe me peshkaqenët e kuçedrat e prrallave të frikshme, për të ndërtuar një botë të lirë, pa vrasës e padronë.

Shkrimtari Bardhyl Xhama, ka botuar mbi 18 libra artistike. Dhjet nga librat e tij më të mira janë nderuar me çmime të ndryshme, kurse disa prej tyre janë prfshirë nga Ministria e Arsimit në listën e librave për lexime jashtë klase në shkollë.

Disa nga librat e tij më të mira, që janë botuar para vitit 1990, të vlerësuara me çmime të ndryshme, janë: "Prrallat e detit", novela”Zhytsit e vegjl të thellesive”, romani fantastiko-shkencor ”Ekspedita e kalëtr “, "Zjarrfiksi i pyllit" dhe novela përrallë ”Tërfili me katër fletë”.

Ndërsa pas vitit 1990, veprat që janë nderuar me çmime janë :libri me rrëfenja ”Pse qau delfini“, (nderuar me çmimin“Mitrush Kuteli”), romani “Në kthetrat e Piratit”, ( nderuar me çmimin “Tasim Gjokutaj"), vëllimi me përralla "Lejleku me akullore”, (nderuar me çmimin “La Fonten”), libri me rrfenja ”Djaloshi që kapte rrufetë”, (nderuar me çmimin “Bekim Harxhi), novela për të vegjël ”Tre vëllezrit”, vlerësuar si libri mё i mirё pёr fёmijё nё Panairin e Librit tё vitit 2010, vëllimi me rrëfenja, ”Gota e lumturisё”,(nderuar po me çmimin “Tasim Gjokutaj”). Nga Kolana me rrëfenja janë botuar ”Shtёpia pa libra, si trupi pa shpirt”, “Dora me baltё, buka me mjaltё”, “Guri i rёndё nё vend tё vetë” dhe së fundi ”Mikeshat e pёllumbit"(101 rrёfenja tё zgjjedhura), e cila mund të quhet kryevepra e serisë së librave të tij me rrëfenja.

Me rastin e 70-vjetorit të lindjes, shkrimtari B.Xhama është nderuar me “Çmimin e Kariers”, për kontribut të veçantë në letrsinë për fëmijë. Ka disa Ҫertifikata Mirёnjohjeje dhe deri në fud të jetës ishte zgjedhur Kryetar Nderi i Shoqatёs sё Shkrimtarёve pёr Fёmijё e tё Rinj të Shqipëqrisë.

Krijimtaria e tij artistike ka tërhequr vmendjen e studjuesve dhe të kritiks letrare. Për të kanë shkruar shumë emra të njohur të letrsisë dhetë artit shqiptar, si D.Agolli, S.Hasko, Xh.Bushati, P. Koçi R.Braholli, V.Kona, M.Nelaj, etj. Limoz Dizdari, prveç të tjerash, shkruan: ”Shkrimtarë si Bardhyl Xhama nuk janë shumë të mëdhenj, që të tronditin dheun kur kalojnë, por janë përherë prezent, me botën e tyre të madhe. Ndaj ata hyjnë në zemrën tonë, në gjakun tonë, ashtu të përzemërt dhe mbeten të përjetshm”.

Prveç librave të shumta, B.Xham ka shkruar dhe disa pjesë teatrale të shfaqura nga teatri i kukullave në Sarandë. Ka përgatitur për radion e televizionin dhjetra skenarë me teletregime e telenovela për fëmijë. Ka shkruar dhe tre skenarë për filma dokumentarë.

Librat e Bardhyl Xhams kanë vlera të mirfillta edukative, veçanrisht ato për fëmijë e të rinj. Ato përçojnë mesazhe universale për të mirën dhe të keqen, për virtytin dhe vesin, për të kaluarën , të sotmen dhe të ardhmen. Pveç mesazheve të ngrohta, krijimtaria e tij u jep lexuesve edhe knaqsi estetike. Kjo buron nga fakti se botimet e Bardhyl Xhams shquhen për një gjuhë të përpunuar letrare, të pasur me fjalë e shprehje të bukura frazeologjike.

Përmes rrfenjave, fëmiëjt njihen edhe me kuptimin e shumë fjalëve të urta dhe të sentencave të bukura filozofike, si :"Më mirë xhepin bosh, se sa kokën zbrazur". "Shtpia pa libra, si trupi pa shpirt"etj. Krijimtaria artistike që na la Bardhyl Xhama ka dhe vlera të mëdha didaktike

Si njohs i mirë i pedagogjisë dhe i psikologjisë së fëmijëve,ai ka mundur të na japë vepara letrare edhe me vlera të spikatura didaktike. Rreth gjysmën e librave të tij, ai i ka konceptuar si libra shkollore, të pajisura me një parathnie, ku parashtrohen vlerat artistike, edukative dhe didaktike. Aparati pedagogjik i tyre ndihmon, jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesit e prindërit. Libra të tillë kanë nxitur më tej kërshërinë e nxënësve për të thelluar më tej njohuritë e tyre.

Kohët e fundit të jetës së tij, ai shkroi novelën-përrallë, me titullin tepër intrigues për fëmijët "Në mbretërinë e peshkaqenit", përmes brendisë së të cilës, ai kërkon të zgjojë tek lexuesit e vegjël dhe të rinj vigjilencën dhe guximin kundër ‘’peshkaqënëve ‘’ tokësorë të botës njerëzore, të cilët, jo vetëm metaforikisht, por edhe realisht, duke qënë po aq të egër sa dhe peshkaqenët e detit, me “nofullat” dhe pangopësinë e tyre , kërkojnë të përtypin e gëllitin, jo vetëm mendjen dhe shpirtin, por dhe eshtrat e njerëzve të pambrojtur të kësaj bote.

Shkrimtari Bardhyl Xhama, gjatë gjithë jetës është shquar edhe si dhurues librash. Ai, para se të largohej nga kjo botë, biblotekën e tij të pasur, bashkë me të gjitha librat që ai ka shkruar tërë jetën, ja dhuroi biblotekës së fshatit të tij të lindjes, Fterës së Sarandës. Ndaj banorët e këtij fshati, për të nderuar gjestin dhe personalitetin e tij të spikatur, biblotekën e tyre e kanë pagëzuar me emrin e tij të nderuar ‘’Bardhyl Xhama’’. S’ka nderim më të madh që i bëhet një njeriu të letrave duke e përjetësuar në emrin e një bibloteke, e cila do të flasë gjatë me gjuhën zemrën dhe shpirtin e tij të pavdekshëm. Bardhylin, vërtet nuk do takemi pranë, por Ai do të rrojë gjallë përjetësisht, në zemrat, shpirtin dhe kujtesën e fëmijëve, nipërve, mbesave dhe miqve e shokëve ,që i donte dhe donin kaq shumë.Ai do të rrojë përjetësisht në botën e gjallë të librave.Edhe një herë, lamtumirë, miku she shoku ynë i shtrnjtë Bardhyl Xhama!


9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page