Shembim mitet
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 30, 2020
- 2 min read

Fatmir Terziu
Shembim mitet
Iam Atë dhe unë pimë çaj ende
përditë
pranë e pranë,
pa mure, pa hapësirë ...
tek Shtëpia.
Unë jam në Ëndërr, im Atë është në Parajsë…
…në memorjet e mia.
Kopertina kryesore
Ai nuk është një operator vinçi,
Ai nuk njeh asgjë nga metodat e saldimit
Ai, as nuk mban ndonjë teknologji
në dorën e tij.
Dhe akoma …
proceset e ndërtimit
nuk janë të huaja për të.
Dhe akoma …
atë që ndërton, ai e ndërton ngadalë,
ai ndërton besimin në të.
Ai ndihmon
nga ana tjetër e dritës:
ku në hije
të skelave,
barishteve të këqija
akoma stigmohet gjuha
me shumë urrejtje.
Atje ai ia hedh gati të gjithë profesionalizmin
tëharrjes së gjëmbaçëve
me fjalën me dy tehe.
30 Tetor 2019
Revista... "Ndërtuesi"
Battersea Park, kompleksi i ndërtimeve pranë Tamizit
CV-ja e saktë e komshiut tim nga Mitrovica
Natën fqinji im Krasniqi
e vë helmetën e tij prej çeliku
ngjesh një libër lutjeje
në xhepin e gjerë të xhaketës
dhe nget një mini Lada të nxirë
përmes një galerie afër Trepçës
në drejtim të Mitrovicës.
Në pesë të mëngjesit
ai kthehet në Album.
Londër, 30 Tetor 2019
Në muzeum
Duke lexuar shënimet e luftërave
emrat e të gjithë trimave,
heronjve të mirë,
që lanë jetën për lirinë e brezave,
pyes veten:
ku janë shkruar
vrasësit dhe pushtuesit e tjerë,
apo mos vallë mes nesh duke na ripushtuar?
Sferë
Koha
që na ngre ne
kufinj
ditë pas ditësh
është gjithnjë duke u shfryrë
sikurse kufinjtë
që ne ngremë
për kohën
ditë pas ditësh.
Spaç
Është një fakt i vendosur tani
një poezi është një plazmë kafeje
në këtë liri të trudhosur të fjalës,
shkuma e saj ngulet,
figura të dyshimta, figura të të folurit.
Mendime me hije,
imazhe me farëra klounësh,
dinosaurë të pabindur ndonjëherë,
midis tyre ka edhe informatorë,
marshimi i pikësimit të pandërprerë,
mjafton një pyetje
për të zbuluar një komplot,
në një fjali që ende vret,
në këtë humnerë.
Po,
një poezi është plazma e një kafeje të papirë,
dhe ëndrra e saj është e dënuar
per jetën.
Muret tashmë janë këtu,
Hijet janë varrosor në tru,
Plazma?!
Një shkulmë, për të marrë nga ajo
atë që ne kemi nevojë për të mbijetuar,
bukë dhe ujë.
Spaç, 1998
Comments