Shefqet Meko: TREBISHTI - NJЁ HISTORI QЁ NUK HESHT
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 6 minutes ago
- 6 min read

-Duke lexuar Fatmir Terziun: “Trebishti-Vlera midis mitit-legjendёs-realitetit”
Nga Shefqet Meko
Dy librat mё tё fundit tё Terziut tё Londrёs, siç mё pёlqen ta mbiquaj shkrimtarin Fatmir Terziu, “Trebishti” - Vlera midis mitit, legjendёs, realitetit“ dhe „Argumentum Baculinum“ “Argumenti i shkopit” - tregime, i porosita, njёrin nё Amazon dhe tjetrin direkt nga shtёpia botuese “Ura” nё Prishtinё. Mё erdhёn thuajse nё njё ditё. Kё tё shfletoja mё parё?
Sikur i ledhatova nё duar, dhe “Trebishti” mu duk libri qё do mё “zgjonte kujtime”. Fatmir Terziu, padyshim ёshtё njё nga intelektualёt mё prodhimtarё tё kohёs qё jetojmё. Ai ende pse ёshtё larg moshёs sime, ka mbi 60 botime, filma, dokumentarё, regji, skenarё, kritika, analiza pa fund dhe gati i pёrditshёm nё mediat sociale. Sikurse shkruan mёsuesi i tij Hasan M. Shahinaj autori ёshtё “… talent i lindur”. Natyrisht, si njё ikanak shqiptar, qё librat dhe autorёt qё shkruajnё janё “rrejta” qё na “kap tё gjallё”, besova se libri mbi Trebishtin, vendorigjinёn ku autori nuk ka jetuar,por shkruan me aq mall e dashuri, mё ndolli njё kureshtje tё veçantё, ndёrsa „Argumentum Baculinum“ (Argumenti i shkopit) mbeti njё “amaretё” nё tavolinёn time.
Jam mahnitur duke lexuar librin “Trebishti” qё ёshtё njё kompozim shpirtёror i autorit, ku janё bёrё bashkё pasioni, fletëshёnimet, dashuria, rrёfenjat, heronjtё, artistёt, profesionstёt, historia, kёrkimet arkivore, tradita dhe mbijetesa e njё treve tё tёrё qё tё ngjan me krejt Shqipёrinё. Nё 334 fletёt e kёtij libri, redaktuar nga Prof. Hasan Shahinaj dhe reçensё nga Prof. Dr. Eshref Ymeri, autori me frymёzim poetik e kujtime rrёnjёsh, gёrmon histori, sjell heronj dhe njerёz tё zakonshёm tё Trebishtit dhe Gollobordёs.
Terziu “shёtit” me laps nё dorё nё çdo cep e kodёrz tё fshatit, troket nё çdo shtёpi, evidenton kontribute tё shumta, ledhaton çdo gur e shkёmb, rrёfen pёr çdo fis, pёr mjeshtra ndёrtimi, futet thellё nё mite dhe rrёfenja pёr tё sjellё si njё monument letrar dhe po aq historik: qёndresёn e vlerat e Trebishtit.

E kam lexuar etshёm dhe kam mёsuar gjёra qё “kisha dёgjuar”, mё ёshtё shfaqur nё imagjinatё Trebishti qё nuk kam qёnё kurrё, duke mё ngjasuar me fshatin tim ku linda dhe u rrita. Fatmir Terziu e fillon kёtё libёr me vargje tё shpirtit tё vetë poetik kur shkruan “çdo oborr konaku ishte auditor mё vete/çekiçi, mastari, plumbçja, sqepari/shkruanin sipas metodёs sё tyre tё pёrjetshme/ fatin qё ngjizte Ustai“. Kёshtu ngre “siparin” e librit autori, duke tё ftuar nё rrёfime tё mahnitshme qё si damarё ku qarkullon gjaku i mbjetesёs, kujtesa dhe nderimi ndaj brezave, bёhesh pjesё e njё historie tё harruar, e brezave ndёrtimtarё qё tashmё janё kudo nga ngado, duke “lёnё bosh” Trebishtin plotë histori.
“E zbriti fryma gurin nё Trebisht/ Gjyshi im ma pati thёnё me kohё/edhe pse dikush e injoron pabesisht/Me tё u ndёrtua njё Botё.”
Ky frymёzim i autorit, tё bёn tё rrokullisesh, jo vetёm nё atё qё pёrcillet nё çdo faqe tё kёtij libri, por edhe sjell edhe “atё qё ke harruar” duke i “dhёnё shpirt” edhe gurit. Kёshtu libri bёhёt “njёsh me ty” nё njё vozitje tё bukur qё nderon punёn dhe ndёrtimtarin, shpirtin e mosmposhtjes jo thjesht tё njё fshati, por tё gjithё botёs e po aq ngjall revoltё e “grusht nё qiell” pёr vrastarёt dhe shkatёrrimtarёt e asaj qё ndёrton kudo njeriu i palodhur.
Libri nё fjalё, nuk ёshtё thjesht njё “vёshtrim historik”, as ndonjё “gёrmim arkeologjik” pёr tё dёshmuar autoktoninё, apo lashtёsinё. Ёshtё njё tablo shpirtёrore e njё komuniteti qё mbijetoi historinё dhe kudo qё shkoi, ndёrtoi dhe la gjurmё kudo nёpёr Atdhe nga pikturat e famshme tё Nexhmendin Zajmit (Trebishtjan) e deri nё Selanik e tutje ku u tret rinia e kёtij fshati.
“Trebishti” i Fatmir Terziut, pёrmes mjeshtёrisё rrёfyese, pёrmes filozofisё sё jetёs, finesёs sё mendimit e analizёs, evidentimit tё traditёs, kodit tё jetesёs, zakoneve dhe nderimeve, pёrmes personazhesh konkretё, shpaloset para teje si njё film publicistik qё “tё bёn tё qash” dhe tё jesh krenar qё kjo pasuri shpirtёrore ёshtё pjesё e mbijetesёs shqiptare.
Nё gati 65 rrёfenja, meditime, abstraksione filozofike, portrete, fabula, pёrjetime, pёrshkrime dhe shpёrthime publicistike, autori na sjell njё “pllajё shqiptare” qё qёndroi e rezistoi, begatoi, ndёrtoi veten dhe tё tjerёt dhe ju nёnshtua “fatit tё vet”. Terziu nё kёtё libёr, i kapёrcen kufijtё e rrёfimit apo “pёrshkrimit tё traditёs”, duke u bёrё dёshmi e gjallё e njё lloj pavdekёsie dhe ai me njё mall tё çmendur, me njё pёrkujdesje tё mallshme, sikur “çvarros harresёn” me fuqinё ndriçuese tё lirisё qё ka gjetur nё Londёr. “Fёmijёria ime… Ёshtё mbёshtejllё nё kujtesёn e Trebishit majёs sё quajtur Gabor, dhe qytetit tё ri tё Poliçanit, tё pjekur nga dielli i gushtit, i ngrirё nё pelten e vapёs, i prerё nga dallёndyshet me shigjetё, si gёrshёrё nё kanavacen e rёndё tё qiellit e mё pas i ndarё nё racione tё tjera nё Elbasan”. Nё pak reshta autori rrёfen “trekёndёshin” ku sikur pritet tё “varet” fati dhe destinacioni i njeriut tё letrave.
Mё sipёr shёnova qё botimi nё fjalё nuk ёshtё njё “histori e zakonshme” si dёshmi e dashurisё pёr njё “copё Shqipёrie”. Ёshtё shumё mё tepёr, sepse autori nё çdo radhё qё shkruan “dёgjon njё zile” nga Trebishti dhe Golloborda. Ai sjell nё rreshtat e vet aq shumё heronj qё “nuk i njeh kush”, por shkruan pёr ta Terziu, qё nuk kanё tituj e dekorata, por i portretizon plot ngjyra jete nga “Postjeri i kohёve tё vёshtira”, Nesim Balla, qё tё kujton astrofizikantin e ndritshёm anglez, Stephen Hawking, deri tek “fasulet e Trebishtit” aq tё shijshme dhe tradicionale qё befasojnё me “efektet shpёrthyese” edhe nё parlamentin Mbretёrisё sё Bashkuar(!!) Fatmir Terziu shkruan bukur e qartё, duke tё bёrё “pёr tё qarё e pёr tё qeshur”.

Ёshtё e vёshtirё qё nё njё shёnim si ky, tё mund tё pёrmbledhёsh atё zjarr krijues qё dёshmohet nё libёr qё ..”njёsoj si Diell qё flakёron mё bёn tё shkrihem. Jam si njё gur i vendlidjes:profil bio… njё shpirt qё s’bёzan” shkruan autori. Merr njё referencё nga “Trebishti” i Terziut dhe zhytesh nё radhёt plot poetikё mendimi dhe po aq dhimbje e shpresё. Autori shkruan: “…pёr dhimbjen qё na pushton sado larg ikim prej saj.Pёr zbarzёtirat nё zemёr qё presin tё mbushen…Pёr vendlindjen tё fshehur nё skutat e harruara dhe nё fjalёt e tё moshuarёve tё mençur, qё vijnё enkas si ushqesa tё mendimeve qё gatuan nё moment pёr tё riformatuar ndonjё histori”. Ky libёr ёshtё njё “encipklopedi” e shpirtit qё nuk dihet ku shkon dhe Terziu thotё tёrё gulç nё shpirt se… “dhimbja shkon mё shpejt se njerёzit. Do tё tё arrijё kudo…”
Mё ka gёzuar ky libёr jo vetёm pёr galerinё e pa fund tё pёrsonazheve qё sjell, pёr domethёniet filozofike, pёr historinё 100 vjeçare tё shkollёs sё Trebishtit, pёr dёshmitё historike qё vijnё nga gёrmimet nё arkivat londineze deri tek “fiset e mundjes” nё fshat qё tё bёjnё tё besosh se askush nuk shkruan me kaq krejtpёrfshije njё libёr pёr njё vendbanim gati tё harruar dhe nё “remainacion” emegrimi, por qё e shkruara plot ndjesi kthehet nё njё “transfuzion” shprese dhe mbijetese.
Shumё ёshtё shkruar pёr fshatra, treva dhe histori triumfi, por asnjё, sipas mendimit tim, nuk mund t’i afrohet shpёrthimit Terzian nё librin “Trebishti-Vlera midis Mitit-Legjendёs-Realitetit” qё duke u nakatosur nё lexim me fantazitё krijuese plot ngjyra artistike e mendim filozofik tё autorit nё tregimet „Argumentum Baculinum“ “Argumenti i shkopit”, deri tek ironia pёr “fallin letrar” pёr zgjedhjet e 11 Majit 2025. Kёto tregime ishin “ёmbёlsira”, pas trishtimeve publicitike. Dy librat e Fatmir Terziut mё janё dukur njё lloj “kokteji” ose njё dehje letrare qё tё sjell njё pёrgjumje plot ёndrra tё bukura shqiptare. Dhe jo mё kot thonё se ikanakёt largohen, por mbeten “skllevёr” tё kujtimeve nga vendlindja. Mjafton tё lexosh Fatmir Terziun, qё ёndrrat t’i shohёsh “sy hapur” dhe tё besosh se autori ёshtё gati “Shkrimtar somnabёl”, pra i pagjumё, si vrullet e Balzakut, qё shkruan dhe shkruan,ditё e natё, mёngjez, drekё e mbrёmje, e po aq “hap porta” pёr çdo krijues shqiptar nёpёr Botё tek “Fjala e Lirё“, Londër. Cilёsi kёto qё nuk i kemi tё gjithё. Nё mbyllje, themi Fatmir Terziu, e bashkё me emrin e tij, na fepset njёkohshёm Elbasani dhe Londra, si qytete-kulme tё kujtesёs dhe suksesit tё tij.
Shefqet Meko
Minneapolis, 24 Maj 2025
Comments