top of page

Shefqet Meko: LIBËR PLOT MALL DHE  DHIMBJE

7 hours ago
4 min read

 

-Sejfulla  Kata   të rrëmben  me “Shënime nga qyteti B”

 

“...Në qytetin e minatorëve, përveç kujtimeve, pothuajse nuk na ka mbetur më asgjë...Tani shkojmë shumë rrallë ... Kryesisht për të hedhur një grusht dhé a për të vënë një tufë lule, në varret e miqve tanë që ikin një e nga një..”-Lexon këtë pjesë në epologun e romanit  të Sjefulla Katës, dhe ndal pak frymëmarrjen si për të bërë “pushimin e radhës”. Vijnë në mendjë mintatorët sapodalë nga galeritë e errëta e të frikshme të kromit,  që me duar e mëdha fshijnë pluhrin e kujtimve e dielli të duket sikur po rëzohet në Bulqizë. Dibrani i malluar për vendlindjen e vet,  sjell  një “vandak” kujtimesh, që herë të duket sikur je ti, herë sikur është miku jot, herë sikur jemi të gjithë së bashku.  Libri i parë i Prof. Sejfulla Kata, vjen si një shpalosje e një jete të harruar dhe brakatisur me dhimbje, që vetmë koha ka mundur ta platitë...Koha, ajo mbetet  balsami i çdo dhimbje që na mundon.

“Shënime nga qyteti B” është një roman i shkruar ndryshe. Autori e fillon me nja “hapje kanatesh” të qytetit verior duke na rrëfyer sikur je pranë azmës  plot prush duke na “ngrohur” me fjalën dhe historinë e qytetit që  e shfyrtëzuna të gjithë dhe nuk e kujton askush.Rrëfimi hapet me një panoramë të krijimit të qytetit, të shtresëzimit shoqëror dhe të padrejtësive të regjimit komunist dhe befas jeton dramën që  tronditi kombit më 1997. Ngjarjet rrokullisen si një kronikë e shpejtë e vitit 1997:  grabitja e depove të armëve, vdekja e të riut Lupi, përpjekja e një komuniteti për ta përballuar dhimbjen, dhe tronditja e njeriut të thjeshtë, rrëfimtarit që duket se të bën pjesë të jetës së vet. Shpresa, si një ballonë   mbi rrethinat e qyteti B, mbetet në flutirmin e vet për të mos  iu dorzzuar vdekjes dhe fundit që dihet.Autori dhe miqtë e tij përpiqen të ndihmojnë në qetësimin e qytetit dhe ruajtjen e solidaritetit bulqizak e dibran.

Drithijet e frikshmë të asaj periudhe sillen me një origjinaalitet  rrëngjethës sidmos për ata që e kanë jetuar ato momente marrëzie. Me qetsi dhe ndjesi Kata sjell  jetën, ankithin, dhimbjen dhe lotët që nuk u thanë dot kurrë në përgjaskjen  shqiptare. Është një rrëfim larg konferencavee të shtypit në “Rognerin” e Tiranës, është një prurje nga humbëtira ku jeta nuk dorëzohej edhe pse e plagosur. Sejfulla Kata përmes  rrëfimit  të së vërtetës, që bëhet “përshesh” autobiografik  ngre jetën e qytetit B në art dhe letërsi. Si mjeshtër i gjuhës dhe forcës së saj shprehëse ka mundur me sukses që jetën e vet ta kthejë në  rrëfim të bukur, duke   përfshirë lexuesin në një “odë dibrane”. Lirbin e kam lexuar disi me “lodhje qelqore”, sepse nuk e kisha kopje në duar për ta ledhatuar, por në fund nuk mund të heshtja ndaj një pune që meriton jo thjesht të përgezohet, por edhe të diskutohet dhe të behet “bisedë ne kafenetë” që i ka marrosur politika dhe  revolta e pakuptimtë. Natyrisht duke qënë larg, është fjala që “flutron” mes nesh dhe përmes saj shprehim veten tonë.

  “Shenimë nga qyteti B” është një fabul e thjeshtë: jeta e njeriut që ëndërron dhe shpreson. Aty, kujtimet kthehen te rinia, dashuria e parë, shkollimi dhe fillimet e punës në fshatra. Një vend të rëndësishëm zënë marrëdhëniet me nxënësit dhe kolegët, përkushtimi ndaj arsimit dhe përpjekjet për t’u dhënë mundësi fëmijëve që përballen me varfërinë apo pengesat shoqërore. Martesa dhe krijimi i familjes sjellin gëzime, por edhe vështirësi strehimi e sakrifica ekonomike.

          Me ndjeshmëri të veçantë përshkruhen minatorët: puna e rrezikshme, aksidentet, sëmundjet dhe pasojat që këto lënë në familjet e tyre. Miqësia me Sefat Elezin dhe humbja e njerëzve të dashur i japin rrëfimit një dimension të fortë njerëzor.  Libri rrëfen natyrshëm sa shumë punon dhe ëndërron njeriu  për një të ardhme më të mirë. Kush nuk dëshiroi jetën më të mirë? Kush nuk vuri në rrezik çdo gjë, që të groposte vrafërinë dhe jetën e rëndomtë që humb kuptimin. Libri i Katës i përfshin të gjithë dhe është “ditari” sekret i dikujt që guxon ta shohë jetën ashtu si është, dhe po aq dëshiron ta ndryshojë, edhe  pse e di pamundësnë. Si shumë dibranë, si shumë lumjanë, si shumë ikanakë dibranë, ai e gjen veten larg Qytetit B, dhe Dibrës, por kujtesa mbetet një “gamxhë” sa mahnitëse aq edhe e dhimbëshme. Ndërkohë jeta e studentit, “dshuritë e marra” dhe dackat me grushta për vvajzat e bukura, janë pjesë e librit që i kujtojnë secilit “donzhuanizmin” e rinisë sonë por edhe atë sinqeritet që vetëm brezi  i Katës e barti si “i fundit i mojkanëve”. Lexoj Katën dhe kupton se sa shumë, sa dramatikisht gjërat kanë ndryshuar dhe pyet veten ‘Po ne, çfarë ishim, idjotë apo idealistë”?...

            Libri “Shënime nga qyteti B”  mbyllet me mallin për qytetin dhe shqetësimin për fatin e minatorëve që ngelen nëën pluhur, rrezik dhe të harruar. Ai mbetet një dëshmi personale për dinjitetin, miqësinë, dashurinë familjare dhe qëndresën përballë vështirësive, e lënë si trashëgimi kujtese për fëmijët dhe nipërit e autorit.

            E lexova ngadalë dhe pakëz gjatë Sejfulla Katën. çdo fjalë dhe frazë e autorit, më kujtonte edhe dy librat e mi “Viza Amerikane” dhe  “Saga përtej Atllantikut” ku redaktori Kata, shtrydhte dhe përdridhte frazën time si një profesionist dhe krijues po ashtu. Ndaj nuk mund të heshtja ndaj një libri që edhe mua më kujton fshatin tim, minierën e qymyrgyrit pranë, fytyrat e minatorëve që qeshin të nxira çdo kohë ndërrimturrni, dhe ata vraponin drejt familjeve. Një libër që sjell kujtime, rrëfën dhe të bën të kujtoj “kujtimet e tua”. Ky është libri i parë dhe premtues i Sejfulla Katës, që “fle” tashmë në  arshivën e komp[juterit tim.

            “Shënime  nga qyteti B”,  me 258 faqe, me punën e kujdeshme të botuesit Bujar Karoshi, mbetet një “satelit” kujtese dhe krenarie mbi malet që rrethojnë Bulqizën dhe krejt relievin dibran, si për të thënë se jeta ka qënë, mbetet dhe do të jetë  rrëfim dhe trashëgimi.  Sejfulla Kata mrekullisht ja ka arritur kësaj me librin e vet roman dhe kujtesë “Shënime nga qyteti B”.

Shefqet Meko

Minneapolis, MN SHBA

25 Nëntor 2026


 

1 Comment


Fatmir Terziu
6 hours ago

I njoh të dy, edhe Shefqet Mekon, autorin e këtij shkrimi, edhe Sejfulla Katën, autorin e librit, dhe pikërisht kjo njohje ma bën edhe më të afërt e më domethënëse këtë përballje me një libër që duket se është shkruar jo vetëm me kujtesë, por edhe me atë pjesë të shpirtit që nuk pajtohet kurrë me humbjen e vendlindjes. Shefqet Meko, me ndjeshmërinë e tij të njohur rrëfimtare, ka ditur ta lexojë Katën përtej faqeve, duke zbuluar në të jo thjesht historinë e një qyteti, por fatin e një brezi, plagët e një kohe dhe atë mall që, sa më shumë largohemi prej vendeve ku kemi jetuar, aq më shumë na kthehet në pjesë të pandashme të identitetit.

Më duket…

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page