top of page

SHARRAJT NE HISTORINE E PAVARESISE DHE TE FORMIMIT TE SHTETIT TE RI SHQIPTAR


(pjesa e trete)

Nga Vildan Shara

Gjate rruges per ne Vlore,pasi kaluan lumin e Vjoses, eshte mare nje fotografi e grupit me Ismail Qemalin ne mes dhe flamurin kuq e zi qe valvitet mbi kokat e tyre. Ne kete fotografi eshte edhe Muco Sharra. Flamuri u soll nga Spiridon Millo nga Bukurreshti dhe eshte flamuri qe u valvit ne28 Nentor 1912. Nga fotografia e mesiperme,nepermjet “photo-shop”, del se flamuri ka afersisht permasat 1 me 0.8 meter. Kjo fotografi hedh poshte teorine sipas Syrja Beut ,qe kerkohej nje flamur, shkuan dhe e moren flamurin qe e kishte ruajtur i biri i tij,Eqrem Beu. Me te mbritur ne Vlore diten e hene, 25 Nentor 1912, te gjithe delegatet, me Ismail Qemalin ne krye, u drejtuan te pallati i Sharrajve qe ishte pregatitur per kete Ngjarje te Pazakonte ne Historine e Shqiperise. Pasi u qetesuan dhe hengren darke, delegatet shkuan ne shtepite qe ishin caktuar per secilin . Ismail Qemali,Luigj Gurakuqi dhe me kryesoret qendruan te pallati I Sharrajve. Diten e merkure, 27 Nentor ne mbremje, u mblodhen dhe filluan diskutimet rreth mbajtjes se kuvendit, flamurin qe duhet te ngrihnin, caktimin e delegateve qe duhej te firmosnin deklaraten dhe si duhej perpiluar deklarata. Te gjithe te pranishmit ishin dakort me flamurin e Skenderbeut. Por kur erdhi fjala per Shpalljen e Pavaresise pati shume kundershtime. Vlonjatet, Ceno Sharra,Qazim Kokoshi,Ibrahim Abdullahu,Jani Minga etj., ishin per Pavaresi nga Turqia,prej te ciles jemi te pushtuar. Por Ismail Qemali dhe shumica e pjesemaresve nuk e pranuan kete propozim. Rreziku i Shqiperise ishte Serbia,Turqia gjithmone I ka mbrojtur Shqiptaret,Shqiptaret kane qene besnike ndaj Turqise ,e te tjera justifikime. Ceno Sharra,me i riu i vellezerve Sharra, erdhi me propozimin jo vetem te shkeputeshin plotesisht nga okupimi otoman, por edhe fene duhej ta nderojme. Ne qofte se ngreme flamurin e Skenderbeut nuk do te kete kuptim te mbajme fene e pushtuesve turq. Iliret dhe dardanet nuk ishin myslimane, Skenderbeu luftoi kunder pushtuesve Turq dhe perhapjes se fese myslimane ne trojet Shqiptare. Skenderbeu ishte mbrojtesi i fese se krishtere. Por, te pranishmit nuk e pranuan kete propozim dhe u krijua nje konfuzion. Shumica e pjesemarsve ishin te implikuar ne perandorine otomane dhe e kishin te veshtire te shkeputeshin prej saj. Arsyeja qe I detyroi ata te mernin pjese ne Kuvendin e Pavaresise ne Vlore ishte okupimi Serb. Vetem nderhyrja e Hasan Sharres, flala e tij degjohej nga vlonjatet, i dha fund ketij diskutimi dhe arriti t’i qetesoje te pranishmit. Diskutimet do te vazhdonin te nesermen ne mengjes, 28 Nentor 1912. Xhaxhai im, Memdu Sharra, tregonte se Ismail Qemali nuk i mbylli syte ate nate edhe pse ishte shume i lodhur. Pasi folem anglisht per disa minuta, morem nje liber shqip dhe u mundua te lexonte shqip,qe do te vazhdonte per sa kohe qe ai ndejti ne shtepine tone. Memdu Sharra ishte student ne Robert Kollexhin Amerikan ne Stamboll dhe sipas kultures europiane mbante shenime ne ditarin e tij. Ismail Qemali nuk dinte te shkruante dhe lexonte shqip, tregonte ai. Mengjesi i gjeti te gjithe te pallati i Sharrajve me heret se zakonisht. Lajmet qe sillnin delegatet e sapo ardhur ne Vlore ishin shume shqetesuese. Serbet dhe Greket kishin pushtuar shumicen e trojeve Shqiptare. Rreth ores 10, te mengjesit, Komisioni Pergatitor dhe drejtues te tjere filluan nga puna per mbajtjen e kuvendit dhe caktimin te delegateve qe do te firmosnin sipas krahinave. Shumica ishin te mendimit qe te fillonin sa me shpejt. Hasan Sharra u tha te pranishmeve se kishin njoftim se perfaqesues te krahinave me te largeta ishin ne rruge e siper dhe duhet te presim edhe disa ore. Rrugicat e Vlores ishin te tejmbushura me njeres te ardhur nga te gjitha anet. Nje atmosfere e papare ndonjehere qe nga koha e Skenderbeut. Oh c’gezim i madh anembane Vlores dhe perreth. Te gjithe drejtoshin te pallati i Sharrajve, ku qendronte Ismail Qemali me gjithe delegatet e krahinave shqiptare. Komisioni Pergatitor kishte marre te gjitha masat e sigurise dhe te mbrojtjes. Hasan Sharra bente pritjen e pjesemaresve qe vinin nga larg dhe takoheshin me Ismail Qemalin. Pasi mbaronin se kuvenduari dhe se ngreni, Ibrahim Abdullahu i drejtonte drejt shtepive qe ishin caktuar per fjetje. Musa Sharra merrej me organizimin ekonomik,ushqimin per delegatet si edhe per kuajt e tyre. Nje pjese e kuajve,me kryesoret, u strehuan tek hauret e Sharrajve ne lagjen Varosh,prapa shkolles se mesme “Ali Demi” sot. Muco Sharra merrej me sigurine krahinore. Te gjitha fshatrat e Vlores ishin organizuar, nate e dite qendronin ne ruatje te vendit dhe ndihmonin pjesemaresit e lodhur dhe te raskapitur gjate rruges per ne Vlore. Ceno Sharra dhe Osmen Haxhiu kishin krijuar cetat mbrojtese ne Vlore dhe me ardhjen e Isa Boletinit, trimat e tij moren nen mbrojtje Qeverine e Perkohshme dhe rruget kryesore te Vlores. Oh c’gezim i madh , dasma kishte filluar, krushqit kishin ardhur, dasmoret kishin dite qe prisnin, te zotet e shtepise kishin hapur dyert dhe shtruar sofrat. Dollite nuk mbaronin...Te na behet Shqiperia! Rrofte Shqiperia! Rrofte Flamuri Kuq e Zi ! Pasi u mblodhen delegatet ,disa nuk mbriten ate dite, vendosen qe kuvendi te mbahen ne shtepine e Xhemil bej Vlores ,kishte nje salle me te madhe,qe ishte perbri me Pallatin e Sharrajve, ne anen tjeter te rruges. Vlonjateve nuk u pelqeu ky vendim, djemte e tyre kishin vite qe perpiqeshin per Shqiperine,shume prej tyre i kishin internuar,burgosur dhe denuar me vdekje. Asnje nga djemte e Familjes Vlora nuk ishin ne keto lista, por gezonin jeten lluksose dhe te lumtur ne perandorine otomane si rezultat i devotshmerise dhe besnikerise ndaj saj. Pavaresisht nga padrejtesite e pushtuesve Turq, ne (Vlorajt) i sherbyem me besnikeri perandorise …, shkruan ne kujtimet e tija Ismail Qemali. Rreth ores 2 pasdite,mbasi mbaruan dreken,Hasan Sharra me gjithe delegatet shkuan te Shtepia e Xhemil bej Vlores. Per dy ore u diskutua dhe u zgjodh Qeveria e Perkohshme, ku te 83 delegatet, njezeri, shpallen Memvetesine e Shqiperise dhe rreth ores 4 pasdite , valviten Flamurin e Pavdekshem Pellazg, Flamurin e Shenjte te Skenderbeut, Flamurin e Kuq me Shqiponjen Dykrenare ne mes. Eshte kjo Shqiponje Simbol i Lashtesise, i Pavdekshmerise dhe I Pavaresise se Popullit Shqiptar. Legjendat tregojne se : “ e moren dhe e hodhen ne nje zjar te madh , asnje pende nuk ju dogj; e zhyten ne thellesi te oqeanit , asnje pende nuk ju lag; e fluturuan ne qiellin e flakte ne mes te vetetimave, kurgje nuk i ndodhi “. Kuvendi zgjodhi Ismail Qemalin Kryetar te Qeverise te Perkohshme me detyre te formonte Kabinetin e Ministrave. Ai nuk pranoi te zgjidhte pjesetaret e qeverise. Kuvendi zgjodhi 18 pjesetaret dhe Ismail Qemali emeroi ministrat. Hasan Sharra ishte shef i protokollit dhe organizatori kryesor i kuvendit. Me te mbaruar Kuvendi ,Ismail Qemali u dergoi nje telegram Fuqive te Medha dhe Portes te Larte si me poshte: “ Sot ne qytetin e Vlores u mblodh Asamblea Kombetare,e perbere nga delegate nga te gjitha krahinat e Shqiperise ,pa dallim feje, shpalli Pavaresine Politike te Shqiperise, zgjodhi Qeverine e Perkohshme me detyren per mbrojtjen e te drejtave te popullit Shqiptar, rezikuar deri ne cfarosjen e plote prej ushtrise Serbe, dhe clirimin e tokave shqiptare nga pushtuesit e huaj”. Sipas mareveshjes nuk u permend Turqia. Pasi mbaroi Kuvendi , Qeveria e Perkohshme u vendos ne pallatin e Sharrajve,u caktuan zyrat perkatese te Qeverise dhe disa ministri, si edhe dhomat e fjetjes te drejtuesve te qeverise . Nje flamur i madh, me perafersi 5x4 metra u ngrit disa dite me vone ne krahun e majte te pallatit te Sharrajve, i dukshem nga te gjitha anet e Vlores. Kete e permend edhe Mihal Grameno ne shkrimet e tija. Ky flamur u qendis nga Marigo Posio dhe vajza te tjera vlonjate. Flamuri i Madh do te qendronte madheshtor edhe gjate pushtimit italian,te cilet ne 1916 e quajten te paligjshem flamurin kombetar te shqiptareve. Sharrajt nuk pranuan t’a hiqnin flamurin edhe pse italianet urdheruan disa here. Fotografite e atyre viteve e vertetojne egzistencen e tij mbi pallatin e Sharrajve. Flamurin e sekuestruan clirimtaret terroriste, te nderkryerit sllavo-komuniste ne 1945. Ne femijerine time,gjate viteve te diktatures sllavo-komuniste,ne vere banoret e Vlores uleshin cdo mbremje te shatervani ne Sheshin e Flamurit. Nje mbremje,dy burra e kishin vene ne mes dhe bisedonin me xhaxhane tim,Memdu Sharra. Biseda e tyre me terhoqi edhe mua si femije. Me fytyre nga “Pallati I Reaksionareve” ai po u tregonte atyre rreth periudhes Historike te Shpalljes se Pavaresise... Ismail Qemali flinte ne katin e dyte, dhe drejtoi doren ne krahun e majte te nderteses. Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Don Nikolle Kacorri i kishin dhomat po ne ate krah. Nga ana e djathte ishin vendosur Mehmet Pashe Derralla, Qamil Panariti, Pandeli Cale,Vehbi Dibra. Me vone erdhen Mit’hat Frasheri dhe Hasan Prishtina. Mit’hat Frasheri kerkoi nje dhome ne katin e trete, me pamje nga deti, Zverneci , qe kishte qene prone e Frashellinjve. Biseda e xhaxhait me ngjalli kurreshtje te madhe mua ,si edhe shume te tjereve qe ishin aty afer. Por, kur numri i kureshtareve u shtua, ai e nderpreu biseden dhe u largua me frike. Qe ate mbremje filloi deshira ime per njohjen e historise,historine e vertete te Shqiperise. Shkoja shpesh te xha Memdui dhe zhytesha ne pirgun e madh te librave,ne te dy dhomat. Shumica ishin ne gjuhe te huaja qe une nuk i kuptoja ne ate moshe. Duke pare kureshtjen time filloi te me tregonte gjithmone e me shume. Hera-heres vinte per darke tek dhoma e jone ne katin e dyte dhe tregimet e tija ishin shume terheqese, me vlera te medha historike. Kishte studjuar neper universitete te njohura europiane, zoteronte shume gjuhe te huaja , edhe pse ishte i deklasuar dhe i sulmuar nga proletaret sllavo-komuniste, gezonte respekt te madh nga banoret vlonjate. Pas vendosjes se Qeverise se Perkohshme ne godinen e re, ne Skele, Ismail Qemali i la te Hasan Sharra shumicen e dokumentave te Qeverise se Perkohshme. Midis tyre ishte edhe Deklarata Origjinale e Shpalljes se Pavaresise. Sipas Mitat Sharres, deklarata origjinale ruhej ne nje vend te sigurte. Mbreti Zog kishte derguar here pas here, miq te Hasanit , dhe i kerkonin keto dokumenta. Pas vdekjes se tij, 1942, Memdu Sharra,i mori ne ruatje dokumentat, me tregonte Mitat Sharra. Vite me vone,pasi mbarova internimin ne Vermik, e pyeta Mitat Sharren per dokumentat e Kohes se Pavaresise. U hidherova pa mase kur mesova se c’fare kishte ndodhur me to, pas vdekjes se xha Memduit. Pas mbarimit te Kuvendit, Ismail Qemali dergoi xha Memduin te konsulli austriak dhe Italian ,per te shkuar e biseduar me te rreth vendimeve te kuvendit. Konsulli austriak Lijhanec ne kujtimet e tija shkruan :” une se bashku me konsullin Italian shkuam te shtepia e tij (e kryetarit te madh Hasan Sharra) ku u takuam me Ismail Qemalin, i cili na shpjegoi vendimet e asamblese, dhe na u lut qe te njoftojme qeverite tona , te njohin dhe te perkrahin shtetin shqiptar…” Perkthyer nga L.Malltezi,botuar ne gazeten Nacional ,korrik 2012. Shtepia e Sharrajve ishte bere streha kryesore e Ismail Qemalit dhe nuk eshte e cuditshme qe e quajne shtepia e tij. Pasi biseduan rreth vendimeve te kuvendit, biseda u zgjat shume rreth taboreve te shpartalluara te ushtrise turke. Ismail Qemali dhe dy konsullet u kerkuan te pranishmeve t’i ndihmonin me ushqime taboret turke. Ceno Sharra, i inatosur, u tregoi per gjendjen e rende te popullsise shqiptare te pushtuar dhe masakruar nga forcat serbe, greke dhe duheshin ndihmuar sa me shpejt. Sidoqofte , Hasan Sharra u premtoi se do t’i ndihmonte ushtaret turq me furnizimet e nevojshme. Qeveria turke do te dergonte me vone 20 000 lira turke ne emer te Hasan Sharres, i cili ja la Qeverise se Perkohshme.(15 000- 20 000 lira turke ishin te ardhurat vjetore te nje familje bejleresh ne krahinat e Mallakastres e Vlores ne ate kohe). Lajmi i Shpalljes se Pavaresise u perhap ne te gjitha anet e botes ku jetonin shqiptare. Ne pamundesi per te hyre ne Shqiperine e bllokuar nga ushtrite e vendeve fqinje, shume patriote dhe intelektuale shqiptare u mblodhen ne Trieste . Italianet dhe Austriaket dinakerisht i manipuluan shumicen e tyre. Faik bej Konica,si nenkryetar i kongresit, e quajti te parakohshem Shpalljen e Pavaresise. Shqiptaret me pare duhet te arsimohen dhe te kulturohen, ishte mendimi I pergjithshem i intelektualeve rilindas. Europa ishte ne prag te luftes se pare boterore. Shtetet ballkanike i kishin sulmuar dhe shpartalluar taboret e demoralizuara te ushtrise turke. Greket e kishin bllokuar Vloren,Serbet kishin pushtuar pjesen me te madhe te tokave shqiptare, Shteti i Ri Shqiptar shtrihej kryesisht ne Qarkun e Vlores. Shume banore shqiptare per te shpetuar nga Serbet kalonin Vjosen dhe gjenin strehim ne fshatrat dhe qytetin e Vlores. Shumica e ketyre muhaxhireve u vendosen neper ullishtat perreth Vlores. Kjo situate e veshtiresoi shume gjendjen ekonomike ne Vlore. U krijua nje krize e madhe ekonomike,kryesisht mungesa e mallrave te importit,sheqer,kafe,vajguri etj. Nga te gjitha fshatrat e Vlores dergoheshin furnizime per Qeverine dhe muhaxhiret e shumte. Qeveria e Perkohshme, Ismail Qemali dhe udheheqes te tjere , qendruan tek shtepia e vellezerve Sharra deri sa u pergatit ndertesa e Qeverise ne Skele. Hasan Sharra i kishte mare te gjitha masat e rehatise dhe ushqimit per me teper se 100 burra qe punonin perdite , per rreth tre muaj. Therej nje dem per dite. Shumica e ushqimeve per njerezit dhe kuajt silleshin nga Xhaferrajt e Hoshtimes dhe Mersinajt e Cepratit, fise te njohura per pjesmarjen, bujarine dhe devotshmerine e tyre per Pavaresine e Shqiperise. Ismail Qemali kishte idene e tij per menyren e qeverisjes dhe organizimin e shtetit,eksperience e fituar gjate sherbimit te tij ne perandorine otomane. Edhe pse ishte liberal,nuk arriti te shkeputej prej ideollogjise islamike,menyres se tyre te qeverisjes. Faktet tregojne se ne kabinetin e qeverise se sapokrijuar pothuajse shumica e ministrave dhe e drejtuesve ishin nga “familjet e medha” dhe qe kishin sherbyer me breza ne perandorine otomane. Mihal Grameno do t’i quante,honxho-bonxhot. Shteti i Ri Shqiptar i sapokrijuar kishte nevoje te madhe ekonomike,por ishin te paket ata”familjet e medha” qe e ndihmuan ate. Shumica e drejtuesve te qeverise duhej te paguheshin per punen qe benin dhe as qe behet fjale qe te kontribonin nga pasuria e tyre personale. Asnje nga vlonjatet nuk kerkuan rroge,por dhuronin sipas mundesive per Qeverine e Perkohshme. Ismail Qemali ishte shume i rregullt dhe kishte ngarkuar Hasan Sharren te mbante te shkruara dhe te dokumentura kontributin e cilido, qe ne te ardhmen, me fuqizimin e shtetit shqiptar te rishperbleheshin. Shtypi i djeshem dhe i sotem shqiptar ben propogande te madhe per personazhet qe u mblodhen ne Vlore ne diten e Pavaresise, dhe le ne harese autoret dhe drejtuesit e ngjarjes se madhe historike, Bijte Fisnike Vlonjate, qe u perpoqen pa kursyer asgje dhe e realizuan deshiren shume shekullore , formimin e Shtetit te Pavarur Shqiptar. Shtetet perreth kishin vite dhe dekada qe ishin formuar, forcuar, kishin krijuar aleanca dhe mareveshje me Fuqite e Medha, kishin bere planet dhe prisnin momentin te sulmonin trojet shqiptare. Ismail Qemali si politikan dhe diplomat i njohur ne Europe , arriti te realizonte njohjen e Shtetit te Ri Shqiptar, te pergjysmuar, nga Fuqite e Medha. Do te ishte e pamundur te njihej Pavaresia e Shqiperise pa Ismail Qemalin, tregonte Hasan Sharra pas kthimit nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer. -Vijon-

76 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page