top of page

Sharr


Sharr

Astrit Lulushi


Gojëdhëna e legjenda ka plot. Ato vlejnë aq sa letra në të cilën janë shkruar, nëse nuk pērplasen me fakte. Fjala “Sharr”, zë fill me botën; do thotë një rrotullim i planetit Ni-bur rreth Diellit. Sharr u bë Hora nga e cila erdhi ‘koha’ dhe ‘ora’. Nibur u bë ‘një burr’.

Në antikitet, malet e Sharrit njiheshin me emrin Scardus, Scodrus (Polybius dhe Ptolemy); evoluoi në emrin modern "Sharr” që vjen – përmes një zhvillimi karakteristik për gjuhën shqipe - nga "Scardus".

Në fillim të shekullit të 16-të, u regjistrua se mali Sharr quhej "Catena Mundi" (Latinisht për "zinxhirët e botës"). Kjo lë të kuptohet se, romakët kishin gjetur mbetje të zinxhirëve të lidhur në majat e shkrepave të Sharrit. Duke se në kohët që s’mbahen mend, Sharri mund të ketë qenë bregdet a liqen ku zbarkonin anije me ananaki (të ardhurit nga qielli).

Ndonjëherë serbët e quajnë "Carska Planina" ("Mali i Tsarit" ), si referencë për kryeqytetet (Prizren dhe Shkup), dhe manastiret (manastiri i kryeengjëjve të Shenjtë) të vendosur në rajon.

Në periudhën mesjetare, serbët e quajtën malin "Mlecni", për shkak të prodhimit të madh të qumështit në mal dhe tufave të gjera të bagëtive, dhive dhe deleve.

Një urdhër i lëshuar nga Perandori Dushan më 20 shtator 1349, që ruhet në arkivën e Dubrovnikut, citohet:

"Unë gjithashtu kërkoj të gjitha pasuritë dhe zonat përreth Mlecni Mountain (Mali i Qumështit), dhe të gjithë pasurinë dhe thesarin e këtij rajoni".

Këto fjalë janë të një pushtuesi drejtuar të mundurve, shqiptarëve, në trojet e të cilëve, serbet ishin vendosur që nga shekulli i VI.


13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page