Sabaheta Eta Mersimi: NDERSHMËRIA
- May 3, 2025
- 1 min read

NDERSHMËRIA
Unë nuk e kërkova , pasurinë tuaj,
Nuk të kam kërkuar të më dekorosh
me perla dhe ar.
Të kërkova pak butësi,
dhe shkëndija zjarri në sytë e tu.
Unë ëndërroj:
Sinqeriteti në shikimin e syve tuaj,
sinqeritet ne fjalet e tua
përqafimi i krahëve të tu
dhe besnikërinë e përjetshme...
Asgjë nuk kishte rëndësi për mua,
çfarë thotë ,dikush tjetër, për ju.
Unë dua që ju, të jeni një ilaç
dhe një mik,në të gjitha rrugët të mia.
Në pikëllim dhe lumturi të përjetshme.
Ti ishe dhe mbetesh shpirti im
Arkturi im në kupë qiellore,
Unë kërkoj vetëm pak respekt
në këmbim nga dashuria ime e pafund.
Nuk kërkova shumë nga ju,
Nuk doja që të më dekoroje
me perla dhe diamante
Nuk kërkoja vila dhe jahte.
Ju uroj t'i përmbushni ato,
vetëm ëndrrat e mia..









Comments