Ruzhdi Gole: MIELL.

MIELL.
Shkruaj edhe në sytë e resë.
Mosha, mua, më nxit
të gatuaj brumin
brumin e pakët
ndoshta të fundit
pakogjë urdhërin
harresën e haresë.
Të vërtetat mes nesh .
gjys' të vërteta janë ende
gjys' të vërteta në çdo brez.
Përhera, në sytë e reve
njerëzit gjithçka
para. nesh
shkruan
çuditërisht edhe për të nesërmen...
Frymori, mes hovjeve, sot
po ai dhe tjetër, tjetër po ai
të nesërmen heje freskët?
Mosha më nxit
tjetër brumi...
Sytë e reve i zuri gjumi.








Comments